• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Argëtim Showbiz

Ҫmimi i bukurisё…

8 Mars, 2026
në Showbiz
Ҫmimi i bukurisё…
42
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Presioni për të qenë gjithmonë të rinj dhe perfektë fizikisht është bërë pothuajse pjesë e pandashme e jetës së shumë personazheve të njohur. Por për disa prej tyre, përpjekja për të arritur “trupin ideal” përmes operacioneve estetike është kthyer në një përvojë të dhimbshme dhe shpesh të rrezikshme.

Industria globale e kirurgjisë estetike vlerësohet sot rreth 112 miliardë dollarë, ndërsa klinika në vende të ndryshme ofrojnë paketa joshëse me çmime të ulëta, udhëtime dhe akomodim, duke tërhequr gjithnjë e më shumë njerëz. Por pas këtyre ofertave shpesh fshihen rreziqe serioze.

Disa nga historitë më tronditëse vijnë nga vetë personazhet e njohur të televizionit dhe showbiz-it, të cilët kanë rrëfyer publikisht për operacione që përfunduan në makth.

Ylli i “Geordie Shore”, Sophie Kasaei, vendosi të bëjë një operacion për zmadhimin e të pasmeve (BBL) në Turqi pasi u përball për vite me radhë me komente fyese për pamjen e saj në rrjetet sociale. Por rezultati ishte një përvojë që ajo e përshkruan si “ferri”.

Sophie Kasaei

Sipas saj, kur u zgjua pas operacionit në vitin 2016, gjithçka dukej si një skenë krimi. Ajo kishte gjak kudo, nuk mund të ecte dhe ia kishin fashuar gjithё trupin. Disa javë më vonë gjendja u përkeqësua dhe mjekët zbuluan një absces serioz në trupin e saj. Kirurgët u detyruan të hapnin sёrish pjesën e të pasmeve për të kulluar infeksionin, duke nxjerrë rreth një litër qelb, ndërsa për muaj të tërë ajo u detyrua të kthehej vazhdimisht në spital për trajtim.

Një përvojë po aq e rëndë ishte edhe ajo e Marnie Simpson, e cila pas një operacioni për zmadhimin e gjoksit u përball me plagë të thella dhe infeksione.

Ajo ka treguar se plagët “nxirrnin qelb të gjelbër” dhe dukeshin si plagë të shkaktuara nga një sulm i dhunshëm. Për Simpson, presioni për t’u dukur perfekte në televizion dhe kritikat online kishin ndikuar shumë në vendimin për operacionin, por rezultati përfundimtar vetëm sa e përkeqësoi pasigurinë e saj.

Edhe ish-ylli i “Big Brother”, Aisleyne Horgan-Wallace, përjetoi një makth pas një trajtimi pёr rregullimin estetik tё dhëmbëve. Pas vendosjes së fasetave dentare, dhëmbët e saj u gërryen deri në rrënjë dhe ajo përjetoi dhimbje të forta. Kur pa rezultatin në pasqyrë, tha se nuk e njihte më veten.

Ndërkohë, Olivia Attwood, ish-pjesëmarrëse në “Love Island”, ka rrëfyer se në moshën 20-vjeçare bëri një operacion për zmadhimin e gjoksit që i kushtoi rreth 3 mijë paund. Implanti i dha një madhësi shumë të madhe që ajo vetë e përshkroi si “dy shalqinj”. Pas disa vitesh ajo vendosi t’i hiqte implantet sepse nuk përputheshin me trupin e saj.

Edhe Chloe Ferry dhe Holly Hagan, dy figura të tjera të njohura të reality show-ve britanike, kanë rrëfyer për ndërhyrje të shumta estetike dhe për problemet serioze që u shkaktuan nga operacioni për zmadhimin e të pasmeve, i njohur si Brazilian Butt Lift (BBL).

Ky operacion, që konsiston në transferimin e yndyrës në të pasme për të krijuar një formë më të rrumbullakët, është sot një nga ndërhyrjet më të kërkuara, por edhe një nga më të rrezikshmet.

Sipas ekspertëve të kirurgjisë estetike në Britani, BBL ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë ndër operacionet kozmetike, me rreth një vdekje për çdo 4,000 ndërhyrje.

Psikologët theksojnë se presioni për të arritur standarde të pamjes së përkryer, i shtuar nga rrjetet sociale dhe kultura e famës, po shtyn gjithnjë e më shumë njerëz drejt ndërhyrjeve estetike, shpesh pa qenë plotësisht të vetëdijshëm për rreziqet.

Në garën për trupin perfekt, bukuria shpesh ka një çmim – dhe ndonjëherë ai është shumë më i lartë nga sa pritej.

(Burimi: The Sun)

Postimi i mëparshëm

Irani: Mund ta vazhdojmë luftën intensive edhe për gjashtë muaj

Postimi i rradhës

Charles Oliveira mposht Max Holloway duke u bërë kampioni i ri i UFC – BMF-së

Postimi i rradhës
Charles Oliveira mposht Max Holloway duke u bërë kampioni i ri i UFC – BMF-së

Charles Oliveira mposht Max Holloway duke u bërë kampioni i ri i UFC - BMF-së

  • Më të fundit
Pesha e butë e mungesës që na shoqëron…

Pesha e butë e mungesës që na shoqëron…

23 Mars, 2026
A mund ta parashikojë një analizë gjaku Alzheimerin? Shkencëtarët japin përgjigjen

A mund ta parashikojë një analizë gjaku Alzheimerin? Shkencëtarët japin përgjigjen

23 Mars, 2026
“Mallkimi” i opozitës vazhdon: “Mirupafshim! Së shpejti në një betejë tjetër!”

“Mallkimi” i opozitës vazhdon: “Mirupafshim! Së shpejti në një betejë tjetër!”

23 Mars, 2026
Fjalimi historik / Bill Clinton i drejtohet popullit amerikan: ultimatumi 48-orёsh i Trump dhe tre skenarёt e tmerrshёm tё datёs 24 Mars

Fjalimi historik / Bill Clinton i drejtohet popullit amerikan: ultimatumi 48-orёsh i Trump dhe tre skenarёt e tmerrshёm tё datёs 24 Mars

22 Mars, 2026

Postimet e fundit

Pesha e butë e mungesës që na shoqëron…

Pesha e butë e mungesës që na shoqëron…

23 Mars, 2026
A mund ta parashikojë një analizë gjaku Alzheimerin? Shkencëtarët japin përgjigjen

A mund ta parashikojë një analizë gjaku Alzheimerin? Shkencëtarët japin përgjigjen

23 Mars, 2026
“Mallkimi” i opozitës vazhdon: “Mirupafshim! Së shpejti në një betejë tjetër!”

“Mallkimi” i opozitës vazhdon: “Mirupafshim! Së shpejti në një betejë tjetër!”

23 Mars, 2026
Fjalimi historik / Bill Clinton i drejtohet popullit amerikan: ultimatumi 48-orёsh i Trump dhe tre skenarёt e tmerrshёm tё datёs 24 Mars

Fjalimi historik / Bill Clinton i drejtohet popullit amerikan: ultimatumi 48-orёsh i Trump dhe tre skenarёt e tmerrshёm tё datёs 24 Mars

22 Mars, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Pesha e butë e mungesës që na shoqëron…

Pesha e butë e mungesës që na shoqëron…

23 Mars, 2026
A mund ta parashikojë një analizë gjaku Alzheimerin? Shkencëtarët japin përgjigjen

A mund ta parashikojë një analizë gjaku Alzheimerin? Shkencëtarët japin përgjigjen

23 Mars, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.