Qyteti i Vlorёs përkujton këtë të shtunë 29-vjetorin e një prej ngjarjeve më të dhimbshme – Tragjedinё e Otrantos, ku humbën jetën 81 persona.
Familjarë të viktimave dhe qytetarë janë mbledhur në bregdet për të nderuar kujtimin e atyre që u ndanë nga jeta në përpjekje për të kaluar drejt Italisë, në një kohë të vështirë për vendin.
Ngjarja ndodhi më 28 mars 1997, kur një anije shqiptare me 142 persona në bord u përmbys në Ngushticën e Otrantos. Mes viktimave kishte burra, gra dhe fëmijë, nga vetëm disa muajsh deri në 69 vjeç.
Për familjarët, kjo mbetet një plagë e hapur, ndërsa për qytetin e Vlorës dhe gjithë vendin, një kujtesë e fortë për dhimbjen dhe humbjen që nuk harrohet.






