• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Bota

I mori 750 mijë paund 99-vjeçares për të cilёn kujdesej, infermierja i shpenzoi për operacione estetike, makina dhe shtëpinë e saj

20 Tetor, 2026
në Bota
A A
I mori 750 mijë paund 99-vjeçares për të cilёn kujdesej, infermierja i shpenzoi për operacione estetike, makina dhe shtëpinë e saj

Infermierja Rebecca Louise Burwood

27
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Një infermiere në Britaninë e Madhe ka humbur të drejtën për të ushtruar profesionin, pasi u zbulua se kishte shfrytëzuar besimin e një gruaje 99-vjeçare për t’i marrë pasurinë me vlerë rreth 750 mijë paund. Për gjashtë vjet, ajo kishte përdorur paratë e të moshuarës për përmirësime në banesën e saj, blerjen e automjeteve dhe, sipas pretendimeve të shqyrtuara gjatë procesit disiplinor, edhe për ndërhyrje estetike. Madje kishte arritur të merrte në pronësi edhe shtëpinë e viktimës, me vlerë 400 mijë paund.

Rebecca Louise Burwood, e cila punonte si zëvendësdrejtuese në qendrën e kujdesit për të moshuarit Bryn Yr Haul, në Mold të Uellsit, është përjashtuar nga regjistri profesional i infermierëve, pasi një komision disiplinor konstatoi se kishte abuzuar sistematikisht me besimin e një gruaje të moshuar dhe të pambrojtur.

Sipas BBC-së, Burwood kishte krijuar një marrëdhënie të ngushtë me gruan përpara se ajo të transferohej në qendrën e kujdesit në vitin 2018.

E moshuara nuk kishte familjarë dhe, pas një rrëzimi që e kishte bërë më të cenueshme, ishte bërë gjithnjë e më e varur nga infermierja për shoqëri, mbështetje dhe kontakte sociale.

Burwood kishte deklaruar se e konsideronte gruan si gjyshen e saj. Por hetimi disiplinor arriti në përfundimin se ajo e kishte përdorur pikërisht këtë afërsi për të përfituar financiarisht.

Nga viti 2017 deri në vitin 2023, infermierja kishte ushtruar ndikim mbi të moshuarën, duke marrë edhe autorizimin ligjor të përhershëm për të administruar çështjet e saj financiare, ndërkohë që vazhdonte të mbikëqyrte kujdesin që ajo merrte në institucion.

Kjo i dha Burwood mundësinë të kontrollonte paratë dhe pasurinë e gruas, duke krijuar një konflikt të rëndë interesi.

Dokumentet e paraqitura në seancën disiplinore treguan se më shumë se 370 mijë paund ishin larguar nga llogaria bankare e pensionistes gjatë pesë viteve. Nga kjo shumë, rreth 160 mijë paund ishin tërhequr në para fizike, përmes bankomateve.

Por përfitimi më i madh lidhej me banesën e të moshuarës.

Infermierja e kishte shoqëruar gruan te avokatët dhe kishte arritur që ajo t’ia kalonte në pronësi shtëpinë e saj, e vlerësuar rreth 400 mijë paund.

Sipas provave të shqyrtuara, një pjesë e parave ishte përdorur për punime ndërtimi dhe përmirësime në banesën e Burwood, si dhe për pagesën e faturave të shërbimeve dhe taksave vendore.

Gjatë procesit u ngritën gjithashtu pretendime se infermierja kishte përdorur një pjesë të fondeve për ndërhyrje personale të kirurgjisë estetike.

Ajo kishte bindur të moshuarën të paguante edhe 20 mijë paund për blerjen e një makine dhe 9 mijë paund për një automjet kampingu.

Për këtë të fundit, Burwood kishte pretenduar se ishte blerë në mënyrë që të dyja të mund të dilnin së bashku në shëtitje.

Një tjetër shpjegim i saj ishte se punimet në shtëpinë personale ishin kryer për t’i krijuar mundësi të moshuarës të jetonte me të në rast të një shpërthimi tjetër të pandemisë së Covid-19.

Por komisioni konstatoi se punimet ishin paguar përpara se në Britani të vendoseshin kufizimet e para të pandemisë, duke e vënë në dyshim këtë shpjegim.

Gjatë seancës, infermierja pretendoi se pensionistja i kishte kërkuar të tërhiqte rregullisht para nga llogaria e saj për t’i dhuruar për bamirësi.

Sipas Burwood, gruaja dëshironte të ndihmonte organizata që mbështesnin personat e verbër ose ata që vuanin nga sëmundjet e zemrës.

Ajo deklaroi se dhurimet ishin zakonisht nga 250 deri në 500 paund dhe se paratë i vendoste në kutitë e bamirësisë ose ua dorëzonte punonjësve të dyqaneve bamirëse.

Përfaqësuesja e saj ligjore, Victoria Rees, tha se e moshuara nuk dëshironte të linte para pas vdekjes, sepse nuk donte që ato t’i kalonin shtetit.

Megjithatë, Burwood pranoi se nuk kishte mbajtur asnjë regjistër për shumat e tërhequra apo për dhurimet që pretendonte se kishte bërë.

Dyshimet për abuzim financiar u ngritën fillimisht nga banka e pensionistes, e cila e referoi rastin në Policinë e Uellsit të Veriut.

Pas evidentimit të shpenzimeve të pazakonta, llogaria bankare e gruas u bllokua.

Por infermierja u përpoq të hiqte kufizimet dhe e shoqëroi pensionisten në një degë bankare, ku, sipas punonjësve, ushtroi presion mbi të që të kërkonte zhbllokimin e llogarive.

Punonjësit e bankës e përshkruan sjelljen e Burwood si pothuajse shantazhuese.

Komisioni konstatoi se ajo i kishte thënë të moshuarës se nuk do të mund ta nxirrte më për shëtitje nëse nuk kishte akses te paratë e saj.

Më vonë, kur punonjësit përgjegjës për mbrojtjen e personave të cenueshëm biseduan me pensionisten, ajo u shpreh e tronditur nga shuma e parave që ishin shpenzuar nga llogaria e saj.

Një tjetër infermiere dëshmoi se kishte dëgjuar Burwood t’i thoshte gruas: “Do t’i kthej paratë” dhe “Firmos këtu”.

E shqetësuar se mund të bëhej fjalë për abuzim financiar, ajo e raportoi bisedën.

Pas këtij sinjalizimi, u vendos që Burwood të lejohej ta takonte të moshuarën vetëm nën mbikëqyrje.

Infermierja e kundërshtoi interpretimin e ngjarjes. Ajo pretendoi se thjesht po i kërkonte pensionistes të firmoste një kartolinë ngushëllimi dhe jo ndonjë dokument financiar.

Sipas saj, për shkak se gruaja kishte shikim shumë të dobët, ajo po e ndihmonte të gjente vendin ku duhej të vendoste firmën.

Policia nisi hetimet, por e moshuara nuk dëshironte që çështja të ndiqej më tej. Ajo vazhdonte ta konsideronte Burwood një mike dhe besonte se infermierja kishte mësuar nga gabimet e saj.

Megjithatë, komisioni disiplinor arriti në përfundimin se marrëdhënia mes tyre karakterizohej nga një pabarazi e thellë pushteti.

Në vendimin e tij, komisioni konstatoi se Burwood kishte ndjekur një sjellje të vazhdueshme dhe të llogaritur, duke manipuluar gruan për përfitime personale.

Sipas vendimit, infermierja kishte shfrytëzuar besimin që e moshuara kishte tek ajo dhe e kishte kthyer atë në një mjet kundër vetë viktimës.

Komisioni konstatoi gjithashtu se Burwood kishte vepruar në mënyrë të pandershme duke mos e informuar punëdhënësin se kishte marrë autorizim të përhershëm për administrimin e financave të një banoreje të qendrës ku punonte.

Kjo përbënte një shkelje serioze të standardeve profesionale dhe kishte shkaktuar dëme financiare dhe emocionale.

Sjellja e infermieres u cilësua nga komisioni si “e dënueshme”, e paramenduar dhe treguese e një problemi të thellë në qëndrimin e saj profesional dhe moral.

Anëtarët e komisionit theksuan se besimi i publikut te profesioni i infermierisë do të cenohej rëndë nëse një sjellje e tillë nuk do të sillte pasoja disiplinore.

Për këtë arsye, u vendos heqja e emrit të Rebecca Louise Burwood nga regjistri i infermierëve, duke i ndaluar ushtrimin e profesionit.

Burwood deklaroi se ndiente keqardhje të thellë për veprimet e saj. Ajo përsëriti se e kishte parë pensionisten si gjyshen e vet, duke e paraqitur këtë afërsi si shpjegim për tejkalimin e kufijve profesionalë.

Por komisioni nuk e pranoi këtë si justifikim për mënyrën se si ajo kishte administruar dhe përvetësuar pasurinë e gruas.

Viktima ndërkohë ka ndërruar jetë.

Në fund të jetës, nga pasuria e saj kishte mbetur vetëm një shumë e mjaftueshme për të mbuluar rreth 23 muaj kujdes në institucion. Pas kësaj periudhe, autoritetet vendore do të duhej të ndërhynin për të financuar shërbimet e nevojshme.

Drejtori i operacioneve në qendrën Bryn Yr Haul, James Bradford, deklaroi se stafi ishte thellësisht i trishtuar nga ngjarja dhe kërkoi ndjesë për të gjithë personat e prekur.

“Mirëqenia dhe mbrojtja e banorëve tanë mbeten përparësia jonë absolute”, tha ai.

Burimi: BBC

Postimi i mëparshëm

Lidhje me spiunazhin kinez, nën hetim bashkëshortja e një oficeri të lartë të ushtrisë indiane: Si u josh përmes shkrimeve akademike

Postimi i rradhës

Ju mundi

Postimi i rradhës
Ju mundi

Ju mundi

  • Më të fundit
Virusi Shamonda infekton për herë të parë një njeri, pacienti humb jetën në Francë. Çfarë dihet për virusin e ri në Europë?

Virusi Shamonda infekton për herë të parë një njeri, pacienti humb jetën në Francë. Çfarë dihet për virusin e ri në Europë?

22 Tetor, 2026
Tërhiqen nga tregu injeksionet për dobësim GLP-1, FDA paralajmëron për rrezik nga mungesa e sterilitetit

Tërhiqen nga tregu injeksionet për dobësim GLP-1, FDA paralajmëron për rrezik nga mungesa e sterilitetit

22 Tetor, 2026
Policia bastis zyrat e së djathtës radikale në Parlamentin Europian, nën hetim abuzimi me mbi 4.3 milionë euro

Policia bastis zyrat e së djathtës radikale në Parlamentin Europian, nën hetim abuzimi me mbi 4.3 milionë euro

22 Tetor, 2026
Giuseppe Verdi, nga dhimbja që e shtyu të braktiste muzikën te kryeveprat që pushtuan botën

Giuseppe Verdi, nga dhimbja që e shtyu të braktiste muzikën te kryeveprat që pushtuan botën

22 Tetor, 2026

Postimet e fundit

Virusi Shamonda infekton për herë të parë një njeri, pacienti humb jetën në Francë. Çfarë dihet për virusin e ri në Europë?

Virusi Shamonda infekton për herë të parë një njeri, pacienti humb jetën në Francë. Çfarë dihet për virusin e ri në Europë?

22 Tetor, 2026
Tërhiqen nga tregu injeksionet për dobësim GLP-1, FDA paralajmëron për rrezik nga mungesa e sterilitetit

Tërhiqen nga tregu injeksionet për dobësim GLP-1, FDA paralajmëron për rrezik nga mungesa e sterilitetit

22 Tetor, 2026
Policia bastis zyrat e së djathtës radikale në Parlamentin Europian, nën hetim abuzimi me mbi 4.3 milionë euro

Policia bastis zyrat e së djathtës radikale në Parlamentin Europian, nën hetim abuzimi me mbi 4.3 milionë euro

22 Tetor, 2026
Giuseppe Verdi, nga dhimbja që e shtyu të braktiste muzikën te kryeveprat që pushtuan botën

Giuseppe Verdi, nga dhimbja që e shtyu të braktiste muzikën te kryeveprat që pushtuan botën

22 Tetor, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Virusi Shamonda infekton për herë të parë një njeri, pacienti humb jetën në Francë. Çfarë dihet për virusin e ri në Europë?

Virusi Shamonda infekton për herë të parë një njeri, pacienti humb jetën në Francë. Çfarë dihet për virusin e ri në Europë?

22 Tetor, 2026
Tërhiqen nga tregu injeksionet për dobësim GLP-1, FDA paralajmëron për rrezik nga mungesa e sterilitetit

Tërhiqen nga tregu injeksionet për dobësim GLP-1, FDA paralajmëron për rrezik nga mungesa e sterilitetit

22 Tetor, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.