Politikat e Privatësisë
Ju informojmë se “KontrasT.al” mbledh dhe përdor të dhënat e nevojshme për publikime
në KontrasT.al. Të dhënat mund të jenë personale të klientëve, individëve, vizitorëve,
dhe/ose të tjera të dhëna dhe përpunimi kryhet në përputhje me ligjin nr. 9887, datë
10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.
KontrasT.al, mbledh dhe transmeton informacione për qytetarët, bizneset, grupet e
interesuara, vizitorët, etj., lidhur me përmbushjen e objektit të aktivitetit.

Objekti i Politikave të privatësisë
Ky dokument ka për objekt informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën
e mbledhjes, përpunimit, përhapjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që janë marrë për të
dhënat që deklarohen në faqen web, procese të cilat realizohen në përputhje të plotë me
përcaktimet e kuadrit ligjor dhe rregullator për mbrojtjen e të dhënave personale në
Republikën e Shqipërisë.

Përdorimi i të dhënave personale
Të dhënat personale mund të përdoren për të komunikuar me vizitorët, ankuesit,
anketuesit, si dhe çdo subjekt të interesuar, për qëllime historike, shkencore dhe/ose
statistikore, duke garantuar njëkohësisht konfidencialitetin e informacionit të siguruar.
KontrasT.al kryen përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale, duke respektuar dhe
garantuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Siguria
KontrasT.al siguron çdo përdorues se të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave të
saj, sigurohen me sistemin më të lartë të sigurisë dhe njëkohësisht është i përkushtuar të
zbatojë rreptësisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi që
lidhet me të dhënat e përdoruesve, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008
“Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, si dhe çdo akti tjetër të miratuar për
të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Mbrojtja e të dhënave personale
Mbrojtja e të dhënave personale bazohet në:
a. përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme;
b. grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë e legjitime dhe në përpunimin
në përputhje me këto qëllime;
c. mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të
mos e tejkalojnë këtë qëllim;

d. mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një
kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë
grumbulluar;
e. saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të
përditësohen, duke ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna
të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur.
KontrasT.al merr përsipër të mbrojë dhe të mos keqpërdorë për asnjë rast këto të dhëna.

E drejta për t’u ankuar
Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të
dhënat personale, ka të drejtë të ankohet pranë KontrasT.al dhe të kërkojë ndërhyrjen për
vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi dhe në përfundim të afatit prej
tridhjetë (30) ditësh, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë, në përputhje me
parashikimet e kuadrit ligjor në fuqi.

Pyetje/Ankesa/Informacion
Me anë të informacionit të mësipërm shpresojmë t’ju kemi informuar në mënyrë të plotë
rreth çështjeve të privatësisë, në funksion të përdorimit të faqes web të KontrasT.al.
Për çdo kërkesë, informacion apo problematikë të mundshme në lidhje me faqen web
KontrasT.al, lutemi të na kontaktoni në:
E-mail: info@kontrast.al