• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Shqipëria

Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe – thesari me 105 000 fjalë dhe 10 000 faqe

January 10, 2026
në Shqipëria
Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe – thesari me 105 000 fjalë dhe 10 000 faqe
0
Shpërndarë
24
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Në një intervistë për emisionin “Dekalog” flet akad. prof. dr. Valter Memisha, zv.kryeredaktor i Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit Roland Qafoku. Ai thekson punën e madhe të bërë për hartimin e këtij fjalori, i pari i llojit të vet për gjuhën shqipe, një vepër e munguar dhe shumë e nevojshme leksikografike për publikun shqiptar të të gjitha shtresave.

“Pse i madh, çfarë përmban dhe çfarë ndryshimesh ka nga fjalorët e tjerë ky fjalor?

-Ky fjalor përmban 105 000 fjalë. Është i jashtëzakonshëm për nga numri, por më e jashtëzakonshme është për nga ato që janë brenda këtij fjalori. Vepra ka 125 000 njësi të barasvlershme me fjalë. Kopja simbolike që kemi printuar përbëhet nga 10 000 faqe. Janë tri vëllime nga 3300 e ca faqe. Nuk do të dalë kështu, por në qoftë se redaksia e sheh të arsyeshme, do të dalë me 10 vëllime. Sepse, në gjendje kompjuterike vepra është 10 800 faqe. Në qoftë se ne e botojmë sikur me nga 1000 faqe një vëllim, vepra del me 10 vëllime.

Po ç’dallim ka fjala nga njësia frazeologjike?

-Vepra ka 12 500 njësi frazeologjike. Nga vetë termi, njësia frazeologjike ka dy ose më shumë fjalë që janë të barabarta me një fjalë. Për shembull: “flet kodra pas bregut” flet gjepura; “u zunë për mustaqet e Çelos”, kot; themi “shes mend”, nuk kemi dyqan që të shesim mend, pra mburrem. Kemi 3500 fjalë që mund të jenë emra, mbiemra e të tjerë, por nuk janë si fjalë titull. Për shembull, “buzë” është emër, por mund të themi “qëndronte buzë liqenit”. Në këtë rast është parafjalë. Po “buzëplasur” është tjetër, është formim që quhet kompozitë ose fjalë e përbërë. “Buzë e plasur”, “gjakprishur” nga “gjak i prishur”. Këto janë fjalë të përbëra për të cilat shqipja dallohet shumë fuqishëm, për arsye se është një nga mënyrat fjalëformuese më prodhimtare në gjendjen e sotme të shqipes. Veç kësaj, fjalori ka 1640 shprehje me burim latin ose me burim nga frëngjishtja, nga gjuhë të tjera, të tipit “scripta manent, verba volant” – shkrimi mbetet, kurse fjalën e merr era. “Post scriptum”, passhkrim si themi ne, PS në fund ose “passhënim” e të tjera. Kemi 1200 shkurtime ose ato që quhen akronime, për shembull, themi TVSH, SPAK, “Struktura e Posaçme Antikorrupsion”. Ka shprehje të paasimiluara, ka shkurtesa, ka pasqyra gramatikore, ka fjalë të huazuara nga gjuhët bashkëkohore, veçanërisht nga anglishtja, por që nuk janë përshtatur akoma në strukturën fonetike të tipit: Twitter, whisky, podcast, Facebook. Këto janë fiks siç janë në gjuhën origjinale. Jepet shqiptimi në shqip dhe në kllapa jepet gjuha nga ka hyrë fjala. Fjala “maus” p.sh., të gjithë e dinë se ç’është “mouse” lidhur me kompjuterin. Në fjalorin e 2006-s ne e futëm me fjalën “miush”, por asnjë shqiptar nuk e përdori. Kështu që, fjala ngeli në atë që quhet leksik pasiv. Sistemi i fushës së dijes, i teknologjisë, i teknikës, i artit e të tjera, ka patjetër terminologjinë e vet. Kemi terminologjinë ndërkombëtare.

Kemi përshtatje nga teknologjia?

-Po, për shembull nuk themi “download”, por “shkarkoj”. Jo të gjitha fjalët futen. Kemi fjalë që mund të jenë me përdorim. Fjala vjen “skaner” që është një huazim, është futur folja jo “to scan”, por “skanoj”, pra është përshtatur me strukturën e shqipes. Kemi “skanim”, emër veprimi. Kemi “i skanuar”, “i paskanuar”, “i skanueshëm” e të tjera. Pra, kemi marrë fjalën e parë, kurse këto të tjerat, që mund t’i quajmë gati-huazime ose kuazi-huazime, i kemi futur sipas strukturës morfologjike fjalëformuese të shqipes. Gjatë vitit 2026 fjalori do të rishikohet, do të plotësohet, do të sistemohet sepse nuk është ende përfundimtar. Kemi 30 000 vargje sinonimike. Një fjalë mund të ketë deri në 40 sinonime, sidomos fjalët që tregojnë tipare morale, fizike, për shembull “i paedukuar”, “i paemancipuar”, “i paqytetëruar”.

Po stafi i këtij fjalor cili është?

Stafi i këtij fjalori përbëhet nga kryeredaktori akademik Jani Thomaj, zëvendëskryeredaktorë Valter Memisha dhe profesor doktor Shezai Rrokaj. Kemi bashkëpunuar me studiuesit e Kosovës. Kemi pasur 23 hartues, plus 25 apo 30 të tjerë bashkëpunëtorë, pra diku tek 50 veta. Ka qenë grupi që formoi atë që quhet korpus. Të gjithë me grada shkencore të larta. Më i ulëti është pedagog. Ka edhe mastera, ka edhe doktorantë që ndjekin studimet doktorale për momentin. Që të vinim në këtë gjendje, puna e parë për një fjalor është hartimi i asaj që quhet kartotekë, ose korpus skedari. Në rastin tonë, meqë fjalori hartohet në shekullin XXI, patjetër do të thirreshin në ndihmë edhe mjetet moderne kompjuterike. U krijua një korpus me mbi 800 milionë njësi. Me materialet që po shtojmë tani, vetëm teksti shkon drejt 1 miliardë njësive, që ka fjalë dhe forma fjalësh. Aty janë futur mbi 40 fjalorë. Aty është futur tërësisht vepra e Ismail Kadaresë, vepra e Migjenit, vepra e Rexhep Qoses. Janë në këtë fjalor fjalë të tilla si “nënkresë”, “jastëk”, “heshtues”, “silenciator”, “arkëmort” etj.

Po, fjalor erotik keni? Keni fjalë erotike aty?

-Unë kam qenë pak kundër. Unë kam thënë: Fjalori ka etikë. Për shembull, fjalët latine unë i kam futur. Po të fusje fjalën shqip, do fusje edhe veprimet. Kështu që nuk u pa e nevojshme në këtë fjalor futja e këtyre fjalëve. Por fjalori nuk ka qëllim të pasqyrojë gjithçka. Pas kësaj vepre, ne do të fillojmë fjalorin me 170 000 deri në 200 000 njësi, që do të jetë përsëri me 10 vëllime. Ai fjalor do t’i përfshijë të gjitha këto.

Po fjalët e huaja, Shekspir p.sh. Mos më thoni që e shkruani “Shekspir” dhe jo Shakespear.

-Shekspir dhe nuk e lëviz topi! E la përdorimi dhe kaq! Po flasim për kontaktet e shqipes me anglishten. Në përgjithësi i takojnë shekullit XX. Fjalë që hynë herët, zunë vend dhe i janë përshtatur strukturës fonetike dhe morfologjike të shqipes. Për shembull, kemi fjalën “futboll”. Ne s’mund ta shkruajmë sot “football”. Janë ligjet e shqipes. Kemi fjalë të marra nga dialekti, që do të thotë se i kemi ngritur në statusin e leksikut normativ. Kemi vjelë shumë fjalë sidomos nga të folmet e Kosovës, nga të folmet e Maqedonisë së Veriut, nga Gegëria. Jemi borxhlinj ndaj arealit kosovar dhe gegërishtes. Gegërishtja ka nëntë ndarje të veta.

Ne i kemi rënë në qafë gegërishtes, atëherë, e keni përmirësuar te ky fjalor?

-Shqipja ka rreth 6000 folje. Në qoftë se kemi 6000 folje, dhe ato kanë mbiemra, pjesore, emra veprimi, kemi mijëra njësi të reja. Nga gegërishtja janë futur forma si “lexueshëm”, “shkrueshëm”, “shikueshëm”. Janë futur edhe ndajfolje me “-shëm”. Janë shtuar me mijëra njësi që mungonin më parë. Për shembull, po të ishte për mua, do t’i thosha “vlorak”, por i thonë “vlonjat”, sepse “Vlona”, “vlonjat” ka hyrë nga shqiptimi i popullsisë gege. Me pak fjalë, në këtë fjalor gegërishtja dhe toskërishtja janë të dyja të përfshira. Nuk mund të them të barabarta matematikisht, por të barabarta në vlerë gjuhësore. E di që do të ketë edhe kundërshtime, sepse fjalori është vepra më e kërkuar, por dhe më e kritikuar. Çdo njeri kërkon fjalor, por çdo njeri e kritikon. Një bari që ka 500 krerë bagëti ka 500 emra për to. Nuk mund t’i fusim të gjitha në fjalor (përfundon intervistën duke qeshur akad. Memisha).

Pas dy-tre vjetësh do të dalë botimi fizik i Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe dhe për pak ditë do të jetë online për të gjithë publikun shqiptar kudo”.

Postimi i mëparshëm

Senatori demokrat nën hetim ushtarak – a po kthehet ushtria në front politik kundër Trump?

Postimi i rradhës

Trump hap hartën e botës dhe vё gishtin

Postimi i rradhës
Trump hap hartën e botës dhe vё gishtin

Trump hap hartën e botës dhe vё gishtin

  • Më të fundit
Sekreti për tё rritur ndikimin nё shoqёri: mëso tё lexosh lidhjet mes njerёzve

Sekreti për tё rritur ndikimin nё shoqёri: mëso tё lexosh lidhjet mes njerёzve

January 11, 2026
Një shtëpi 50 mijë € dhe një jetë e re

Një shtëpi 50 mijë € dhe një jetë e re

January 11, 2026
Goditet rëndë “Gjumashi” i ILD: Qeveria i hedh një thes me para

Goditet rëndë “Gjumashi” i ILD: Qeveria i hedh një thes me para

January 10, 2026
“Zhvatje “ me stil dhe VKM/Antikorrupsioni me varkë drejt Europës

“Zhvatje “ me stil dhe VKM/Antikorrupsioni me varkë drejt Europës

January 10, 2026

Postimet e fundit

Sekreti për tё rritur ndikimin nё shoqёri: mëso tё lexosh lidhjet mes njerёzve

Sekreti për tё rritur ndikimin nё shoqёri: mëso tё lexosh lidhjet mes njerёzve

January 11, 2026
Një shtëpi 50 mijë € dhe një jetë e re

Një shtëpi 50 mijë € dhe një jetë e re

January 11, 2026
Goditet rëndë “Gjumashi” i ILD: Qeveria i hedh një thes me para

Goditet rëndë “Gjumashi” i ILD: Qeveria i hedh një thes me para

January 10, 2026
“Zhvatje “ me stil dhe VKM/Antikorrupsioni me varkë drejt Europës

“Zhvatje “ me stil dhe VKM/Antikorrupsioni me varkë drejt Europës

January 10, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Sekreti për tё rritur ndikimin nё shoqёri: mëso tё lexosh lidhjet mes njerёzve

Sekreti për tё rritur ndikimin nё shoqёri: mëso tё lexosh lidhjet mes njerёzve

January 11, 2026
Një shtëpi 50 mijë € dhe një jetë e re

Një shtëpi 50 mijë € dhe një jetë e re

January 11, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.