Spanja, vendi i pushimeve të bukura dhe turizmit ndërkombëtar, është kthyer në një megabordello, destinacionin ku mijëra “zonja të natës” shesin trupat e tyre nëpër bordello, nëpër rrugë ose në apartamente ku shfryhen epshet e meshkujve nga e gjithë bota.
Kur një grua spanjolle hap një zarf zyrtar të dërguar në shtëpinë e saj, aty mund të zbulojë se bashkëshortin e ka kapur shteti me një prostitutë.
Brenda në zarf lexohet një letër ku janë të shkruara fjalët “konsum seksi në rrugë” – dhe kjo letër shoqërohet me një njoftim gjobe prej 3,000 £.
Nuk është e lehtë për një bashkëshort apo partner që të justifikohet në të tilla raste se “s’ka bërë asgjë”.
Kjo taktikë e turpërimit të shkelësve të “kurorës martesore” para partnereve të tyre po ndiqet nga autoritetet në një qytet të vogël pranë Barcelonës. Kjo politikë e “turpërimit” ka funksionuar më së miri sepse janë çliruar me sukses lagje nga punonjëset e seksit. Aq efikase ka qenë kjo lëvizje e shtetit saqë dy mega-bordello jashtë Gavas-it tani kanë mbyllur biznesin pasi klientët u larguan nga frika e turpërimit.
Por historia në Barcelonë dhe pjesën tjetër të Spanjës është shumë më e ndryshme – tregtia e seksit në superqendrat e populluara vlen miliarda në vit. Në rang botëror Spanja zë vendin e tretë pas Tajlandës dhe Porto Rikos për prostitucion.
Futbollistët dhe biznesmenët janë klientët VIP në bordellot më luksoze, por industria e seksit spanjoll ofron vajza për të gjitha buxhetet – që nga rruga deri nëpër shtëpi dhe shumë klientë janë britanikë. Ata vijnë si turistë, për festa beqarësh ose udhëtime biznesi.
Presioni për të frenuar tregtinë e seksit ka qenë i madh, aq sa në vitin 2021 qeveria e Spanjës u zotua ta bëjë prostitucionin të paligjshëm brenda dy viteve. Por kjo nuk u realizua dot.
Britanikët me dorëlëshuar për bakshishe “seksi”
Prostitucioni, pagesa për seks dhe bordellot janë të ligjshme në Spanjë, megjithëse kërkimi i prostitutave në një zonë publike mbetet i paligjshëm. Por ky rregull nuk zbatohet në rajonin katalanas, kryeqyteti i të cilit është Barcelona.
Shitja e vajzave dhe trafikimi për qëllime të shfrytëzimit seksual gjithashtu janë të paligjshme.
Prostitutat në Spanjë mbrohen nga ligji mbi të drejtën e autonomisë trupore dhe, në përgjigje të planit të qeverisë për t’i kriminalizuar ato, të gjitha u organizuan dhe formuan një grup të quajtur Stop Abolicion.
Punonjësja e seksit Pamela, 40 vjeç, deklaroi për “The Sun”: “Askush nuk ka të drejtë të kontrollojë trupin tim. Seksi është marrëveshje midis të rriturve. Nëse e bën të paligjshme, po më thua se nuk kam të drejta mbi trupin tim? E tëra çfarë bën kjo politikë ndalimi është të më detyrojë ta bëj këtë punë në kushte të tjera, ilegale e më të këqija.”
Punonjëset e tjera të seksit, si Lea, 36 vjeç, dhe Valkiria, 45 vjeçe, e mbështetën Pamelën, duke përmendur pagat e ulëta të Spanjës dhe detyrimet e tyre familjare si arsye për t’iu drejtuar të vetmes alternative – punës së seksit.
Në Spanjë ka 300,000 “zonjusha të natës” dhe askund nuk gjen biznes më rentabël sesa në Barcelonë, ku gratë shesin trupat e tyre nëpër bordello, në rrugë ose nëpër apartamente.

Në një shtëpi luksoze në lagjen Sants-Montjuic, një punëtore seksi, ndër 20 gratë që i reklamohen gjysmë lakuriq një burri që do të zgjedhë njërën prej tyre, kanë çmime nga 114 paund për dëshira “për gjysmë ore” deri 190 paund “për një orë”.
Shumë vajza dalin për të pritur klientë nëpër rrugët e Barcelonës, bordello të shumta luksoze ka me shumicë në të gjithë kryeqytetin spanjoll, veçanërisht në lagjen Les Corts.
Ndërsa në zonën Raval të Barcelonës, e rrethuar nga pika turistike Las Ramblas, vajza të shumta të mitura ofrojnë shërbime seksuale në apartamente të rrënuara, ku 15 minuta kushtojnë vetëm 18 paund, ndërsa seksi oral ofrohet për 4 paund.
“Barcelona është kthyer në një qendër të shfrytëzimit të grave të çdo lloji,” thotë avokatja e të drejtave të njeriut Nuria Gonzalez Lopez.
E njëjta situatë ndodh edhe vetëm dhjetë minuta larg stadiumit të Barcelonës, “Nou Camp”. Jeta për këto vajza është e errët dhe shpesh e frikshme. Shumë prej tyre trafikohen nga Afrika, Amerika Latine dhe Europa Lindore, dhe abuzohen nga tutorë dhe më pas nga klientët.
Nuria Gonzalez Lopez deklaroi: “Prostitucioni në zonën Raval e ka shndërruar Barcelonën në një destinacion turizmi seksual – dhe të çdo lloji. Këtu ka diçka për çdo buxhet. Në forume turistike online, Barcelona përmendet shpesh si destinacion turizmi seksual sepse është e lirë, e aksesueshme dhe çdo lloj perversiviteti tolerohet. Barcelona është qendër e shfrytëzimit të grave.”
Në këtë treg kontribuojnë edhe vizitorë britanikë – jo vetëm turistë apo grupe beqarësh, por edhe biznesmenë të fuqishëm që vijnë për punë dhe për argëtim.
“Shërbimet këtu nisin nga vetëm pesë euro për seks oral dhe deri në 20 euro për marrëdhënie të plotë,” thotë Belen Camarasa, punonjëse e një organizate që ndihmon gratë e shfrytëzuara.
Një klient anglez, që nuk pranoi të identifikohej, tha: “Ky është një destinacion që e ke në listën e ëndrrave. Gratë janë shumë të bukura dhe bëjnë gjithçka që kërkon, nëse paguan.”
Në një tjetër bordello luksoze në Sants-Montjuic, prostituta kolumbiane Chloe, 19 vjeçe, tha:
“Kam pasur shumë klientë anglezë. Ata lënë më shumë bakshish, prandaj më pëlqejnë.”
Ajo nuk flet thuajse fare anglisht, ndaj menaxheri i bordellos ndërmjetëson marrëveshjet dhe i shpjegon çfarë kërkojnë klientët. Çmimi prej 114 paundësh për gjysmë ore përfshin dush erotik, marrëdhënie të plotë dhe një pije falas.
Chloe shton: “Disa klientë janë më besnikë ndaj vajzave këtu sesa ndaj grave të tyre.”
Ajo thotë se nuk e sheh këtë si karrierë, por si mënyrë për të financuar studimet për infermieri në Kolumbi. Familja e saj e di se si po i siguron këto para.
Por shumë të tjera nuk kanë plan shpëtimi.
Jasmine, 30 vjeçe nga Amerika Qendrore, punon në bordellon luksoze “Felina” në Les Corts, por nuk i ka treguar askujt nga familja apo shoqëria për jetën që bën.
“Ata mendojnë se punoj si parukiere, sepse atë punë kam bërë më parë. Por pas dy vitesh vendosa tё bëj këtë, sepse më duhen paratë. Pagat në Spanjë janë shumë të ulëta. Kam familje për të mbajtur në vendin tim.”
Kur pyeten nëse kanë pasur klientë të famshëm, vajzat qeshin dhe përmendin futbollistë – por refuzojnë të japin emra.

Rituale voodoo dhe trafikim
Ndërsa Jasmine dhe Chloe punojnë në ambiente të sigurta, me roje dhe mundësi për të zgjedhur oraret, shumica e grave të prostitucionit në Barcelonë nuk kanë asnjë mbrojtje. Shumë prej tyre janë trafikuar me premtime të rreme.
Disa janë kërcënuar me dhunë ekstreme gjatë rekrutimit në Afrikë, ndërsa të tjerave nga Amerika Latine u është premtuar punë tjetër në Spanjë. Shumica përfundojnë duke dalë në rrugët e Ravalit.
Fondacioni “Surt”, një organizatë që ndihmon gratë e pashoqëruara të dalin nga prostitucioni, ka kontakt të drejtpërdrejtë me punonjëset e rrugës.
Gratë afrikane përbëjnë një nga grupet më të mëdha të trafikuara për prostitucion në Barcelonë dhe në gjithë Spanjën.
Por rruga deri aty është shpesh më e tmerrshme se vetë puna.
Cova Alvarez Diaz, drejtuese për dhunën gjinore në “Surt”, shpjegon: “Ka shumë përdhunime dhe dhunë. Bandat e shohin këtë si një ‘proces trajnimi’. Kur gratë mbërrijnë në Spanjë, janë të mpira emocionalisht nga gjithçka që kanë kaluar. Shumë prej tyre thonë se prostitucioni këtu është më i lehtë sesa rruga qё kanё bёrё për të ardhur.”
“Në Nigeri, para se të nisen, bandat kryejnë rituale voodoo për t’i kontrolluar psikologjikisht. Familjet në vendlindje përdoren për t’i mbajtur nën presion – ato ndihen fajtore nëse nuk dërgojnë para. Vajzat janë gjithnjë e më të reja. Shumë janë nën 18 vjeç dhe zhduken sapo mbërrijnë.”
Historia e Sarah dhe Jennifer
Dy nga gratë që “Surt” ka ndihmuar janë Sarah, 42 vjeçe, dhe Jennifer, 38 vjeçe, të ardhura nga Amerika e Jugut me premtimin për punë në hoteleri.
Në vend të kësaj, u detyruan të prostituoheshin në kushte të rrezikshme dhe për pagesa minimale. Për prezervativë vareshin nga donacionet e Kryqit të Kuq, sepse tutorët nuk siguronin as mbrojtjen bazë.
Sarah, një grua transgjinore nga Kili, thotë: “U futa në këtë botë nga nevoja. Takon gjithçka – burra të mirë, të dehur, përdorues droge. Nuk e di kurrë kë do kesh përballë. Dikush mund të duket i sjellshëm dhe të dalë njeriu më i keq.”
Të dyja kanë përfunduar në spital pas sulmeve brutale nga klientë, por kishin frikë t’u tregonin autoriteteve se ishin punonjëse seksi. Po ashtu janë grabitur disa herë.
Jennifer, nga Peruja, me dy fëmijë në vendlindje, sot ka dalё nga rrjeti i prostitucionit.
“Ata më thanë se do të punoja si ndihmëse nё kuzhinё, por më çuan në një ‘spa’ ku u detyrova të bëja gjëra që nuk i kisha imagjinuar kurrë. Kjo jetë më çoi në depresion. Shpesh mendoja t’i jepja fund jetës.”
“Zgjohesha çdo ditë pa e ditur çfarë lloj klienti do të më vinte, çfarë njeriu të çmendur do të kisha përballё. Ishte ankth i vazhdueshëm. Që kur u largova, jam më e qetë.”

(Burimi: Pёrshtatur nё shqip nga The Sun)






