• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Psikologji

Si të pёrshtateni dhe tё lulëzoni në një botë që ndryshon me shpejtësi

22 Mars, 2026
në Psikologji, Stil jetese
A A
Si të pёrshtateni dhe tё lulëzoni në një botë që ndryshon me shpejtësi
32
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Ritmi i ndryshimit në botën moderne duket se po përshpejtohet vazhdimisht. Zhvillimet në inteligjencën artificiale po detyrojnë shumë punonjës të përditësojnë mënyrën si punojnë çdo pak muaj, madje edhe të ndryshojnë profesion. Kriza globale si pandemia e COVID-19 i detyroi njerëzit të përshtateshin pothuajse brenda natës me realitete të reja. Në një mjedis kaq dinamik, përshtatshmëria nuk është më luks, por një aftësi thelbësore.

Përshtatshmëria është aftësia për t’u rregulluar dhe funksionuar në mënyrë efektive në situata të reja apo të pasigurta. Ajo përfshin mënyrën si mendojmë, si ndiejmë dhe si veprojmë. Studimet tregojnë se njerëzit me nivel të lartë përshtatshmërie kanë më shumë sukses akademik dhe profesional, si dhe gëzojnë shëndet më të mirë psikologjik. Fleksibiliteti që sjell kjo aftësi ndihmon në menaxhimin e stresit dhe në ruajtjen e ekuilibrit emocional.

Por si mund ta zhvillojmë këtë avantazh në një botë që ndryshon pa pushim?

Një hap i parë është pranimi i emocioneve. Ndryshimi mund të jetë emocionues, por kur është i vazhdueshëm, mund të bëhet i lodhshëm apo frustrues. Humbja e një pune për shkak të teknologjisë, për shembull, mund të shkaktojë zemërim apo zhgënjim. Këto reagime janë normale. T’i pranosh dhe t’i kuptosh është më produktive sesa t’i shtypësh. Një qëndrim kurioz ndaj situatave të reja ndihmon në uljen e stresit dhe hap rrugën për zgjidhje më të zgjuara.

Diversifikimi i përvojave është një tjetër faktor i rëndësishëm. Kur identiteti ynë bazohet vetëm në një rol – si puna – çdo ndryshim në atë fushë mund të na trondisë fort. Por kur kemi role të shumta, interesa dhe aktivitete të ndryshme, krijojmë një bazë më të qëndrueshme vetëbesimi dhe rezistence. Përvojat e ndryshme ndërtojnë njohuri të gjera dhe na bëjnë më fleksibël përballë sfidave të reja.

Eksperimentimi dhe gatishmëria për të dështuar janë gjithashtu pjesë e procesit. Përshtatja kërkon të provojmë qasje të reja, mënyra të reja të menduari dhe sjelljeje. Jo çdo përpjekje do të funksionojë menjëherë. Por çdo dështim ofron informacion të vlefshëm që na ndihmon të përmirësohemi dhe të riorientohemi drejt suksesit.

Marrëdhëniet luajnë një rol të rëndësishëm. Rrjetet sociale dhe profesionale ofrojnë mbështetje, ide dhe këshilla që na ndihmojnë të lundrojmё mes ndryshimeve. Përshtatshmëria nuk varet vetëm nga burimet personale, por edhe nga mjedisi dhe njerëzit që na rrethojnë.

Së fundi, emocionet pozitive janë një burim i fuqishëm. Ndërsa emocionet negative ngushtojnë mënyrën tonë të të menduarit, ndjenja si gëzimi, qetësia apo dashuria e zgjerojnë atë. Kur përballemi me sfida, mund të duket kundërintuitive të pushojmë apo të angazhohemi në aktivitete të këndshme, por pikërisht këto momente ndihmojnë mendjen të funksionojë nё mёnyrё më fleksibël dhe tё jetё me kreative.

Ndryshimi do të vazhdojë të jetë pjesë e realitetit modern. Nuk ka zgjidhje magjike që e bën atë të lehtë, por mënyra si e përballojmë bën diferencën. Duke kultivuar fleksibilitetin, kuriozitetin, guximin për të provuar dhe mbështetjen sociale, ne krijojmë një avantazh të vërtetë – avantazhin e përshtatshmërisë.

(Burimi: Jamie Gruman Ph.D., Psychology Today)

Postimi i mëparshëm

Një javë me diell dhe temperatura pranverore në gjithë Shqipërinë

Postimi i rradhës

Kërpudha – alternativa që sfidon plastikën dhe drurin

Postimi i rradhës
Kërpudha – alternativa që sfidon plastikën dhe drurin

Kërpudha - alternativa që sfidon plastikën dhe drurin

  • Më të fundit
Operacioni “Haka te i zoti”: Erion Veliaj rikthehet me dorë të hekurt në bashki, shkarkon “Ballukun”, emëron veten

Operacioni “Haka te i zoti”: Erion Veliaj rikthehet me dorë të hekurt në bashki, shkarkon “Ballukun”, emëron veten

1 Shtator, 2026
Izraeli dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshjen historike prej 3 miliardë eurosh për mbrojtjen ajrore

Izraeli dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshjen historike prej 3 miliardë eurosh për mbrojtjen ajrore

1 Shtator, 2026
SHBA-të pastrojnë korridoret detare të Ngushticës së Hormuzit nga minat iraniane

SHBA-të pastrojnë korridoret detare të Ngushticës së Hormuzit nga minat iraniane

1 Shtator, 2026
BE nuk heq dorë nga disiplina fiskale, u kërkon vendeve të përdorin “fleksibilitetin” përballë goditjeve ekonomike

BE nuk heq dorë nga disiplina fiskale, u kërkon vendeve të përdorin “fleksibilitetin” përballë goditjeve ekonomike

1 Shtator, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Operacioni “Haka te i zoti”: Erion Veliaj rikthehet me dorë të hekurt në bashki, shkarkon “Ballukun”, emëron veten

Operacioni “Haka te i zoti”: Erion Veliaj rikthehet me dorë të hekurt në bashki, shkarkon “Ballukun”, emëron veten

1 Shtator, 2026
Izraeli dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshjen historike prej 3 miliardë eurosh për mbrojtjen ajrore

Izraeli dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshjen historike prej 3 miliardë eurosh për mbrojtjen ajrore

1 Shtator, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.