• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Ekonomi-Biznes

Amazon Web Services ende në përpjekje për t’u rikuperuar pas ndërprerjeve globale në Internet

November 4, 2025
në Ekonomi-Biznes, Shkencë-Teknologji
Amazon Web Services ende në përpjekje për t’u rikuperuar pas ndërprerjeve globale në Internet
0
Shpërndarë
1
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërprerjet e shërbimeve të Amazon Web Services (AWS) kanë shkaktuar kaos në mbarë botën, duke nxjerrë jashtë funksioni dhjetëra faqe dhe aplikacione të njohura si Signal, Coinbase, Robinhood, Zoom, Fortnite, Canva dhe Duolingo, ndërkohë që miliona përdorues kanë raportuar probleme me aksesin në internet.

Në një njoftim të fundit, kompania deklaroi se ka identifikuar shkakun kryesor të problemit dhe se ka arritur të rregullojë pjesërisht defektin, por rikthimi i plotë i shërbimeve po vijon me vështirësi. AWS tha se po “vëzhgon përmirësim të ndjeshëm në të gjitha shërbimet”, por paralajmëroi se disa klientë do të vazhdojnë të përballen me ndërprerje sporadike.

Sipas faqes së monitorimit Downdetector, që nga nisja e defektit janë regjistruar mbi 11 milionë raportime për probleme të lidhjes në mbarë botën. Edhe pse shumë platforma – si Reddit, Xfinity dhe Roblox – kanë rifilluar punën normalisht, përdoruesit vijojnë të raportojnë ngadalësi dhe gabime të shërbimeve që mbështeten në infrastrukturën e AWS-së.

Amazon ka sqaruar se defekti duket të ketë origjinën në rrjetin e brendshëm EC2, që përbën zemrën e sistemit të saj cloud, ndërsa përjashton mundësinë e një sulmi kibernetik. AWS, pjesë e grupit Amazon, është një nga ofruesit më të mëdhenj të kompjuterizimit në “re”, që furnizon me fuqi llogaritëse, ruajtje të të dhënave dhe shërbime digjitale miliona kompani, institucione dhe përdorues në mbarë globin. Ndërprerjet në serverët e saj ndikojnë zinxhir mbi shumë faqe e aplikacione që varen nga kjo infrastrukturë.

Ekspertët paralajmërojnë se pasojat ekonomike të ndërprerjes janë të konsiderueshme. Mehdi Daoudi, drejtor ekzekutiv i kompanisë së monitorimit të performancës së internetit Catchpoint, tha për CNN se “humbjet financiare mund të arrijnë në qindra miliarda dollarë, për shkak të uljes së produktivitetit të miliona punonjësve dhe pezullimit të operacioneve në kompani të tëra – nga linjat ajrore deri te fabrikat”. Sipas tij, incidenti tregon “sa i ndërlikuar dhe i brishtë është interneti dhe sa shumë mbështetet ekonomia globale në funksionimin e tij”.

Përveç shërbimeve të Amazon-it vetë – Prime Video, Alexa dhe platforma e shitjeve online patёn ndёrprerje. Probleme u raportuan edhe nga Lyft, Robinhood, Signal, Coinbase, si dhe disa banka të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar.

Ekspertë të tregut kanë theksuar se incidenti ngre pyetje serioze për pёrqёndrimin e lartë të tregut të shërbimeve cloud, ku AWS kontrollon rreth 30 % të tregut botëror, ndërsa Microsoft Azure dhe Google Cloud mbajnë përkatësisht 20 % dhe 13 %.

Megjithëse Amazon ka konfirmuar se pjesa më e madhe e sistemeve po kthehet në normalitet, shërbimet e ndjeshme ndaj vonesave, si platformat e tregtimit dhe komunikimit në kohë reale, mund të kenë nevojë për orë apo ditë për t’u stabilizuar plotësisht.

(Burimi: Al Jazeera)

Postimi i mëparshëm

30 vite rrugёtim: Shqipëria pёrballё Këshillit tё Europës dhe Komisionit tё Venecias

Postimi i rradhës

Florjan Kalaja zbërthen farsën e konsultimit publik për Kodin e Ri Penal

Postimi i rradhës
Florjan Kalaja zbërthen farsën e konsultimit publik për Kodin e Ri Penal

Florjan Kalaja zbërthen farsën e konsultimit publik për Kodin e Ri Penal

  • Më të fundit
Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

January 8, 2026
Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

January 8, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.