Përpjekja e radhës për të zbutur masën e sigurisë ka dështuar. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke mos pranuar kërkesën për zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një masë më të butë.
Sipas komunikimit zyrtar, trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Nertina Kosova, në seancën e zhvilluar më 24 shkurt 2026, shqyrtoi ankimin e paraqitur kundër vendimit nr. 118, datë 01.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.
Ankimi kishte si objekt zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, me një masë më të lehtë, si “garancia pasurore” (neni 236) ose “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” (neni 234).
Pas shqyrtimit, Apeli vendosi miratimin e plotë të vendimit të shkallës së parë, duke lënë në fuqi masën aktuale të sigurisë. Kjo do të thotë se Veliaj do të vijojë të qëndrojë në qeli, ndërsa shqyrtimi gjyqёsor i akuzave qё ka ngritur prokuroria ka filluar.
Njoftimi i Gjykatёs:







