• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

BE i vendos “ultimatum” TikTok-ut: ndryshoni mekanizmat që krijojnë varësi te të rinjtë ose përballuni me gjoba

7 Shkurt, 2026
në Aktualitet, Shkencë-Teknologji
BE i vendos “ultimatum” TikTok-ut: ndryshoni mekanizmat që krijojnë varësi te të rinjtë ose përballuni me gjoba
22
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Europian i ka kërkuar TikTok-ut të ndryshojë elementët e dizajnit që konsiderohen se “krijojnё varësi”, duke paralajmëruar gjoba të rënda nëse shkeljet konfirmohen. Hetimi paraprak dyvjeçar i Komisionit Europian arriti në përfundimin se platforma mund të ketë shkelur Aktin për Shërbimet Digjitale (DSA), pasi nuk ka marrë masa të mjaftueshme për të kufizuar ndikimet negative të disa funksioneve, sidomos te fëmijët dhe të rinjtë.

Sipas rregullatorëve europianë, TikTok përdor mekanizma që i mbajnë përdoruesit të lidhur për një kohë të gjatë, si rrjedha e pafundme e videove (infinite scroll), nisja automatike e përmbajtjes, njoftimet e shpeshta dhe algoritmet shumë të personalizuara. Këto sisteme analizojnë çdo veprim të përdoruesit dhe i ofrojnë vazhdimisht përmbajtje që i intereson, duke krijuar një cikël të fortë tërheqjeje që mund të çojë në përdorim kompulsiv.

Komisioni vlerëson se platforma ka bërë pak për të analizuar rrezikun që këto funksione paraqesin për mirëqenien fizike dhe mendore të përdoruesve, veçanërisht të miturve. Mes shqetësimeve kryesore është koha e gjatë që fëmijët kalojnë në aplikacion, shpesh edhe gjatë natës, ndërsa mjetet për menaxhimin e kohës dhe kontrollin prindëror konsiderohen të lehta për t’u anashkaluar.

Shefja e teknologjisë në BE, Henna Virkkunen, theksoi se TikTok duhet të ndryshojë mënyrën si funksionon në Europë për të mbrojtur të rinjtë. Mes masave që mund të kërkohen janë kufizimi i rrjedhës së pandërprerë të videove, vendosja e pushimeve reale nga ekrani dhe rishikimi i algoritmeve që nxisin qëndrimin e gjatë në platformë.

TikTok i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar gjetjet “kategorikisht të rreme” dhe duke paralajmëruar se do t’i kundërshtojë ato me çdo mjet ligjor. Megjithatë, nëse shkeljet vërtetohen, kompania mund të përballet me një gjobë deri në 6% të xhiros globale vjetore.

Debati nuk lidhet vetëm me TikTok-un, por me mënyrën se si rrjetet sociale ndërtohen për të tërhequr sa më shumë vëmendjen. Algoritmet krijojnë një lloj “shpërblimi” psikologjik që i shtyn përdoruesit të vazhdojnë të shfletojnë, duke rritur rrezikun e varësisë digjitale.

Kjo çështje është gjithnjë e më aktuale edhe në Shqipëri, ku TikTok është ndër aplikacionet më të përdorura nga adoleshentët. Mësues dhe prindër po shprehin shqetësime për orët e gjata para ekranit, rënien e përqendrimit dhe ndikimin në shëndetin mendor, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i pakontrolluar mund të ndikojë në sjelljen sociale dhe zhvillimin emocional të të rinjve.

Hetimi i nisur në shkurt 2024 është i pari ndaj TikTok-ut sipas rregullave të reja europiane për përmbajtjen digjitale, pjesë e një strategjie më të gjerë për të frenuar abuzimet e gjigantëve të teknologjisë. Paralelisht, disa vende europiane po shqyrtojnë kufizime për përdorimin e rrjeteve sociale nga moshat e vogla, ndërsa Brukselit është i qartë: platformat duhet të jenë të sigurta që në mënyrën si projektohen.

TikTok do të ketë mundësi të mbrohet përpara vendimit përfundimtar, por rasti mund të krijojë një precedent të rëndësishëm për mënyrën si rrjetet sociale ndërtojnë produktet e tyre – dhe sa larg mund të shkojnë për të mbajtur një brez të tërë të lidhur pas ekranit.

Postimi i mëparshëm

Uber dënohet me 8.5 milionë dollarë pas sulmit seksual

Postimi i rradhës

Të jesh i sjellshëm “nuk kushton”, pёrkundrazi tё ndihmon

Postimi i rradhës
Të jesh i sjellshëm “nuk kushton”, pёrkundrazi tё ndihmon

Të jesh i sjellshëm “nuk kushton”, pёrkundrazi tё ndihmon

  • Më të fundit
Eksodi ekonomik: Serbatorët festojnë Pashkët bashkë me njerëzit

Eksodi ekonomik: Serbatorët festojnë Pashkët bashkë me njerëzit

12 Prill, 2026
Një Picasso për 100 euro? Vepra 1 milionë dollarëshe hidhet në short bamirësie

Një Picasso për 100 euro? Vepra 1 milionë dollarëshe hidhet në short bamirësie

12 Prill, 2026
Pa marrëveshje pas 21 orësh negociata: SHBA dhe Irani përballë zgjedhjeve të vështira

Pa marrëveshje pas 21 orësh negociata: SHBA dhe Irani përballë zgjedhjeve të vështira

12 Prill, 2026
Gjermani: AfD e ekstremit të djathtë miraton program “radikal” para zgjedhjeve vendimtare

Gjermani: AfD e ekstremit të djathtë miraton program “radikal” para zgjedhjeve vendimtare

12 Prill, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Eksodi ekonomik: Serbatorët festojnë Pashkët bashkë me njerëzit

Eksodi ekonomik: Serbatorët festojnë Pashkët bashkë me njerëzit

12 Prill, 2026
Një Picasso për 100 euro? Vepra 1 milionë dollarëshe hidhet në short bamirësie

Një Picasso për 100 euro? Vepra 1 milionë dollarëshe hidhet në short bamirësie

12 Prill, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.