• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

“Beteja e titanëve”: kur narrativa e Trump përplaset me realitetin e luftës

31 Mars, 2026
në Aktualitet, Bota
“Beteja e titanëve”: kur narrativa e Trump përplaset me realitetin e luftës
6
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

“Më lejoni të them, kemi fituar”, tha Donald Trump në një tubim në Kentucky më 11 mars. “Mendoj se kemi fituar”, deklaroi në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë më 20 mars. “E kemi fituar këtë luftë. Lufta është fituar”, tha në Zyrën Ovale më 24 mars. “Po fitojmë kaq shumë”, premtoi gjatë një darke për mbledhje fondesh më 25 mars.

Trump vazhdon të shpallë fitoren në Iran. Por përsëritja e kësaj nuk e bën atë të vërtetë. Ndërsa presidenti amerikan këmbëngul se fushata e tij ushtarake në Lindjen e Mesme është një sukses historik, bota po përgatitet për një konflikt që po përhapet dhe që mund të shkaktojë pasoja të rënda për ekonominë globale.

Lufta po shndërrohet në provën më të madhe të një parimi që ka udhëhequr Trump për dekada: të ndërtojë një narrativë, ta shpallë si të vërtetë dhe ta përsërisë derisa të pranohet. Kjo strategji ka funksionuar në biznes, në televizion dhe madje edhe në politikë. Por në Iran, kjo qasje është përballur me një realitet që nuk mund të deformohet lehtë.

“Kjo është luftë dhe nuk mund ta shpallësh një fitore duke e dëshiruar atë”, tha Tara Setmayer, bashkëthemeluese e Projektit Seneca. “Publiku amerikan nuk është i bindur, sepse nuk ka një shpjegim të qartë pse ndodhemi në këtë luftë dhe çfarë do të thotë në të vërtetë fitore.”

Trump është formuar nga një jetë që i ka ushqyer besimin e tij në vetvete. I rritur në Queens, New York, ai u ndikua nga babai i tij, Fred Trump, një ndërtues i pasur, që i mësoi të mos kërkonte falje dhe të mos tregonte dobësi. Ai frekuentonte një kishë ku predikonte Norman Vincent Peale, autor i librit “Fuqia e të Menduarit Pozitiv”, i cili promovonte idenë se mendimi pozitiv mund të formësojë realitetin.

Biografja Gwenda Blair kujton se që në rini Trump synonte të bëhej i famshëm, duke besuar se fama i jepte fuqinë për të “përkulur realitetin” sipas dëshirës së tij.

Kjo qasje e shoqëroi edhe në biznes. Ai promovoi projekte si Taj Mahal në Atlantic City si “mrekullia e tetë e botës”, megjithëse më vonë falimentoi. Në total, bizneset e tij falimentuan gjashtë herë, edhe pse ai vetë nuk shpalli kurrë faliment personal.

Trump ndërtoi profilin e tij publik edhe përmes emisionit televiziv “The Apprentice” dhe më pas hyri në politikë me pretendime të rreme, si ai për vendlindjen e Barack Obamёs. Gjatë fushatës së vitit 2016 dhe presidencës së tij, ai bëri mijëra deklarata të pasakta ose mashtruese.

Kjo strategji hasi kufijtë e saj gjatë pandemisë Covid-19, kur realiteti i krizës nuk mund të anashkalohej. Trump humbi zgjedhjet e vitit 2020, por vazhdon të pretendojë pa prova se ato ishin manipuluar.

Ai gjithashtu i ka paraqitur hetimet ndaj tij si “gjueti shtrigash” dhe ka akuzuar kundërshtarët për përdorim politik të drejtësisë, ndërsa vetë ka kërkuar ndjekjen penale të rivalëve.

Megjithatë, lufta në Iran duket se po e sfidon këtë model. Një muaj pas nisjes së konfliktit, situata mbetet e paqartë dhe pa një strategji të dukshme daljeje. Konflikti tashmë ka shkaktuar humbje jetësh dhe kosto të mëdha financiare për SHBA-në, ndërsa Irani nuk po tregon shenja dorëzimi.

Përkundrazi, Teherani ka reaguar duke nxitur një krizë energjetike globale, përmes bllokimit të Ngushticës së Hormuzit – një arterie kyçe për furnizimin me naftë në botë.

Sondazhet tregojnë se lufta po bëhet gjithnjë e më jopopullore në SHBA, ndërsa një ndërhyrje tokësore do të ishte edhe më e kundërshtuar.

Blair e përshkruan situatën si një përplasje mes dy mënyrave të ndërtimit të realitetit: “Irani ka ndërtuar realitetin që kërkon t’u imponojë qytetarëve të tij. Trump ka ndërtuar realitetin që kërkon t’u imponojë amerikanëve. Është një betejë titanësh.”

Edhe Joel Rubin, ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, paralajmëron se kjo qasje nuk funksionon në luftë. Sipas tij, konfliktet zgjidhen përmes fuqisë ushtarake dhe diplomacisë, jo përmes perceptimit apo vullnetit për të imponuar një version të realitetit.

Ndërkohë, raportet sugjerojnë se Trump po lodhet nga lufta dhe po kërkon një rrugëdalje. Por sfida pёr tё ёshtё: si do të paraqitet fundi i konfliktit – si një tërheqje apo si një fitore?

Disa analistë janë skeptikë. Larry Jacobs nga Universiteti i Minesotës e quan këtë moment “Waterloo-n e Trump”. Sipas tij, ky është momenti kur miti i tij përballet me realitetin.

“Pavarësisht bindjeve politike, ekziston një realitet i qartë: Trump ka arritur në momentin e së vërtetës. Narrativa që ka ndërtuar për dekada po shpërbëhet dhe pasojat mund të jenë të rënda – për njerëzit, ekonominë dhe pozicionin e SHBA-sё në botë”, tha ai.

(Burimi: The Guardian)

Postimi i mëparshëm

Celine Dion rikthehet në skenë pas betejës me sëmundjen e rrallë

Postimi i rradhës

Rekordi i parё i ministres “hije” tё Infrastrukturёs dhe Energjisё: 5 urdhra delegimi brenda ditës

Postimi i rradhës
Rekordi i parё i ministres “hije” tё Infrastrukturёs dhe Energjisё: 5 urdhra delegimi brenda ditës

Rekordi i parё i ministres "hije" tё Infrastrukturёs dhe Energjisё: 5 urdhra delegimi brenda ditës

  • Më të fundit
Oligarkia dhe dhurata 50-milionëshe me karburantin e sekuestruar

Oligarkia dhe dhurata 50-milionëshe me karburantin e sekuestruar

31 Mars, 2026
Rekordi i parё i ministres “hije” tё Infrastrukturёs dhe Energjisё: 5 urdhra delegimi brenda ditës

Rekordi i parё i ministres “hije” tё Infrastrukturёs dhe Energjisё: 5 urdhra delegimi brenda ditës

31 Mars, 2026
“Beteja e titanëve”: kur narrativa e Trump përplaset me realitetin e luftës

“Beteja e titanëve”: kur narrativa e Trump përplaset me realitetin e luftës

31 Mars, 2026
Celine Dion rikthehet në skenë pas betejës me sëmundjen e rrallë

Celine Dion rikthehet në skenë pas betejës me sëmundjen e rrallë

31 Mars, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Oligarkia dhe dhurata 50-milionëshe me karburantin e sekuestruar

Oligarkia dhe dhurata 50-milionëshe me karburantin e sekuestruar

31 Mars, 2026
Rekordi i parё i ministres “hije” tё Infrastrukturёs dhe Energjisё: 5 urdhra delegimi brenda ditës

Rekordi i parё i ministres “hije” tё Infrastrukturёs dhe Energjisё: 5 urdhra delegimi brenda ditës

31 Mars, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.