Çmimet e telefonave janë rritur me shpejtësi vitet e fundit, duke e kthyer blerjen e një smartphone-i të ri në një shpenzim gjithnjë e më të vështirë për familjet. Sipas një analize të publikuar nga DatosRTVE, qytetarët spanjollë sot duhet të shpenzojnë pothuajse 60% të pagës mesatare mujore për të blerë një model të ri të telefonit, ndërsa në vitin 2008 kjo shifër ishte rreth 42%.
Të dhënat tregojnë se, për shembull, blerja e iPhone 17 kërkon aktualisht 57,5% të pagës mesatare në Spanjë, e cila sot është rreth 1.667 euro. Në vitin 2008, modeli i parë i iPhone kushtonte rreth 549 euro, që përbënte vetëm 42% të pagës së atëhershme (1.303 euro). Një situatë e ngjashme vlen edhe për Samsung Galaxy, ku në vitin 2019 modeli S10 kërkonte 62,5% të pagës mujore.
Analiza tregon se rritja e çmimeve nuk lidhet vetëm me kostot teknologjike, por edhe me vendosjen strategjike të modeleve kryesore si produkte premium. Ndërkohë, markat kineze si Xiaomi kanë fituar terren duke ofruar alternativa shumë më ekonomike, duke kërkuar mesatarisht 12–14% të pagës.
Sipas studimit të konsumatorëve, 15% e blerësve planifikojnë të financojnë blerjen e telefonit me këste, dhe shumica e konsumatorëve synojnë modelet e Apple dhe Samsung.
Po nё Shqipëri?
Studimi i mёsipёrm ёshtё kryer vetёm pёr Spanjёn, por gjithsesi mund tё nxjerrim disa pёrfundime tё rëndësishme edhe për Shqipërinë, ku pagat janë ndjeshëm më të ulëta. Nëse një konsumator spanjoll shpenzon 57% të pagës për një telefon të ri, në Shqipëri — ku paga mesatare bruto është rreth 74.000–78.000 lekë (rreth 700–750 euro) — blerja e një modeli si iPhone 17 ose Samsung Galaxy S25, që kushtojnë 900–1.000 euro, do të kërkonte më shumë se një pagë të plotë mujore.
Kjo do të thotë se në Shqipëri, ku fuqia blerëse është shumë më e ulët dhe kostoja e jetesës më e lartë në raport me të ardhurat reale, njё model mё i ri telefoni tashmë është një luks, shpesh i paarritshëm pa financim ose kredi të vogla. Për shumë familje shqiptare, edhe markat mё ekonomike përfaqësojnë një kosto të ndjeshme.
Kёto tё dhёna tregojnё se sot, sidomos nё Shqipёri, modeli mё i ri i telefonit i dalё nё treg, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në njё produkt qё tregon statusin, sesa nevojat bazë.
(Burimi: RTVE)






