Në fund të dhjetorit, fjalёt “Vit i ri, fillim i ri” i dёgjojmё kudo. Bashkё me reklamat për palestra, dieta dhe zakone të reja qё mbushin rrjetet sociale, ndërsa bisedat e përditshme rrotullohen rreth asaj që secili synon të ndryshojë në janar. Megjithatë, realiteti është se shumica e objektivave të Vitit të Ri braktisen brenda pak javësh. Sipas ekspertëve, problemi nuk është mungesa e vullnetit, por mënyra se si i formulojmë qëllimet tona.
Psikologët këshillojnë të shmangen dy fjalë të zakonshme që shpesh e sabotojnë përpjekjen që në fillim: “gjithmonë” dhe “kurrë”. Këto krijojnë një mendësi ekstreme, ku çdo devijim i vogël shihet si dështim total. Premtime tё tipit se si “do të stёrvitemi gjithmonë” apo “nuk do të ha kurrë më ushqime të pashëndetshme” e vendosin njeriun nën presion dhe e bëjnë shumë të vështirë vazhdimësinë. Mjafton një ditë e lodhshme ose një zgjedhje e gabuar që i gjithë plani të duket i pavlefshëm.
Ekspertët theksojnë se objektivat funksionojnë më mirë kur janë reale dhe fleksibёl. Në vend të objektivave të mëdha dhe të paqarta, si “të humbas peshë” apo “të ndryshoj karrierë”, këshillohet të përqendrohemi te ndjesia dhe procesi. Për shembull, të synosh të ndihesh më energjik, më i qetë ose më i kënaqur me përditshmërinë krijon një drejtim më të qëndrueshëm sesa një rezultat i fiksuar.
Një tjetër gabim i zakonshëm është mungesa e përgatitjes për momentet e dobëta. Shumë njerëz planifikojnë për versionin ideal të vetes, por jo për ditët kur janë të lodhur, të stresuar ose pa motivim. Specialistët theksojnë se rrëshqitjet janë pjesë normale e çdo ndryshimi dhe nuk duhen parë si fundi i përpjekjes. Qëllimi nuk është perfeksioni, por vazhdimësia. Edhe pas një dite të humbur, rikthimi i vogël është shumë më i rëndësishëm sesa dorëzimi.
Ndryshimet më të qëndrueshme shpesh vijnë nga hapa të vegjël. Lidhja e zakoneve të reja me rutina ekzistuese – si leximi para gjumit apo disa ushtrime të lehta pas një dite tё gjatё – e bën ndryshimin më të natyrshëm dhe më pak të lodhshëm.
Ekspertёt vlerёsojnё se objektivat e Vitit të Ri kanë më shumë gjasa të funksionojnë kur janë njerëzore, fleksibёl dhe pa gjuhë ekstreme. Duke hequr dorë nga “gjithmonë” dhe “kurrë”, i japim vetes hapësirë për të mësuar, për t’u rregulluar dhe për të vazhduar përpara pa u ndjerë në faj që nuk ishim perfektë.
(Burimi: BBC)






