• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shënim

E marta e zezë: SPAK merr në dorë PIN-in dhe PUK-un e Qeverisë

17 Dhjetor, 2025
në Shënim
E marta e zezë: SPAK merr në dorë PIN-in dhe PUK-un e Qeverisë
206
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontrasT.al

Shumë besojnë bestytnitë. Dita e martë u bie ters. Nuk dihet me saktësi nga vjen ters-i, por disa thonë që Zoti krijoi të ligën dhe të keqen, pikërisht ditën e martë. Dhe për këtë arsye “mart”-istët ndalojnë së bëri shumë gjëra, në këtë ditë.

Kjo nuk vlen për SPAK dhe BKH. Për ta ditët e Zotit dhe të Qeverisë janë njëlloj.

Belinda Balluku, zëvendëskryeministre e Shqipërisë, sot u kërkua zyrtarisht të prangoset nga SPAK. Kërkesën për heqje imuniteti parlamentar e ka përcjellë formalisht përsëri kreu i “vjetër” Altin Dumani, ndërsa prokurori i çështjes është Dritan Prençi.

Të premten e kësaj “të marte” do mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i Kuvendit që është organi i cili do vlerësojë kërkesën e prokurorisë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi, për arrestimin, ose heqjen e lirisë në çfarëdo lloj forme, të Belinda Ballukut.

Këshilli për mandatet ka 10 anëtarë, 5 nga pozita dhe 5 nga opozita. Imagjinohet një përleshje forcash e barabartë në numër. Për nga cilësia opozita ka lojtarët më të mirë juridikë: Gazmend Bardhi, Oert Bylykbashi, Gent Strazimiri, Saimir Korreshi dhe në “portë” Elda Hoti. Nga ana tjetër do jenë: Niko Peleshi, Ulsi Manja, Taulant Balla, Bledar Çuçi dhe “portieri” Bledi Çomo.

SPAK nuk u mjaftua me “Tunelin e Llogarasë”, por kishte renditur gjithë tenderat që përfshijnë Ballukun në çdo kilometër rruge që rrethon Tiranën. PIN-1 “Tuneli i Llogarasë” dhe PIN-2 “Unaza e Re” duket se janë zbërthyer në duart e SPAK.

Jo vetëm rrugët ranë në duart e SPAK, por edhe informacioni.

BKH nga ana e saj, u gdhi me urdhra të tjerë arrestimesh në duar. Mirlinda Karçanaj dhe Ermal Beqiri (PUK 1) dhe Ergys Agasi (PUK 2), u kërkuan për t’u prangosur. U gjet vetëm drejtoresha e AKSH-it, kanadezja Karçanaj dhe zëvendësja e saj Hava Delibashi.

Për dy të tjerët, z. Berisha, në një konferencë për shtyp tha: “U lanë të arratisen. Janë në Dubai. SPAK i inkriminuar nuk guxon të arrestojë Lindën dhe Edi Ramën.”

Askush nga gazetarët nuk i bëri pyetjen: Po nëse arrestohet edhe çifti kryeministror, pas Belinda Ballukut, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt, Ilir Beqajt bashkë me shumë vagona të trenit të korruptuar socialist, si do qeveriset vendi?

Përgjigjen e munguar nga lideri i opozitës, do e jepte Edi Rama, lideri i mazhorancës, madje edhe nga burgu: “Partia Socialiste ka shumë resurse dhe mbi të gjitha – 83 mandate. Kryeministre do jetë Zegjine Ҫaushaj. Asgjë nuk e devijon rrugëtimin për në Evropë.”

Në të njëjtën kohë që priteshin fletë-arrestet dhe zbërthehej PIN-i dhe PUK-u i Qeverisë, kryeministri ishte në një tryezë diskutimesh në Konferencën Kombëtare për të Drejtën e Informimit.

Bashkë me Komisionerin e Informimit, Besnik Dervishi, kryeministri diskutonte për “Seksin e engjëjve”, se si çdo ministër duhej të gjobitej nëse nuk informonte brenda 10 ditësh të interesuarit për informacionet që kërkoheshin prej institucioneve që ata drejtonin.

Në një cep tjetër të pushtetit, në të njëjtën orë, në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit, Kryetari Ulsi Manja, bashkë me Zegjine Ҫaushin dhe Aulona Bylykbashin, deputetët socialistë po dëgjonin një propozim të deputetit po socialist Olsi Komici, për “rritjen e moshës së pensionit të gjyqtarëve”. Propozimi ishte: “Të rritet disa vjet mosha e pensionit të gjyqtarëve meqenëse ka ‘backlog’ dhe s’ka kush ta përballojë fluksin e dosjeve”. Pra, Zegjineja, Komici, Bylykbashi dhe Manja po diskutonin se si gjyqtarët të punonin deri në “100 vjeç”.

E marta ishte e keqe edhe për Policinë e Shtetit. Nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erjon Ismailaj, u pezullua nga detyra (pak më butë se drejtori i KESH-it dhe drejtori i ARRSH-sё, që janë në “arrest shtëpie”) për shkak se SPAK dyshon për një pengmarrje të organizuar të një biznesmeni që “sulmonte” tenderat e AKSH-it. Në qafën e Malit të Llogarasë, jo shumë larg “Tunelit”, Policia e Shtetit gjeti një ish-polic të saj, të vrarë apo vetëvrarë, kjo mbetet për t’u hetuar.

E marta po mbyllet e zezë, me disa njolla pink nëpër të. Ato erdhën nga jashtë Shqipërisë.

Në Athinë, Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, përshëndeti Greqinë “Jasas” dhe kërkoi heqjen e ligjit të luftës, ndërsa në Beograd, Aleksandër Vuçiç, lavdëroi shqiptarët që u treguan largpamës dhe pranuan projektin e Sazanit; ndërsa serbët humbën një mundësi të madhe. Një investim prej 750 milionë eurosh, nga i cili kompania e Jared Kushnerit – dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump – u tërhoq, u anulua pasi serbët nuk lejuan ndërtimin e një kompleksi luksoz në Beograd, në vendin ku janë ndërtesat e vjetra të Shtabit të Përgjithshëm të ish-Ushtrisë së Jugosllavisë.

E marta e zezë mbaroi. Po e premtja?

© Ky është shkrim ekskluziv i kontrasT.al, i cili gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar burimin e tij.

Postimi i mëparshëm

20 vjet martesë për Matt Damon dhe Luciana Barroso, historia e dashurisë që lindi larg dritave të Hollivudit

Postimi i rradhës

Si e ndryshon mendimi pozitiv trurin në vetëm pak sekonda

Postimi i rradhës
Si e ndryshon mendimi pozitiv trurin në vetëm pak sekonda

Si e ndryshon mendimi pozitiv trurin në vetëm pak sekonda

  • Më të fundit
Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

25 Shkurt, 2026
SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

25 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

25 Shkurt, 2026
SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

25 Shkurt, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.