• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shkencë-Teknologji

Edhe një gotë alkool mund të rrisë rrezikun për kancer, paralajmërojnë studiuesit

9 Shkurt, 2026
në Shkencë-Teknologji
Edhe një gotë alkool mund të rrisë rrezikun për kancer, paralajmërojnë studiuesit

Foto: Molly Cranna/TIME

12
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Alkooli renditet tashmë krah faktorëve të njohur që rrisin rrezikun për kancer, si duhani apo rrezatimi, por shumë njerëz ende nuk janë të vetëdijshëm për këtë lidhje.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) identifikojnë të paktën shtatë lloje kanceri që lidhen me alkoolin, përfshirë ato të gojës, fytit, ezofagut, mëlçisë, zorrës së trashë dhe gjirit. Studime të tjera sugjerojnë një lidhje edhe me kancerin e stomakut, pankreasit dhe prostatës.

Ekspertët theksojnë se rreziku nuk kufizohet vetëm te konsumatorët e mëdhenj. “Edhe nivele shumë të ulëta të konsumit – qoftë një pije në javë – shoqërohen me një rritje të matshme të rrezikut me kalimin e kohës,” shpjegon Dr. Ernest Hawk nga MD Anderson Cancer Center, duke shtuar se, kur bëhet fjalë për kancerin, “nuk ka një nivel plotësisht të sigurt ekspozimi”.

Vlerësohet se alkooli ka luajtur rol në rreth 5% të rasteve të kancerit të diagnostikuara në SHBA, ose afro 100 mijë raste në një vit, si edhe në dhjetëra mijëra vdekje. Megjithatë, disa studiues theksojnë se këto të dhëna bazohen kryesisht në studime vëzhguese, ku faktorë të tjerë si dieta, pesha trupore, stresi apo duhani mund të ndikojnë gjithashtu.

Shkencëtarët kanë identifikuar disa mekanizma biologjikë që mund të shpjegojnë lidhjen. Kur trupi shpërbën alkoolin, prodhohet acetaldehid – një substancë toksike që mund të dëmtojë ADN-në dhe proteinat, duke favorizuar zhvillimin e qelizave kancerogjene. Alkooli gjithashtu nxit prodhimin e radikaleve të lira që shkaktojnë inflamacion kronik, një tjetër faktor i lidhur me kancerin.

Një tjetër efekt lidhet me hormonet. Alkooli mund të rrisë nivelin e estrogjenit në gjak, duke shtuar rrezikun për kancerin e gjirit. Sipas studiuesve, ky rrezik mund të fillojë edhe me konsum shumë të moderuar – më pak se një pije në ditë.

Gratë konsiderohen më të ndjeshme ndaj këtyre efekteve, pjesërisht për shkak të peshës më të ulët trupore dhe niveleve më të vogla të një enzime që ndihmon në shpërbërjen e alkoolit. Statistikat tregojnë se rreziku i zhvillimit të një forme kanceri gjatë jetës rritet nga rreth 16% te gratë që pinë rrallë, në afro 22% te ato që konsumojnë dy pije në ditë. Për burrat, ky rrezik shkon nga rreth 10% në 13%.

Alkooli mund të pengojë edhe përthithjen e lëndëve ushqyese si vitaminat B1, B12, acidi folik dhe zinku, ndërsa njëkohësisht e bën më të lehtë depërtimin e substancave kancerogjene në qelizat e gojës – veçanërisht te personat që pinë dhe përdorin duhan.

Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se rreziku është i lidhur me sasinë. Konsumi i lartë – katër ose më shumë pije në ditë – lidhet qartë me pasoja serioze shëndetësore, ndërsa për nivelet e ulëta mbetet njëfarë pasigurie shkencore. Ajo që duket e sigurt është se sa më pak alkool të konsumohet gjatë jetës, aq më i ulët është rreziku.

Ekspertët këshillojnë kujdes dhe theksojnë se ndërprerja e konsumit mund ta ulë rrezikun, edhe pse efektet e viteve të mëparshme mund të mbeten.

(Burimi: Time)

Postimi i mëparshëm

Irani i shton mbi 7 vite burg fitueses së Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi

Postimi i rradhës

Dokumentet zbulojnë përpjekjet e Epstein për t’u afruar me Putinin dhe zyrtarë të lartë rusë

  • Më të fundit
Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

25 Shkurt, 2026
SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

25 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.