• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Argëtim Showbiz

Flet për familjen, por feston larg saj: Meghan Markle dhe kriza që nuk mbyllet

December 15, 2025
në Showbiz
Flet për familjen, por feston larg saj: Meghan Markle dhe kriza që nuk mbyllet
0
Shpërndarë
13
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Meghan Markle ka folur shpesh për rëndësinë e familjes, sidomos së fundmi në specialen festive të publikuar në Netflix, ku thekson ngrohtësinë dhe lidhjet familjare gjatë festave. Por, ndërsa mesazhi i saj është për bashkim dhe dashuri, realiteti personal duket shumë më i ndërlikuar.

Këtë fundvit, Dukesha e Sussex-it dhe Princi Harry pritet të kalojnë Krishtlindjet në shtëpinë e tyre në Montecito, Kaliforni, së bashku me dy fëmijët, Archie dhe Lilibet, si dhe me nënën e Meghan-it, Doria Ragland. Më pas, sipas burimeve për Page Six, çifti do të largohet jashtë vendit për pushime luksoze të Vitit të Ri me miq të afërt. Edhe këtë vit, ata do të jenë larg familjes mbretërore britanike, e cila do të mblidhet tradicionalisht në Sandringham.

Ndërkohë, në anën tjetër të botës, babai i Meghan Markle, Thomas Markle, po përballet me një situatë të rëndë shëndetësore. 81-vjeçari, i cili jeton në Filipine, iu nënshtrua një ndërhyrjeje emergjente për amputimin e njërёs këmbë. Operacioni ndodhi pikërisht në ditën kur edicioni special festiv i Meghan-it u shfaq në Netflix.

Zyra e shtypit e Dukeshës deklaroi se ajo kishte tentuar të kontaktonte të atin, por vetë Thomas Markle mohoi se kishte marrë ndonjë mesazh nga vajza e tij. “Nuk dua të vdes i ndarë nga Meghan. Dua të takoj nipërit e mi,” u shpreh ai për mediat britanike. Vetëm pas disa ditësh, përfaqësuesit e Markle konfirmuan se një letër kishte mbërritur më në fund në spital, duke pranuar se komunikimi direkt kishte qenë “jashtëzakonisht i vështirë”.

Megjithatë, burime të afërta me familjen pohojnë se Meghan nuk ka plane të udhëtojë drejt Filipineve për të parë të atin, edhe pse, sipas tyre, një udhëtim i tillë do të ishte i realizueshëm lehtësisht për çiftin, i cili ka përdorur shpesh avionë privatë të vënë në dispozicion nga miq të pasur. “Ajo e di ku ndodhet, ka numrin dhe emrin e spitalit. Por nuk shkon dhe as nuk e telefonon,” tha një burim për Page Six.

Marrëdhënia mes Meghan Markle dhe babait të saj është e ndërprerë që prej vitit 2018, pak para martesës së saj me Princin Harry. Konflikti shpërtheu pasi Thomas Markle pranoi se kishte pozuar për fotografë, gjë që Meghan e konsideroi tradhti. Ai nuk mori pjesë në dasmë, duke u zëvendësuar nga Mbreti Charles, atëherë Princi i Uellsit. Më vonë, Meghan paditi një gazetë britanike për publikimin e një letre private drejtuar të atit dhe fitoi çështjen në gjykatë.

Ndërsa raportet me familjen e saj mbeten të ngrira, edhe marrëdhënia e Harry-t me familjen mbretërore vazhdon të jetë e ftohtë. Edhe pse ai u takua shkurtimisht me të atin, Mbretin Charles, në shtator pas më shumë se një viti pa komunikim, çifti nuk u ftua për festat në Sandringham. Kjo ndodh në një kohë kur Mbreti Charles vijon trajtimin mjekёsor dhe vetë Harry ka shprehur publikisht dëshirën për pajtim.

Në këtë sfond, pyetja mbetet e hapur: a do të arrijnë Meghan dhe Harry të rindërtojnë ndonjëherë urat e prishura me familjet e tyre? Sipas një burimi pranë çiftit, përgjigjja është e thjeshtë, por e vështirë për t’u zbatuar: “Topi është në fushën e tyre.”

(Burimi: Page Six)

Postimi i mëparshëm

“In memoriam”, botohet monografi për Nexhmedin Zajmin, familja sjell studimin me imazhe të veprave të piktorit

Postimi i rradhës

Lahuta tashmë pasuri e mbrojtur nga UNESCO

Postimi i rradhës
Lahuta tashmë pasuri e mbrojtur nga UNESCO

Lahuta tashmë pasuri e mbrojtur nga UNESCO

  • Më të fundit
Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

January 8, 2026
Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

January 8, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.