Gjykata e Krimeve të Rënda në Gironde në Francë ka dënuar një grua me 18 vjet burg për mbytjen e vajzave të saj binjake 3-muajshe në vitin 2022.
37-vjeçarja Jennifer Bertrand vuante nga depresion i rëndë pas lindjes. Gjatë leximit të dënimit, ajo ndenji me kokën ulur, pa asnjё reagim.
“Që kur dy njerëzit më të rëndësishëm në botë më lanë, jeta ime ka ndaluar. I dua ata më shumë se çdo gjë dhe për mua, mungesa e tyre është dënimi më i keq i mundshëm“, deklaroi e pandehura, me zërin e mbytur nga dëshpërimi.
Gruaja pranoi se i kishte mbytur vajzat e saj Ambre dhe Emma më 19 dhjetor 2022, duke u vendosur lodra pellushi mbi fytyrat e vogla dhe duke i shtypur me dorë për “rreth një minutë”. Ajo tha se kjo ishte një mënyra e saj për t’i “qetësuar” kur ato qanin.
(Burimi: ANSA)






