Dhjetori sjell një program të pasur me opera, koncerte festive, shfaqje popullore dhe baletin e dashur “Arrëthyesi” të Tchaikowskyt. Me aktivitete për të gjitha moshat, skena e Teatrit Kombёtar tё Operas dhe Baletit kthehet në një nga ndalesat kryesore kulturore të fundvitit.
Duke nisur nga 14 dhjetori e deri në fund të muajit, Teatri Kombёtar i Operas dhe Baletit ёshtё një pikëtakim i rëndësishëm kulturor për publikun e çdo moshe, me një kalendar të pasur aktivitetesh që ndërthurin klasiken, traditën dhe emocionin e festave. Çdo mbrëmje hapet si një kapitull i ri, ku muzika, vallja dhe zëri bashkohen në një skenë të vetme.
Përveç shfaqjeve skenike, programi i këtij viti sjell edhe aktivitete edukative dhe koncerte në ambiente më intime, duke e afruar publikun me procesin artistik dhe historinë e veprave të mëdha. Një vëmendje e veçantë i kushtohet baletit “Arrëthyesi”, i cili këtë vit shoqërohet edhe nga një konferencë që zbulon anët e tij më pak të njohura, përtej shkëlqimit të Krishtlindjeve.
Për ata që kërkojnë ku të shkojnë në ditët e fundit të vitit, skena e Teatrit Kombёtar tё Operas dhe Baletit mbetet një nga ftesat më të bukura për të hyrë në botën e festës, muzikës dhe emocionit.
Kalendari i aktiviteteve në TKOBAP | 14 dhjetor – 30 dhjetor
15–16–17 dhjetor, ora 10:00–12:00, Workshop “Kërcim pa kufij”- Ansambli Popullor, në bashkëpunim me Agjencinë e Diasporës, organizon një workshop të hapur që sjell kërcimin tradicional si gjuhë bashkimi dhe komunikimi kulturor.
18 dhjetor, ora 12:00 | Holli Koncertor, Workshop “Kërcim pa kufij”- Një tjetër takim me Ansamblin Popullor, ku publiku ka mundësi të ndjekë nga afër procesin artistik dhe energjinë e valleve tradicionale.
19 dhjetor, ora 19:00 | Holli Koncertor, Koncert vokal-instrumental “Gruaja në operën e dashurisë”. Me sopranon Alisa Katroshi dhe pianisten Herta Cane, një mbrëmje kushtuar figurës femërore në operë.
20 dhjetor, ora 19:00 | Holli Koncertor, Koncert koral “Krishtlindje në Opera”. Me Korin e TKOBAP-së dhe Korin e Zërave të Bardhë.
22 dhjetor, ora 18:00, Konferencë: “Përtej shkëlqimit të Krishtlindjeve”- Historia e fshehtë e baletit “Arrëthyesi”, me Orkestrën Simfonike, historianen e artit Nea Tandini dhe dirigjentin Sergio Alapont.
22 dhjetor, ora 19:00, Balet – Provë Gjenerale e Hapur. “The Nutcracker” (“Arrëthyesi”) – P. I. Tchaikovsky
Koreografi dhe koncepti: Edi Blloshmi, Kostumografe: Edlira Qyshka
23, 24, 26, 27, 29 dhe 30 dhjetor, ora 19:00, Balet për familje dhe fëmijë – “The Nutcracker” (“Arrëthyesi”) – P. I. Tchaikovsky. Me solistët dhe trupën e baletit, korin, Korin e Zërave të Bardhë dhe Orkestrën Simfonike të TKOBAP-së.









