Gjermania është e gatshme t’i përgjigjet drejtpërdrejt çdo shkeljeje të garancive të sigurisë së Ukrainës nga ana e Rusisë, përfshirë edhe ndërhyrjen me trupa. Këtë deklaratë e bëri kancelari gjerman Friedrich Merz në një intervistë për televizionin publik gjerman.
Sipas tij, në rast se në të ardhmen do të krijohet një zonë e demilitarizuar mes Rusisё dhe Ukrainёs, Berlini është i përgatitur të zbatojë plotësisht garancitë e sigurisë që i janë dhënë Kievit. Kjo do të thotë se, nëse Moska do të shkelte një marrëveshje të tillë, Gjermania do të reagonte, përfshirë edhe me mjete ushtarake.
Merz theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë hartuar për Ukrainën një garanci sigurie të krahasueshme me nenin 5 të NATO-s. Sipas kësaj logjike, nëse Ukraina do të sulmohej sërish pas një armëpushimi, vendet garantuese – përfshirë edhe Gjermaninë – do të ishin të detyruara të ndërhynin menjëherë për ta mbështetur, madje edhe me trupa në terren.
Deklarata e kancelarit gjerman shihet si një mesazh i qartë ndaj Moskës se çdo shkelje e marrëveshjeve të sigurisë do të përballej me një reagim të fortë dhe të koordinuar nga aleatët perëndimorë.
(Burimi: BerlinoMagazine)






