• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Gjermania synon tё rikthejё ushtrinё e hekurt– projektligji i ri për shёrbimin ushtarak

November 27, 2025
në Aktualitet, Bota
Gjermania synon tё rikthejё ushtrinё e hekurt– projektligji i ri për shёrbimin ushtarak
0
Shpërndarë
11
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e tensioneve të sigurisë në Evropë dhe frika e një pushtimi të mundshëm rus kanë shtyrë Gjermaninë të ndërmarrë reforma të thella ushtarake. Kancelari gjerman Friedrich Merz është zotuar këtë vit të ndërtojë ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë, një objektiv ambicioz për një vend që ka kaluar dekada me investime minimale në mbrojtje.

Qeveria e koalicionit miratoi javën e kaluar një projektligj të ri që synon forcimin e kapaciteteve ushtarake të vendit dhe rritjen e numrit të trupave. Plani parashikon rritjen e rradhёve tё ushtrisё nga rreth 180,000 të tanishëm në 260,000 ushtarë aktivë deri në vitin 2035, përveç 200,000 rezervistëve shtesë. Fillimisht, rekrutimi do të jetë vullnetar, me stimuj financiarë të dukshëm, përfshirë pagë fillestare prej 2,600 eurosh në muaj – 450 euro më shumë se aktualisht. Nëse objektivat nuk arrihen, qeveria rezervon të drejtën të aktivizojë thirrjet e detyrueshme.

Që nga viti i ardhshëm, të gjithë 18-vjeçarët do të marrin një pyetësor mbi gatishmërinë për të shërbyer; për djemtë, plotësimi do të jetë i detyrueshëm. Nga viti 2027, djemtë do t’i nënshtrohen edhe kontrolleve të detyrueshme mjekësore. Lëvizja vjen në një kohë kur administrata Trump paralajmëron se Evropa duhet të marrë përgjegjësinë për sigurinë e saj dhe ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, po shtohen gjithnjё e mё shumё paralajmërime nga ekspertët se Moska mund të synojë një vend të NATO-s në të ardhmen.

Minna Ålander, analiste në Chatham House, thotë se për shkak të pozitës gjeografike, Gjermania mund të luajë një rol vendimtar në mbrojtjen konvencionale të kontinentit: “Nëse planet për të arritur kёto shifra tё reja realizohen, do të ishte shumë e rëndësishme për Evropën, por kjo do të mund të ndodhë vetëm në vitin 2030.”

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë, gjenerali Carsten Breuer, paralajmëroi në një intervistë për BBC se NATO duhet të përgatitet për një sulm të mundshëm rus brenda katër viteve të ardhshme, ndoshta që në vitin 2029.

Projektligji u parapri nga debate të ashpra mes partnerëve të koalicionit CDU dhe SPD, përfshirë propozimin e një sistemi “llotarie” për përzgjedhje të të rinjve në shërbim, i cili u hodh poshtë nga ministri i mbrojtjes Boris Pistorius. Ai tha se theksi duhet të jetë te stimujt dhe motivimi, jo te shorti detyrues. Pistorius e cilësoi projekt-reformën si moderne dhe të përshtatshme për frymën e kohës, duke shtuar se “nuk ka arsye për frikë”, dhe se një ushtri e fortë është mënyra më e sigurt për të shmangur konfliktin.

Megjithatë, lëvizja mbetet shumë e diskutueshme. E majta politike gjermane mbetet fuqishëm kundër rikthimit të çdo forme rekrutimi të detyrueshëm. Një sondazh Forsa, botuar në tetor nga Die Welt, tregoi se 80% e votuesve të partisë Die Linke e kundërshtojnë idenë. Disa analistë paralajmërojnë se imponimi i shërbimit të detyrueshëm mbi një publik skeptik mund të ushqejë ekstremizmin si në të djathtë ashtu edhe në të majtë.

Të rinjtë kanë shprehur dilema dhe pasiguri. Një 17-vjeçar i intervistuar nga CNN tha:
“Është e rëndësishme të jemi në gjendje të mbrojmë veten, por jam në NATO për këtë arsye. Unë e dua Gjermaninë, por nuk do të thoja se dua të luftoj. Kam një jetë tjetër në mendje.”

Të tjerë shprehën shqetësimin se shërbimi i detyrueshëm do të ndërpriste arsimin e tyre. Ndërkohë, kjo pasqyrohet edhe në rritjen e kërkesave për statusin e “kundërshtarit të ndërgjegjes” (ata qё pёr shkak tё bindjeve morale apo fetare nuk mund tё vihen nёn armё). Vetёm kёtё vit janё shёnuar 3,034 aplikime pёr kёtё status– shifra më e madhe që prej pezullimit të rekrutimit në vitin 2011.

Këto reforma vijnë pas tre dekadave neglizhence të mbrojtjes, periudhë kur buxheti i ushtrisë gjermane qëndroi nën 2% të PBB-së dhe mentaliteti pacifist dominonte pas Luftës së Dytë Botërore. Pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022 ndryshoi rrënjësisht këtë klimë. Ish-kancelari Olaf Scholz shpalli një “Zeitenwende” – epokë ndryshimi, duke krijuar një fond të posaçëm prej 100 miliardë eurosh për modernizimin e ushtrisё.

Qëndrimi u forcua me ardhjen në pushtet të Merz, i cili jo vetëm është zotuar të dyfishojë buxhetin e mbrojtjes, por ka theksuar se “Presidenti rus Putin kupton vetëm gjuhën e forcёs.”

(Pёrshtatur nga CNN)

Postimi i mëparshëm

“E mёrkura e hashashit”: Tradita e re amerikane që po bëhet pjesë e tryezave familjare

Postimi i rradhës

Shkenca sfidon moshën: molekula natyrale që ngadalësojnë plakjen

Postimi i rradhës
Shkenca sfidon moshën: molekula natyrale që ngadalësojnë plakjen

Shkenca sfidon moshën: molekula natyrale që ngadalësojnë plakjen

  • Më të fundit
Takim kortezie apo sinjal në prag të vendimit për Ballukun? Gonzato në Gjykatën Kushtetuese

Takim kortezie apo sinjal në prag të vendimit për Ballukun? Gonzato në Gjykatën Kushtetuese

January 9, 2026
Mes protestave masive në Iran, Trump shmang mbështetjen për një udhëheqës të ri

Mes protestave masive në Iran, Trump shmang mbështetjen për një udhëheqës të ri

January 9, 2026
Përballë së keqes: si të mbetemi njerëzorë në një botë të trazuar

Përballë së keqes: si të mbetemi njerëzorë në një botë të trazuar

January 9, 2026
Putini si “James Bond” rus? Si filmi i Jude Law ushqen mitin e Kremlinit më shumë sesa e rrëzon

Putini si “James Bond” rus? Si filmi i Jude Law ushqen mitin e Kremlinit më shumë sesa e rrëzon

January 9, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Takim kortezie apo sinjal në prag të vendimit për Ballukun? Gonzato në Gjykatën Kushtetuese

Takim kortezie apo sinjal në prag të vendimit për Ballukun? Gonzato në Gjykatën Kushtetuese

January 9, 2026
Mes protestave masive në Iran, Trump shmang mbështetjen për një udhëheqës të ri

Mes protestave masive në Iran, Trump shmang mbështetjen për një udhëheqës të ri

January 9, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.