• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shënim

Gjykata e Lartë “sajon” ceremoni: Viti Gjyqësor – “Puna mbarë gjyqtarё” apo “Prisni se Drejtësinë rrugës e keni qytetarë!”

27 Janar, 2026
në Shënim
Gjykata e Lartë “sajon” ceremoni: Viti Gjyqësor – “Puna mbarë gjyqtarё” apo “Prisni se Drejtësinë rrugës e keni qytetarë!”
1.7k
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontrasT.al

Në sallën e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë u organizua sot, për herë të parë në historinë institucionale të sistemit gjyqësor, një ceremoni solemne për Hapjen e Vitit të ri Gjyqësor. Ky është një aktivitet i ri në kalendarin e drejtësisë shqiptare, që synon të vendosë një traditë të përvitshme reflektimi dhe transparence ndaj publikut, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

Nisma vjen në një moment kur sistemi i drejtësisë është thuajse në kolaps dhe justifikohet se është ende në fazë konsolidimi për shkak të reformës së thellë të filluar 10 vite më parë (2016).

Ironik është fakti se ata që projektuan sistemin e drejtësisë që kemi sot, e implementuan sipas ndikimit të tyre të drejtpërdrejtë – u reshtuan përballë kamerave të medias dhe njëri-tjetrit për këtë ceremoni.

“Starёt” e ceremonisë

Si në një dekor të montuar me ngut dhe sforcim, regjisori i ceremonisë nuk kishte arritur t’i vendoste të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë nëpër “llozhat” e rëndësisë së tyre.

Përballë trupës me veshjet pompoze të Gjykatës së Lartë, qëndronte skalioni i parë i autoriteteve më të larta morale dhe institucionale të shoqërisë sonë me në krye Avokatin e Popullit, Endrit Shabani, çunakun ministër drejtësie, Besfort Lamallari, Presidentin e Republikës Bajram Begaj, Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji, Kryetarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, Kryetaren e Kёshillit tё Lartё tё Prokurorisё, Mirela Bogdani, ish-Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, Arben Rakipin e Kodit Penal, dhe Rektorin e UET, Artan Hoxha.

Një miksim “baballarësh” dhe “bijsh” të të njëjtit sistem drejtësie, me të njëjtin përfundim, në të njëjtën ceremoni ku urimi “Puna mbarë gjyqtarё” duket sikur përqesh pa zë “Prisni se Drejtësinë rrugës e keni qytetarë!”.

Si në çdo event artistik xhelozitë dhe tekat nuk munguan edhe sot në ceremoninë e drejtësisë.

Nuk ishte prezent Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Ҫela, as kreu i ILD-së Artur Metani. Altin Dumani vërtet ia kishte lënë vendin kreut të ri Klodjan Brahos, ashtu si Ulsi Manja – Fatmir Xhafës, por këta të ftuar ia lanë vendin përshëndetës Maksim Haxhisë, kreut të Dhomës së Avokatëve dhe avokatit të Ergys Agasit.

Epoka “Sadushi”

Këtë herë, Gjykata e Lartë duket se kërkon të vendosë më qartë peshën e saj institucionale dhe të shfaqet si një aktor më aktiv në drejtimin moral dhe profesional të sistemit, bashkë me kryetarin e saj Sokol Sadushin.

Në fjalën e tij, ai theksoi se “drejtësia duhet të jetë e pavarur në vendimmarrje, e përgjegjshme në standard dhe e denjë ndaj qytetarit”, duke nënvizuar se “besimi publik nuk kërkohet, por fitohet vendim pas vendimi, duke vendosur kështu theksin tek cilësia konkrete e punës së gjykatave.”

Fjalë domethënëse për një sistem drejtësie që nuk funksionon.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti me patetizmin karakteristik presidencial, më pas Ministri i Drejtësisë kritikoi ILD-në, ndërsa Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, si në çdo event, përshëndetjen e nxjerr nga gurra popullore.

Lexoi një përshëndetje edhe Zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Arqilea Koça, si dhe Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia.

Mesazhet publike ishin të njëjta: pavarësi, bashkëpunim institucional, integritet dhe standarde më të larta profesionale. Por fakti që kjo ceremoni organizohet për herë të parë pikërisht tani, sugjeron një synim tjetër të qartë: Gjykata e Lartë kërkon të afirmojë më fort rolin e saj si maja e piramidës gjyqësore dhe si faktor orientues për gjithë sistemin e drejtësisë në vend, me “diamantin” e saj Sokol Sadushi.

Një synim për pushtet brenda pushtetit, në një realitet ku qytetarët pa shpresë kërkojnë drejtësi dhe nuk e marrin dot në jetën natyrale biologjike. Statistikat e gjyqësorit përndjekin jetën e përditshme të çdo shqiptari që “përplaset” me sistemin që duhet të japë drejtësi. Shifrat flasin dhe godasin fort atë që asnjë ceremoni apo përpjekje për të afruar drejtësinë me publikun, nuk e sistemon dot.

Prania e shumë përfaqësuesve politikë dhe diplomatikë në ceremoninë që duhej të ishte për ata – qytetarët e thjeshtë, tregon më së miri sa larg ishte synimi i ceremonisë me publikun që e sheh nga televizioni, rrjetet sociale apo radhët e pambarimta nëpër gjykata.

Një kontrast domethënës ky, që kujton se sfida më e madhe e sistemit nuk është organizimi i ceremonive që synojnë një “10-vjeçar tjetër pushtet”, por rikthimi i besimit të qytetarëve te drejtësia, që ka humbur së funksionuari në praktikë — sepse kanë humbur vendimet e drejta, proceset e shpejta dhe barazia para ligjit. Ka humbur shpresa që një ditë drejtësia do i takojë shqiptarët me respekt.

© Ky është shkrim ekskluziv i kontrasT.al, i cili gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar burimin e tij.

Postimi i mëparshëm

Proteina ka dalё “jashtё loje”, fibra është trendi i ri: pse ushqimet për tretje të mirë po pushtojnë tregun

Postimi i rradhës

Britania goditet më fort nga shkurtimet e vendeve të punës prej Inteligjencës Artificiale

Postimi i rradhës
Britania goditet më fort nga shkurtimet e vendeve të punës prej Inteligjencës Artificiale

Britania goditet më fort nga shkurtimet e vendeve të punës prej Inteligjencës Artificiale

  • Më të fundit
Nis Samiti global i Inteligjencës Artificiale në Indi: “Mirëqenie për të gjithë” në qendër të debatit

Nis Samiti global i Inteligjencës Artificiale në Indi: “Mirëqenie për të gjithë” në qendër të debatit

16 Shkurt, 2026
Lobimi si nevojё pёr alibinё e korrupsionit / Korridori qё u hap me ligjin e botuar sot nё Fletoren Zyrtare

Lobimi si nevojё pёr alibinё e korrupsionit / Korridori qё u hap me ligjin e botuar sot nё Fletoren Zyrtare

16 Shkurt, 2026
Rubio në Budapest: “Suksesi juaj është suksesi ynë”, SHBA mbështet Orbanin para zgjedhjeve

Rubio në Budapest: “Suksesi juaj është suksesi ynë”, SHBA mbështet Orbanin para zgjedhjeve

16 Shkurt, 2026
Portugalia që nuk e njihni: Guimarães, qyteti i gjelbër që pritet të pushtojë hartën e udhëtimeve në 2026

Portugalia që nuk e njihni: Guimarães, qyteti i gjelbër që pritet të pushtojë hartën e udhëtimeve në 2026

16 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Nis Samiti global i Inteligjencës Artificiale në Indi: “Mirëqenie për të gjithë” në qendër të debatit

Nis Samiti global i Inteligjencës Artificiale në Indi: “Mirëqenie për të gjithë” në qendër të debatit

16 Shkurt, 2026
Lobimi si nevojё pёr alibinё e korrupsionit / Korridori qё u hap me ligjin e botuar sot nё Fletoren Zyrtare

Lobimi si nevojё pёr alibinё e korrupsionit / Korridori qё u hap me ligjin e botuar sot nё Fletoren Zyrtare

16 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.