• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Kosova

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i jep drejtim krizës: 34 ditë për presidentin, ndryshe vendi shkon në zgjedhje

26 Mars, 2026
në Kosova
Gjykata Kushtetuese e Kosovës i jep drejtim krizës: 34 ditë për presidentin, ndryshe vendi shkon në zgjedhje

Foto: Driton Paçarada/Koha.net

14
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Në një moment kyç për institucionet e Kosovës, Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim që i jep drejtim të qartë një situate të paqartë politike dhe kushtetuese, duke vendosur rregulla loje që politika nuk arriti t’i zgjidhë vetë.

Me vendimin e publikuar, Kushtetuesja ka rrëzuar dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, duke e shpallur atë pa asnjë efekt juridik dhe duke rikthyer mandatin e deputetëve në funksion të plotë.

Por më e rëndësishmja është se gjykata nuk është mjaftuar vetëm me anulimin e dekretit. Ajo ka vendosur një afat të qartë: Kuvendi ka 34 ditë kohë për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë shpërndarja e Kuvendit bëhet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, që sipas përllogaritjeve bie më së largu deri më 7 qershor.

Ky vendim vjen pas një bllokimi politik që kulmoi më 5 mars, kur tentativa për zgjedhjen e presidentit dështoi për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita bojkotoi seancën. Në mungesë të një marrëveshjeje politike, presidentja Osmani vendosi shpërndarjen e Kuvendit, një hap që u kontestua dhe përfundoi në Gjykatën Kushtetuese.

Në arsyetimin e saj, gjykata ka sqaruar një dilemë të rëndësishme kushtetuese: ajo ka theksuar se Kuvendi ka në dispozicion deri në 60 ditë për të zgjedhur presidentin, por në të njëjtën kohë ka detyrimin që këtë ta bëjë jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Në rastin konkret, duke qenë se Kuvendi u konstituua me vonesë, gjykata ka vendosur një zgjidhje praktike duke i lënë deputetëve edhe 34 ditë kohë për të përfunduar procesin.

Në thelb, vendimi i Kushtetueses zhvendos përgjegjësinë drejtpërdrejt tek politika. Nuk është dekreti që e çon vendin në zgjedhje, por dështimi i deputetëve për të zgjedhur presidentin.

Ky interpretim është mirëpritur nga Presidenca, e cila thekson se gjykata nuk ka konstatuar asnjë shkelje kushtetuese nga ana e presidentes, ndërsa nga ana tjetër, përfaqësues të mazhorancës kanë theksuar se vendimi konfirmon se dekreti ishte në kundërshtim me Kushtetutën. Edhe opozita, ndonëse me lexime të ndryshme politike, ka pranuar vendimin si udhërrëfyes për hapat e ardhshëm.

Tashmë topi është në fushën e Kuvendit. Nëse brenda këtij afati nuk arrihet një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Ndryshe nga simotra e saj nё anёn shqiptare, qё shpesh shmang përgjegjësinë dhe zvarrit vendimmarrjen, ky vendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës jep një mesazh të qartë: kur politika bllokohet, është drejtësia që vendos kufijtë dhe detyron zgjidhjen.

Postimi i mëparshëm

Maduro në burgun famëkeq të Nju Jorkut: Izolim, ushqim i dyshimtë dhe mbyllur nё qeli 23 orë në ditë

Postimi i rradhës

Lufta SHBA–Iran: Refuzohet plani amerikan për paqe, Izraeli përshkallëzon sulmet

Postimi i rradhës
Konflikti Iran–SHBA hyn në javën e tretë: sulmet dhe paralajmërimet ashpёrsohen

Lufta SHBA–Iran: Refuzohet plani amerikan për paqe, Izraeli përshkallëzon sulmet

  • Më të fundit
Iran në mobilizim: mijëra njerëz në Teheran betohen për rezistencë mes luftës me SHBA-në dhe Izraelin

Iran në mobilizim: mijëra njerëz në Teheran betohen për rezistencë mes luftës me SHBA-në dhe Izraelin

2 Prill, 2026
Opozita e Tajvanit kërkon “ulje tensionesh” me Kinën para vizitës në Pekin

Opozita e Tajvanit kërkon “ulje tensionesh” me Kinën para vizitës në Pekin

2 Prill, 2026
Gjykata rrëzon pezullimin e kreut të IMT-së vetëm 48 orë pas vendimit të parë – çështja zbehet me shpejtësi

Gjykata rrëzon pezullimin e kreut të IMT-së vetëm 48 orë pas vendimit të parë – çështja zbehet me shpejtësi

2 Prill, 2026
44 vite burg për një krim që nuk e bëri — tani rrezikon dëbimin: realiteti i (pa)drejtësisë amerikane

44 vite burg për një krim që nuk e bëri — tani rrezikon dëbimin: realiteti i (pa)drejtësisë amerikane

2 Prill, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Iran në mobilizim: mijëra njerëz në Teheran betohen për rezistencë mes luftës me SHBA-në dhe Izraelin

Iran në mobilizim: mijëra njerëz në Teheran betohen për rezistencë mes luftës me SHBA-në dhe Izraelin

2 Prill, 2026
Opozita e Tajvanit kërkon “ulje tensionesh” me Kinën para vizitës në Pekin

Opozita e Tajvanit kërkon “ulje tensionesh” me Kinën para vizitës në Pekin

2 Prill, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.