• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

Goditet rëndë “Gjumashi” i ILD: Qeveria i hedh një thes me para

January 9, 2026
në Drejtësi-Ligj
Goditet rëndë “Gjumashi” i ILD: Qeveria i hedh një thes me para
0
Shpërndarë
47
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Në datën 18 dhjetor 2025, Kuvendi miratoi Vendimin nr. 116, i cili u botua në Fletoren Zyrtare ditën e mërkurë, më 7 janar, duke ndryshuar strukturën organizative dhe organikën e Inspektorit tё Lartë tё Drejtësisë.

Një vendim që në pamje të parë shitet si rregullim teknik, por që në thelb përfaqëson një ndërhyrje të rëndë politike dhe financiare në një institucion që prej vitesh akuzohet publikisht se nuk prodhon asnjë rezultat konkret, por vetёm fle gjumё.

Nga 93 punonjës të parashikuar në vitin 2020, ILD-ja sot shkon në 101. Tetë punonjës më shumë, më shumë paga, më shumë shpenzime. Por problemi nuk është thjesht rritja e numrit. Problemi është se kjo rritje nuk shkon aty ku duhet. Nuk shkon te inspektimi, nuk shkon te hetimi disiplinor, nuk shkon te ndëshkimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve problematikë. Shkon te kabinetet, te stafet mbështetëse dhe te strukturat që prodhojnë letra, jo drejtësi.

Kabineti i Inspektorit të Lartë fryhet nga 9 në 11 punonjës. Dy këshilltarë më shumë, në një institucion që nuk ka nevojë për më shumë këshilla, por për më shumë punë konkrete. Për një institucion që është kritikuar për pasivitet dhe heshtje, shtimi i kabinetit nuk është reformë, por rehati.

Ndërkohë, goditja më e rëndë i jepet pikërisht zemrës së institucionit. Njësia e inspektorëve, themeli mbi të cilin duhet të mbështetet ILD-ja, tkurret. Nga 28 inspektorë në vitin 2020, 14 magjistratë dhe 14 jomagjistratë, sot mbeten vetëm 20, me nga 10 në secilën kategori. Tetë inspektorë më pak. Ironia është se kjo njësi ka qenë prej kohësh e paplotësuar, jo sepse nuk kishte interes për të punuar aty, por sepse vetë institucioni nuk ka krijuar kushte transparente rekrutimi. Në vend që të forcohet, inspektimi pritet me vendim të Kuvendit.

Në të njëjtën kohë, ndihmësinspektorët shtohen. Nga 18 bëhen 23. Pesë vende të reja, me paga të majme. Funksione më të lehta për t’u mbushur, me më pak kërkesa ligjore, me më pak verifikime pasurie dhe figure, me më shumë hapësirë për emërime të rehatshme.

Edhe drejtoria e shërbimeve juridike fryhet. Nga 13 punonjës shkon në 20, sepse i shtohen edhe çështjet e ashtuquajtura të “integrimit”.

Çfarë integrimi i duhet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë?

ILD nuk është institucion negociues, nuk është ministri, nuk është trupë politike. Për më tepër, integrimi përzihet me analizën dhe monitorimin e rekomandimeve të inspektimit, duke krijuar një strukturë hibride, të paqartë, ku përgjegjësitë treten dhe askush nuk mban llogari për asgjë.

Në shërbimet mbështetëse krijohet një sektor i veçantë arkiv-protokolli me pesë punonjës, nga njё punonjёs arkiv protokolli qё kishte mё parё. Zyrtarisht për shkak të ngarkesës së madhe. Dhe po, ngarkesa ekziston. Janë mijëra e mijëra ankesa të qytetarëve për gjyqtarë dhe prokurorë. Problemi është se këto ankesa nuk hetohen, por arkivohen. Flene në sirtarë. Dhe arkivi rritet, ndërsa drejtësia mbetet po aty ku ka qenë.

Në fund, ka dhe njё ndryshim qё nuk duket aq alarmant nё raport me shkurtimin e inspektorёve, ama ёshtё mbase mё i rrezikshëm: zhduket sektori i Auditimit të Brendshëm. Një institucion që rrit stafin, rrit pagat dhe menaxhon fonde publike, mbetet pa mekanizmin e vet të kontrollit të brendshëm. Pa sy. Pa filtër. Pa frena.

Në përfundim, një institucion i kritikuar për mosveprim shpërblehet me më shumë para publike.

“Gjumashi” nuk zgjohet. Përkundrazi, mbulohet me një thes të ri parash, ndërsa qytetarët vazhdojnë të presin drejtësinë që nuk vjen.

Postimi i mëparshëm

“NATO pa SHBA-në është e dobët”: Trump forcon presionin për Groenlandën

Postimi i rradhës

Zakoni nr.1 që duhet ta lini nëse vuani nga ankthi (dhe shumica nuk e kuptojnë pse)

Postimi i rradhës
Zakoni nr.1 që duhet ta lini nëse vuani nga ankthi (dhe shumica nuk e kuptojnë pse)

Zakoni nr.1 që duhet ta lini nëse vuani nga ankthi (dhe shumica nuk e kuptojnë pse)

  • Më të fundit
Një kullë librash që “çmendi” rrjetet: si TikTok-u solli turma të papritura në bibliotekën e Pragës

Një kullë librash që “çmendi” rrjetet: si TikTok-u solli turma të papritura në bibliotekën e Pragës

January 10, 2026
Zakoni nr.1 që duhet ta lini nëse vuani nga ankthi (dhe shumica nuk e kuptojnë pse)

Zakoni nr.1 që duhet ta lini nëse vuani nga ankthi (dhe shumica nuk e kuptojnë pse)

January 10, 2026
Goditet rëndë “Gjumashi” i ILD: Qeveria i hedh një thes me para

Goditet rëndë “Gjumashi” i ILD: Qeveria i hedh një thes me para

January 9, 2026
Trump shpall hetim për rrjetin e Epstein: në listë Bill Clinton dhe figura të tjera të fuqishme

“NATO pa SHBA-në është e dobët”: Trump forcon presionin për Groenlandën

January 9, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Një kullë librash që “çmendi” rrjetet: si TikTok-u solli turma të papritura në bibliotekën e Pragës

Një kullë librash që “çmendi” rrjetet: si TikTok-u solli turma të papritura në bibliotekën e Pragës

January 10, 2026
Zakoni nr.1 që duhet ta lini nëse vuani nga ankthi (dhe shumica nuk e kuptojnë pse)

Zakoni nr.1 që duhet ta lini nëse vuani nga ankthi (dhe shumica nuk e kuptojnë pse)

January 10, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.