Helen Flanagan kaloi një 2025 të mbushur me surpriza të bukura dhe të pakëndshme. Ajo iu rikthye aktrimit dhe televizionit, por pati edhe një aksident me makinë.
Aktorja e bërë e famshme me rolin në “Coronation Street”, luajti vitin e shkuar në filmin “Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët” një rol të vështirë pantonimik, ndërkohë që pati edhe probleme.
Megjithëse me një karrierë të gjatë dhe 35 vjeç, Helen nuk i turpërohet kamerave dhe fotove hot për t’i mbajtur fansat ngjitur pas llogarisë së saj në Instagram. Gjatë gjithë vitit ajo nxori foto mahnitëse që tregonin trupin e saj plot gjoks dhe u zhvesh shpesh në “internet” për të treguar sete me të brendshme. Ylli britanik zbuloi detaje rreth aksidentit që pësoi me makinë më 30 dhjetor, në fund të vitit të kaluar, por që pavarësisht kësaj “zhveshja” e saj vazhdoi në rrjetet sociale.
Në fillim të kësaj jave, shihet rregullisht duke u zhveshur deri në të brendshme në postime të ndryshme në faqen e saj të internetit, të cilat shpesh shfaqin gjoksin e saj të bollshëm që del nga setet e vogla të të brendshmeve… duke treguar se, pavarësisht kritikave, ajo nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kjo fazë e re e karrierës së saj.
Gjatë vitit 2025, Helen Flanagan u shndërrua në një nga figurat më të komentuara në rrjetet sociale britanike, falë postimeve provokuese dhe bashkëpunimeve të shumta me marka të njohura të të brendshmeve. Ajo publikoi shpesh foto dhe video ku shfaqej me sete sensuale, nga të kuqet festive të Krishtlindjeve, te të zezat klasike me dantellë apo korsete të arta që theksonin format e saj trupore. Shumë prej këtyre imazheve u bënë virale, duke sjellë mijëra komente dhe reagime, si pozitive ashtu edhe kritike.
Pavarësisht sulmeve nga disa përdorues që e akuzonin se po “e tepron” ose se nuk sillet “sipas moshës” apo rolit të saj si nënë e tre fëmijëve, aktorja ka zgjedhur të mos tërhiqet. Përkundrazi, ajo i është përgjigjur kritikave duke theksuar vetëbesimin, lirinë personale dhe të drejtën për të shprehur trupin e saj pa turp apo ndjesi faji. Në disa postime, ajo ka përdorur edhe mesazhe të drejtpërdrejta kundër fyerjeve si nёnё dhe gjykimeve të vazhdueshme ndaj grave.
Helen, e cila ka folur hapur edhe për ndërhyrjen estetike që kreu pas viteve të gjata të shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji, e sheh këtë periudhë si një rilindje personale dhe profesionale. Krahas rikthimit në skenë dhe ekran, ajo ka ndërtuar një profil të fortë si modele dhe influencuese, duke e kthyer trupin dhe imazhin e saj në një mёnyrё fitimi tё tё ardhurave.
Me fillimin e vitit 2026, duket qartë se Helen Flanagan nuk ka ndërmend të ndalet. Ajo vazhdon të “shkundë” rrjetet sociale me hiret e saj, duke treguar se nuk i nënshtrohet pritshmërive tradicionale dhe se kritikat nuk do ta pengojnë të shijojë këtë epokë të re të jetës dhe karrierës së saj.


(Burimi: THE SUN)






