Një eklips i rrallë total hënor, i njohur si “Hëna e përgjakur”, krijoi një spektakël të veçantë në qiell javёn e kaluar dhe u vëzhgua në disa pjesë të botës. Fenomeni u pa fillimisht në Australinë Perëndimore dhe më pas në pjesë të Azisë, Evropës dhe Amerikës së Veriut.
Gjatë një eklipsi total hënor, Toka vendoset mes Diellit dhe Hënës, duke bërë që Hëna të marrë një ngjyrë të kuqërremtë për shkak të dritës së filtruar nga atmosfera e Tokës.
Astronomët theksojnë se një tjetër eklips total i këtij lloji nuk pritet të ndodhë deri në natën e Vitit të Ri, më 31 dhjetor 2028.
Më poshtë janë disa nga fotografitë më të veçanta të këtij fenomeni nga vende të ndryshme të botës.
Hëna ngrihet mbi Lotte World Tower në Seul, Koreja e Jugut. Foto: Jintak Han / Zuma Press Wire / Shutterstock
Fenomeni qiellor mbi Detin Mesdhe në Limasol, Qipro. Foto: Petros Karadjias / AP
Eklipsi total hënor dhe “hëna e gjakut” të fotografuara nga ‘Te Whatu Stardome’ në Auckland, Zelanda e Re, Foto Josh Aoraki / Te Whatu Stardome
Festimet e ‘Makha Bucha’ zhvillohen në tempullin budist ‘Wat Phra Dhammakaya’, në provincën Pathum Thani, Tajlandë. Foto: Anthony Wallace / AFP / Getty Images
Qielli mbi Los Anxhelos. Ndërsa Hëna e plotë futet në hijen e Tokës, ajo ndryshon ngjyrë dhe merr një nuancë të kuqërremtë si bakri. Foto: Ringo Chiu / Sopa Images / Shutterstock
Një fazë e eklipsit total hënor në San Salvador, El Salvador. Foto: Rodrigo Sura / EPA
Festimet e ‘Makha Bucha’ zhvillohen në tempullin budist ‘Wat Phra Dhammakaya’, në provincën Pathum Thani, Tajlandë. Foto: Anthony Wallace / AFP / Getty Images
Pamje mbresëlënëse nga plazhi Karang në Sanur, Indonezi. Foto: Muhammad Fauzy / NurPhoto / ShutterstockHëna shfaqet mbi kullat e katedrales së Molfettës në Molfetta, Itali. Foto: Davide Pischettola / NurPhoto / ShutterstockEkspozime të shumta janë kombinuar në kamerë për të krijuar këtë imazh të eklipsit hënor nga Auckland, Zelanda e Re. Foto: Phil Walter / Getty ImagesHëna ndriçon qiellin e natës mbi Murin e Madh të Simatait gjatë një eklipsi total hënor në Pekin, Kinë. Foto: VCG / Getty Images