• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Bota

I famshëm dje, i padukshëm sot: ndëshkimi i heshtur për një zë kundër pushtetit

December 15, 2025
në Bota, Politikë
I famshëm dje, i padukshëm sot: ndëshkimi i heshtur për një zë kundër pushtetit
0
Shpërndarë
16
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Mjaftoi një postim në Instagram që Ivan Urgant, një nga figurat më të dashura dhe më të fuqishme të televizionit rus, të fshihej pothuajse plotësisht nga jeta publike në Rusi.

Urgant, për vite me radhë “mbreti” i humorit të natës në ekranet ruse, shprehu kundërshtimin e tij ndaj pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022. Pas këtij gjesti simbolik, karriera e tij mori një kthesë dramatike: u hoq nga kastet e filmave humoristikё ku kishte luajtur për tetë vite radhazi, u zhduk nga programet e Vitit të Ri dhe emisioni i tij i famshëm “Evening Urgant” në kanalin shtetëror Channel One u mbyll pas një dekade transmetimi.

Ndryshe nga shumë artistë të tjerë kritikë të luftës, Urgant nuk u largua nga Rusia. Por qëndrimi i tij e vendosi në një gjendje të pazakontë: as i ndaluar zyrtarisht, as i lejuar realisht. Një ndalim i pashpallur nga Kremlini e ka mbajtur larg televizionit, filmit dhe eventeve të mëdha publike. Sot, sipas personave që e njohin nga afër, ai siguron të ardhura duke prezantuar dasma luksoze, ditëlindje private dhe evente tё korporatave, kryesisht për elitën e pasur. Herë pas here këndon me kitarë në festa të mbyllura, larg syve të publikut të gjerë.

Jashtë Rusisë, ku ende mund të dalë në skenë, Urgant tregohet i kujdesshëm. Ai shmang përmendjen e drejtpërdrejtë të luftës, nga frika se ndëshkimi ndaj tij mund të ashpërsohet. Në një shfaqje së fundmi në Berlin, ai ironizoi fatin e vet përmes këngës: “Dikur ishte një prezantues televiziv, i pasur dhe i famshëm kudo. Pastaj një ditë hyri në internet dhe postoi një katror të vogël të zi.”

Rënia e tij nga maja e famës tregon sesi Vladimir Putin ka riformatuar peizazhin kulturor rus, duke përdorur lista të zeza jozyrtare, presion të heshtur dhe fushata denigruese për të mbajtur artistët nën kontroll. Sipas burimeve të njohura me situatën, figura të njohura ruse kanë tentuar t’i kërkojnë drejtpërdrejt Putinit rehabilitimin e Urgantit, por presidenti ka reaguar me zemërim, duke u mbështetur edhe në informacione të pasakta të përgatitura nga shërbimet sekrete mbi “besnikërinë” e tij.

Ndërkohë, qindra artistë, biznesmenë dhe zyrtarë rusë kanë zgjedhur heshtjen për të ruajtur karrierën, në një vend ku kritika ndaj ushtrisë është e ndaluar dhe kundërshtimi i luftës konsiderohet tradhti. Urgant, megjithatë, nuk e ka fshirë kurrë postimin e tij kundër luftës, ndryshe nga shumë kolegë që e hoqën më vonë për të vazhduar punën.

I lindur në një familje të njohur artistësh sovjetikë, Ivan Urgant u bë një figurë qendrore e televizionit rus në vitin 2012, kur Channel One e zgjodhi për të drejtuar “Evening Urgant”, një format i frymëzuar nga talk show-et amerikanë të natës. Emisioni u kthye shpejt në sukses, duke sjellë në Moskë yje botërorë si Robert De Niro, Pierce Brosnan, Jackie Chan, Justin Timberlake dhe Stephen Colbert.

Edhe pse nuk sulmonte drejtpërdrejt Kremlinin, Urgant shpesh testonte kufijtë e lejuar, duke ironizuar figura të pushtetit, propagandistë shtetërorë dhe aleatë politikë të Rusisë. Për shumë shikues, pikërisht kjo ndjesi e “lirisë së vogël” e bënte emisionin të veçantë.

Gjithçka ndryshoi me fillimin e luftës në Ukrainë. Ditën e pushtimit, Urgant postoi katrorin e zi me fjalët: “Frikë dhe dhimbje. JO LUFTËS.” Pak më vonë, emisioni u hoq nga transmetimi, zyrtarisht për arsye “sociopolitike”.

Sulmet ndaj tij u shtuan edhe më shumë kur një llogari e rreme në Telegram publikoi pamje kundër luftës në emrin e tij. Edhe pse ai e mohoi përfshirjen, fushata kundër tij tashmë kishte marrë hov. Nacionalistë të zëshëm e akuzuan se kishte krijuar për vite me radhë një platformë për rusë “pro-perëndimorë” dhe kritikë të Kremlinit.

Sot, Urgant është një figurë e padëshiruar në jetën publike ruse. Ftesat qё i kishin bёrё për leksione universitare sollёn deri shkarkime zyrtarësh, koncertet e bamirësisё ku ai ishte planifikuar pёr tё marrё pjesё u anuluan dhe emri i tij shmanget nga mediat shtetërore. Në vend të tij, televizioni rus ka promovuar figura që mbështesin hapur luftën.

Megjithatë, Urgant nuk e konsideron veten të dorëzuar. I pyetur në vitin 2023 nëse do të kthehej ndonjëherë në televizionin rus, ai u përgjigj shkurt: “Sigurisht që do të kthehem.”

Në skenë, jashtë Rusisë, ai vazhdon të bëjë atë që di më mirë: humor, muzikë dhe reflektim të hidhur mbi jetën. Në fund të një shfaqjeje në Berlin, ai këndoi këngën e preferuar të nënës së tij, duke u ndalur te një mendim i thjeshtë: “Ka gjëra që mund të ndryshohen dhe gjëra që nuk mund të ndryshohen. Nuk ka pse të trishtohemi. Kjo është thjesht jeta.”

(Burimi: Përshtatur nga The New York Times)

Postimi i mëparshëm

Lahuta tashmë pasuri e mbrojtur nga UNESCO

Postimi i rradhës

Zbulohet në Francë një mur gjigant nënujor 7 mijëvjeçar, dëshmi e një shoqërie të zhdukur

Postimi i rradhës
Zbulohet në Francë një mur gjigant nënujor 7 mijëvjeçar, dëshmi e një shoqërie të zhdukur

Zbulohet në Francë një mur gjigant nënujor 7 mijëvjeçar, dëshmi e një shoqërie të zhdukur

  • Më të fundit
Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

January 7, 2026
Gjermania paralajmëron Rusinë: Nëse cenohet siguria e Kievit, do të reagojmë edhe ushtarakisht

Nga diplomacia te forca: Merz lë të hapur dërgimin e trupave gjermane në rajon

January 7, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.