• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Bota

India në dy fronte: marrëveshje me SHBA, përqafime me Putinin

December 5, 2025
në Bota
India në dy fronte: marrëveshje me SHBA, përqafime me Putinin
0
Shpërndarë
4
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Vizita e presidentit rus Vladimir Putin në New Delhi u shoqërua me një pritje të jashtëzakonshme nga kryeministri indian Narendra Modi. Dy liderët u përqafuan sapo Putin zbriti nga avioni, ndoqën së bashku një performancë tradicionale dhe më pas u larguan në të njëjtin automjet për një darkë private në rezidencën e Modi-t. Një skenë e fortë simbolike që konfirmon se, pavarësisht presionit perëndimor, Rusia mbetet një partner i rëndësishëm për Indinë.

Por ndërsa Modi i ofron Putin-it një mikpritje të rrallë, India po përpiqet paralelisht të ruajë një marrëdhënie strategjike po aq të thellë me Shtetet e Bashkuara — rivalin më të madh global të Moskës. Ky është realiteti i politikës së jashtme indiane: një ekuilibër delikat midis dy fuqive që presin përfitime të ndryshme nga New Delhi.

Në njërën anë qëndrojnë marrëdhëniet historike me Rusinë — furnizimet me naftë të lirë, bashkëpunimi ushtarak dhe trashëgimia e një miqësie të konsoliduar gjatë Luftës së Ftohtë. Në anën tjetër, bashkëpunimi me SHBA-në në teknologji, siguri, investime dhe shpresa që administrata Trump do të lehtësojë tarifat 50% të vendosura këtë vit, një pjesë e të cilave erdhën si ndëshkim për blerjet indiane të naftës ruse.

India, mes dy fuqive: një ekuilibër i vështirë

Që prej pushtimit rus të Ukrainës, India ka shfrytëzuar pozicionin e saj unik — ekonomi gjigante, fuqi rajonale dhe shtet kyç në Indo-Paqësor — për t’i dhënë mesazhe të forta si Uashingtonit ashtu edhe Moskës se është partner i domosdoshëm. Në New Delhi, rrugët u zbukuruan me flamuj rusë dhe indianë, ndërsa vizita e Putin-it u bë fluturimi më i ndjekur i ditës në FlightRadar.

Por ardhja e liderit rus vjen në një moment të ndjeshëm për Modi-n. New Delhi po negocion një marrëveshje të rëndësishme tregtare me Shtetet e Bashkuara, ndërsa ekonomia e vendit pësoi goditje nga tarifat amerikane dhe nga sanksionet e reja që Trump vendosi ndaj kompanive kryesore të naftës ruse. Si reagim, India uli blerjet e naftës ruse dhe ra dakord të importojë gaz të lëngshëm nga SHBA — një gjest i interpretuar si përpjekje për të zbutur tensionet.

Megjithatë, në axhendën e takimit Modi–Putin janë edhe marrëveshje të reja të armatimit. India mbështetet te Moska për shumë nga kapacitetet e saj ushtarake, sidomos përballë Pakistanit dhe Kinës, me të cilët ka pasur përplasje të rrezikshme në kufi.

Armatime ruse, aleatë kinezë dhe një rajon i tensionuar

Pavarësisht afrimit mes Rusisë dhe Kinës, Moska mbetet furnizuesi më i madh i armatimeve për Indinë. Flota ajrore indiane dominohet nga avionët rusë Su-30, ndërsa New Delhi po diskuton blerjen e Su-57, avionit më të avancuar rus të gjeneratës së pestë.

Nga ana tjetër, Kina armatos Pakistanin — rivalin kryesor të Indisë — dhe ka përdorur edhe avionë rusë në përballje direkte me Indinë. Këto dinamika komplikojnë çdo manovër të New Delhi-t në arenën ndërkombëtare.

Nafta ruse: bekim ekonomik, mallkim diplomatik

Kur Perëndimi vendosi sanksione ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës, çmimet e naftës ruse ranë ndjeshëm. India përfitoi duke u bërë një nga blerësit më të mëdhenj të naftës ruse, duke ndihmuar ekonominë e saj të lulëzojë. Por administrata Trump i dha fund tolerancës dhe vendosi tarifa 50%, duke e goditur tregtinë indiane.

Sanksionet e mëvonshme amerikane ndaj dy gjigantëve rusë të naftës ulën më tej importet indiane, duke treguar se New Delhi do të duhet të kujdeset të mos irritojë ShBA-në ndërsa kërkon një marrëveshje tregtare që pritet të negociohet brenda vitit.

Putin, në një intervistë për India Today, vuri pikërisht theksin tek ky standard i dyfishtë: SHBA blen ende lëndë bërthamore ruse, ndërsa kritikon Indinë për naftën.

Modi luan në dy tavolina

India është parë prej vitesh nga Uashingtoni si një kundërpeshë ndaj ndikimit të Kinës. Administratat Trump dhe Biden zgjeruan bashkëpunimin ushtarak dhe teknologjik me New Delhi-n, ndërsa Modi ka ndërtuar marrëdhënie personale me liderët amerikanë.

Edhe pas tensioneve të fundit, SHBA dhe India njoftuan një kuadër të ri 10-vjeçar për bashkëpunim industrial dhe shkëmbim inteligjence, ndërsa negociatat për marrëveshjen tregtare po vazhdojnë.

Sipas analistëve indianë, fakti që New Delhi i shtrin dorën edhe Rusisë nuk përbën kundërshti. India beson se mund t’i mbajë të dy partnerët të kënaqur — dhe se askush nuk ka luksin ta humbasë.

Putin e kupton presionin nën të cilin ndodhet Modi, thonë ekspertët, ndërsa ShBA e di se një Indi e ftohur do ta afronte më shumë New Delhi-n me Moskën dhe Pekinin.

Një ekuilibër i rrezikshëm

Megjithëse India ka treguarr se mund të luajë me kujdes në dy kahe, vizita e Putin-it vjen në një moment kritik: kontrata të mëdha armatimi, negociata të ndjeshme tregtare dhe një situatë e paqëndrueshme gjeopolitike në Indo-Paqësor.

Çfarëdo vendimesh të marrë New Delhi në javët dhe muajt e ardhshëm, ato do të vëzhgohen me kujdes nga Uashingtoni — dhe do të peshohen rëndë në balancën e brishtë të marrëdhënieve me Moskën.

(Pёrshtatur nё shqip nga CNN)

Postimi i mëparshëm

Kuvendi miraton drejtues të rinj për AMF dhe Komisionerin e Shërbimit Civil, pavarësisht kritika­ve për mungesë transparence

Postimi i rradhës

Dimri i virozave: Si të mbroni veten dhe familjen nga viruset respiratore këtë sezon

Postimi i rradhës
Dimri i virozave: Si të mbroni veten dhe familjen nga viruset respiratore këtë sezon

Dimri i virozave: Si të mbroni veten dhe familjen nga viruset respiratore këtë sezon

  • Më të fundit
Përballë së keqes: si të mbetemi njerëzorë në një botë të trazuar

Përballë së keqes: si të mbetemi njerëzorë në një botë të trazuar

January 9, 2026
Putini si “James Bond” rus? Si filmi i Jude Law ushqen mitin e Kremlinit më shumë sesa e rrëzon

Putini si “James Bond” rus? Si filmi i Jude Law ushqen mitin e Kremlinit më shumë sesa e rrëzon

January 9, 2026
Vezë “Ozempike”? Si një ushqim i thjeshtë mund të ndihmojë në kontrollin e peshës pas ilaçeve për dobësim

Vezë “Ozempike”? Si një ushqim i thjeshtë mund të ndihmojë në kontrollin e peshës pas ilaçeve për dobësim

January 9, 2026
Groenlanda në qendër të tensioneve brenda NATO-s: Rubio paralajmëron bisedime me Danimarkën, Trump nuk përjashton asnjë opsion

Groenlanda në qendër të tensioneve brenda NATO-s: Rubio paralajmëron bisedime me Danimarkën, Trump nuk përjashton asnjë opsion

January 8, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Përballë së keqes: si të mbetemi njerëzorë në një botë të trazuar

Përballë së keqes: si të mbetemi njerëzorë në një botë të trazuar

January 9, 2026
Putini si “James Bond” rus? Si filmi i Jude Law ushqen mitin e Kremlinit më shumë sesa e rrëzon

Putini si “James Bond” rus? Si filmi i Jude Law ushqen mitin e Kremlinit më shumë sesa e rrëzon

January 9, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.