Irani ka arrestuar Hanieh Shariati Roudposhti, një atlete dhe trajnere e Taekwondo-s që jeton në Teheran dhe e ka çuar gruan në një vend të fshehte pasi ajo performoi në rrugë dhe postoi video në mediat sociale, ku shfaqej pa shami koke, gjë që është e detyrueshme në Republikën Islamike te Iranit.
Organizata norvegjeze për të drejtat e njeriut Hengaw dhe disa media si Daily Mail e kanë denoncuar këtë akt.
Sipas kёsaj organizate, Shariati Roudposhti u ndalua në Teheran nga agjentët e Ministrisë së Inteligjencës mbrëmjen e së dielës, më 9 nëntor 2025. Një burim pranë familjes së saj tha se, arrestimi u justifikua me “mosrespektimin e kodit të veshjes gjatë një shfaqjeje publike“.
Burimi shtoi se, pas arrestimit të saj, Shariati Roudposhti bëri një telefonatë të shkurtër me familjen e saj, duke shprehur shqetësim për situatën e saj, duke kërkuar ndihmë. Që atëherë, nuk është dhënë asnjë informacion mbi vendndodhjen ose gjendjen e saj.
Pas arrestimit të sportistes, llogaritë e mediave sociale të saj u morën nga agjencitë iraniane të sigurisë dhe faqja e saj në Instagram, e cila kishte gati 160,000 ndjekës, u bllokua. Ne vend tё fotove tё saj tani shfaqet vetёm emblema e Policisë Kibernetike Iraniane.
(Burimi: Ansa)






