Megjithëse retorika e Trump rëndohet, Irani vazhdon një qëndrim stoik dhe të qartë sa i përket anës së tij.
Në një deklaratë të orëve të fundit të Marinës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike – Ngushtica e Hormuzit do trajtohet krejtësisht ndryshe nga një muaj dhe dekada më parë.
“Ngushtica e Hormuzit nuk do të kthehet kurrë në gjendjen e saj të mëparshme, veçanërisht për SHBA-në dhe Izraelin”, deklaroi IRGC në një postim në mediat sociale.
Ajo shtoi se është në fazat e fundit të përgatitjeve operacionale për atë që zyrtarët iranianë e kanë përshkruar si një “rend të ri” për Gjirin Persik.
Deklarata vjen disa ditë pasi një komision parlamentar iranian miratoi një projektligj për të vendosur tarifa tranziti për anijet që do kalojnë nëpër rrugën ujore kryesore përmes Ngushticës së Hormuzit.
Sipas raportimeve të medias iraniane, projektligji përfshin tarifa kalimi që duhet të paguhen në monedhën kombëtare të Iranit, ndalim kalimi të tranzitit për SHBA-në dhe Izraelin, si dhe kufizime për vendet që bashkëpunojnë në sanksionet e vendosura njëanshmërisht kundër Iranit.
Projektligji gjithashtu përfshin dispozita që lidhen me sovranitetin e Iranit mbi ngushticën, autoritetin e forcave të tij të armatosura, sigurinë detare, çështje mjedisore dhe bashkëpunimin ligjor me Omanin, shtetin më të afërt me të cilin ndahet ngushtica.






