• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

“Jo dhunës në emër të Zotit”! Vizitë historike në Xhaminë Blu, Papa zbathur, por nuk falet

November 30, 2025
në Aktualitet, Bota
“Jo dhunës në emër të Zotit”! Vizitë historike në Xhaminë Blu, Papa zbathur, por nuk falet

Papa Leo Brenda Xhamisё Blu nё Stamboll

0
Shpërndarë
10
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Vizita historike e Papa Leo XIV në Xhaminë Blu në Stamboll ishte një nga ngjarjet qendrore të këtij udhëtimi të parë ndërkombëtar, kushtuar dialogut për të ndërtuar rrugë paqeje. Papa hyn në vendin e adhurimit mysliman, heq këpucët dhe admiron bukurinë e vendit. Por ndryshe nga paraardhësit e tij, ai zgjedh të mos lutet. Si Benedikti XVI ashtu edhe Françesku e bënë këtë, por kohët janë të ndryshme. Në Xhami, Papa Leo dukej vërtet i mahnitur nga bukuria e atij vendi adhurimi. Por ai zgjodhi, ndryshe nga sa pritej, të mos lutej. “I thashë se kjo është shtëpia e Allahut, se mund të lutej nëse donte, dhe ai tha ‘jo, preferoj të vazhdoj turin’“, dhe në të vërtetë vazhdoi vizitën e tij, u tha gazetarëve muezini i xhamisë, Asgin Tunca.

Ai foli me entuziazëm për mysafirin e shquar dhe përshkroi “një atmosferë shumë të përzemërt“. Vatikani shpjegoi më pas: “Papa e përjetoi vizitën e tij në xhami në heshtje, në një frymë reflektimi dhe dëgjimi, me respekt të thellë për vendin dhe besimin e atyre që mblidhen atje në falje“. Është e mundur që zgjedhja e Leos të jetë ndikuar nga dëshira për të mos ofenduar ndjeshmëritë si të myslimanëve më të ashpër ashtu edhe të katolikëve konservatorë, të cilët për arsye të ndryshme nuk e kishin vlerësuar gjestin (lutjen në xhami) të papëve të mëparshëm.

Megjithatë, kjo nuk e zvogëlon kërkimin për “ura”, një nga fjalët më të përdorura gjatë këtij udhëtimi në Turqi. “Ura” me myslimanët, por edhe midis të krishterëve dhe brenda vetë komunitetit katolik. Dhe pas ngjarjes në Nikea, një takim i ri midis Kishave të Krishtera është në horizont: në Jerusalem në vitin 2033 për Jubileun e Shpëtimit. Papa Leo “kërkoi dhe siguroi lutje për takime dhe momente të reja si ai i përjetuar, madje edhe me ato Kisha që nuk ishin në gjendje të ishin të pranishme“, raporton Vatikani. Dhe nuk mund të mos mendosh për Patriarkatin e Moskës, të udhëhequr nga Kirill, mungesa e tё cilit ishte e dukshme në përkujtimin e 1700-vjetorit të Koncilit të Nikeas.

Ndërkohë, një hap i rëndësishëm në dialogun ekumenik po ndërmerret me deklaratën e përbashkët midis Papa Leo XIV dhe Patriarkut Ortodoks të Kostandinopojës, Bartolomeu: “Ne hedhim poshtë çdo përdorim të fesë dhe Emrit të Zotit për të justifikuar dhunën. Ne besojmë se dialogu autentik ndërfetar, larg të qenit shkak i sinkretizmit dhe konfuzionit, është thelbësor për bashkëjetesën e popujve me tradita dhe kultura të ndryshme.” Kjo pasohet nga një apel drejtuar udhëheqësve që t’i japin fund konflikteve të vazhdueshme në të gjithë botën.

Edhe në predikimin e tij, gjatë Meshës në Volkswagen Arena, Papa Leo përsëriti: “Jetojmë në një botë, ku feja përdoret shumë shpesh për të justifikuar luftërat dhe mizoritë“. Papa dhe Bartolomeu konfirmuan gjithashtu se, po punojnë për një datë të vetme të Pashkëve për të gjithë të krishterët.

Ngjarja e paplanifikuar

Aeroplani që shoqëron Papa Leon (me shoqëruesit dhe gazetarët e tij) në këtë udhëtim të parë ndërkombëtar është gjithashtu një Airbus A320. Edhe ky avion iu nënshtrua një zëvendësimi të monitorit: pjesa e re mbërriti nga Roma, u pёrditёsua, dhe Papa vijoi udhёtimin për në Bejrut. Plani i parashikuar nga Ali Agca, i cili qëlloi Gjon Palin II në vitin 1981, nuk u realizua: “Dua ta mirëpres Papën. Shpresoj të ulemi dhe të flasim“, kishte thënë ai disa ditë më parë. Por policia, e cila e ka ruajtur nga afër gjatë gjithë vizitës së Papa Leos, e ndaloi atë në Iznik të Nikeas dhe e largoi para mbërritjes së Papёs.

(Pёrshtatur nga ANSA)

Postimi i mëparshëm

Nga Shqipëria në kampet naziste dhe sot drejtësi: dëmshpërblim për familjen e ushtarit italian

Postimi i rradhës

Australi: Kryeministri Anthony Albanese martohet fshehurazi gjatë mandatit

Postimi i rradhës
Australi: Kryeministri Anthony Albanese martohet fshehurazi gjatë mandatit

Australi: Kryeministri Anthony Albanese martohet fshehurazi gjatë mandatit

  • Më të fundit
Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

January 8, 2026
Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

January 8, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.