• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Argëtim Stil jetese

Kafeja turke: një zakon i vjetër që vazhdon të na bashkojë

December 15, 2025
në Stil jetese
Kafeja turke: një zakon i vjetër që vazhdon të na bashkojë
0
Shpërndarë
14
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Ta quash kafenë turke thjesht një pije do të ishte e padrejtë. Edhe për ne shqiptarët, që e kemi pjesë të përditshmërisë – sidomos në shtëpitë e brezit më të rritur – ajo është ritual, bisedë, kohë e ndalur dhe shpesh edhe një justifikim për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin. Në Turqi, ashtu si në Shqipëri, një filxhan kafeje është më shumë se kafe: është kulturë.

Kjo traditë, me një histori afro 500-vjeçare, është përfshirë nga UNESCO në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit. Por rrënjët e saj shkojnë edhe më thellë. Studiuesit tregojnë se kokrrat e kafesë janë përdorur që në shekullin XII në Lindjen e Mesme, ndërsa deri në vitin 1350 enë dhe mjete për përgatitjen e saj shfaqen në Turqi, Egjipt dhe Persi.

Historia e kafesë turke nuk nis në Anadoll, por në Jemen. Në shekullin XV, mistikët sufi e përdornin për të qëndruar zgjuar gjatë netëve të gjata të lutjeve. Me pushtimin osman të Jemenit në vitin 1538, kafeja hyri në Perandorinë Osmane dhe, shumë shpejt, mbërriti në Kostandinopojë, sot Stamboll. Brenda pak dekadash, u shfaqën “kahvehane”-t e para – kafenetë – që u bënë qendra të jetës shoqërore.

Edhe mënyra e përgatitjes u kthye në shenjë identiteti. Kafeja turke nuk filtrohet dhe nuk zihet si çaj. Ajo “gatuhet” ngadalë në xhezve, me ujë dhe kafe të bluar shumë imët, derisa të krijohet shkumë e trashë. Është një proces që kërkon durim dhe tё jep nё fund kёnaqёsi.

Në Turqi, ashtu si në Shqipëri, kafeja pihet për t’u ulur e për të folur. “Hajde të pimë një kafe” rrallë do të thotë vetëm pije; zakonisht nënkupton bisedë, kohë bashkë dhe shpesh ndarje emocionesh. Ajo shërbehet gjithmonë e nxehtë, me një gotë ujë dhe diçka të ëmbël – zakon që edhe ne e njohim mirë.

Dhe kur filxhani mbaron, fillon pjesa që e bën këtë kafe unike: leximi i llumit. Filxhani përmbyset, lihet të ftohet dhe figurat interpretohen. Një zog nënkupton lajm, një rrugë udhëtim, një peshk fat. Edhe pse leximi i fatit nuk inkurajohet fetarisht, ai shihet si një ritual shoqëror, një tregim simbolik, më shumë për qejf sesa për besim të verbër. Edhe tek ne, shpesh është një mënyrë për të folur për shpresat, frikërat dhe dëshirat – pa shumë seriozitet, por mё shumё pёr “tё shtyrё kohёn”.

Kafeja turke ka ndikuar edhe në zakonet shoqërore. Në Turqi, në traditat e fejesës, nusja i shërben dhëndrit një kafe me kripë për të testuar durimin e tij. Edhe në Shqipëri, kafeja ka qenë prej dekadash pjesë e mikpritjes, e pajtimeve, e bisedave të rëndësishme familjare.

Nga Perandoria Osmane, kafeja u përhap në Evropë. Në Londër, në shekullin XVII, kafenetë u kthyen në vende debati politik dhe shkëmbimi idesh. Megjithatë, ndryshe nga ekspresi apo kafeja e filtruar, kafeja turke nuk u bë kurrë plotësisht globale. Sot, ajo shihet shpesh si një traditë “e vjetër”, e lidhur me shtëpinë dhe familjen.

Megjithatë, ka përpjekje për ta rikthyer, edhe jashtë Ballkanit e Turqisë. Në qytete si Londra dhe Nju Jorku organizohen evente ku kafeja turke shoqërohet me tregime, muzikë dhe lexim fati. Ironikisht, shumë të huaj e pinë deri në fund – vetëm për të parë çfarë “u thotë” filxhani.

Në Stamboll, kafeja turke gjendet kudo, por përvoja më autentike është aty ku përgatitet ngadalë, shërbehet me kujdes dhe pihet pa nxitim. Edhe për ne shqiptarët, ndoshta nuk ka nevojë për shpjegime të gjata: e dimë mirë se kafeja turke nuk është për t’u pirë me ngut. Ajo është një arsye për t’u ndalur, për të dëgjuar dhe për t’u lidhur me tjetrin.

Sepse, në fund, rëndësi nuk ka nëse fati del i mirë apo jo. Ajo që mbetet është momenti i ndarë mbi një filxhan kafeje.

(Burimi origjinal: CNN, përshtatur për lexuesin shqiptar nga kontrasT.al)

Postimi i mëparshëm

“Avokati i Popullit” si trup pa seks dhe gjini

Postimi i rradhës

“In memoriam”, botohet monografi për Nexhmedin Zajmin, familja sjell studimin me imazhe të veprave të piktorit

  • Më të fundit
Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

January 7, 2026
Gjermania paralajmëron Rusinë: Nëse cenohet siguria e Kievit, do të reagojmë edhe ushtarakisht

Nga diplomacia te forca: Merz lë të hapur dërgimin e trupave gjermane në rajon

January 7, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.