Lufta shkatërruese e Izraelit në Gaza ka sjellë pasoja katastrofike, duke përmbysur jetën e më shumë se dy milionë palestinezëve.
Që nga tetori i vitit 2023, të paktën 70.669 palestinezë janë vrarë dhe 171.165 janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza. Sulmet ajrore kanë zhdukur familje të tëra, ndërsa komunitete të tëra janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, duke jetuar në kushte ekstreme pasigurie.
Radhët e gjata për ushqim tregojnë përmasat e krizës humanitare që po përjeton territori. Uria po përkeqësohet nga kufizimet dhe operacionet ushtarake, ndërsa mungesa e ushqimit është bërë kritike. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën 475 persona, përfshirë 165 fëmijë, kanë vdekur nga kequshqyerja.
Lufta në Gaza është shndërruar gjithashtu në konfliktin më vdekjeprurës për gazetarët në histori, me më shumë se 300 gazetarë dhe punonjës të medias të vrarë, përfshirë edhe korrespondentin e Al Jazeera-s, Anas al-Sharif.
Sistemi shëndetësor është goditur rëndë: pothuajse të gjitha spitalet dhe qendrat mjekësore në Gaza kanë qenë objekt sulmi. Të paktën 125 struktura shëndetësore janë dëmtuar, përfshirë 34 spitale.
Qindra mijëra njerëz janë strehuar në kampe të përkohshme dhe ambiente të mbipopulluara. Situata është përkeqësuar më tej nga përmbytjet e muajve të fundit, të cilat kanë goditur zona tashmë të shkatërruara.
Kjo galeri fotografike, e ndarë sipas muajve të vitit 2025, ofron vetëm një pasqyrë të pjesshme të vuajtjes, humbjeve dhe mbijetesës së përditshme të popullsisë palestineze në Gaza.
12 muaj. 12 fotografi. Një vit dhimbje, shkatërrim dhe qëndresë…
Tenda të përkohshme janë shpërndarë mes rrënojave të ofensivës ajrore dhe tokësore izraelite në Beit Lahiya, në veri të Rripit të Gazës, më 17 shkurt 2025. [Mohammad Abu Samra/AP]Banorë tё mbledhur për një iftar në ditën e dytë të Ramazanit, në lagjen Tal al-Hawa të qytetit të Gazës, më 2 mars 2025. [Omar Al-Qattaa/AFP]Familjarë vajtojnë mbi trupat e disa anëtarëve të familjes Abu Mahdi, të vrarë në një sulm ajror izraelit, gjatë ceremonisë mortore në Spitalin Indonezian në Beit Lahiya, në veri të Rripit të Gazës, më 28 prill 2025. [Jehad Alshrafi/AP]Palestinezët përpiqen të sigurojnë ushqim në një kuzhinë komunitare në Jabalia, në veri të Rripit të Gazës, më 19 maj 2025. [Jehad Alshrafi/AP]Një burrë palestinez mban në krahë një fëmijë të shpëtuar nga rrënojat e shtëpisë së familjes Shaheen, pas një sulmi izraelit në lagjen as-Saftawi, në perëndim të Jabalisë, në veri të Rripit të Gazës, më 9 qershor 2025. [Bashar Taleb/AFP]Palestinezja e zhvendosur Samah Matar qëndron pranë djalit të saj të kequshqyer, Youssef, i cili vuan nga paraliza cerebrale, më 24 korrik 2025, në një shkollë që shërben si strehë për ta, ndërsa Gaza përballet me një krizë të thellë urie. [Mahmoud Issa/Reuters]Palestinezë falen pranë trupave të gazetarëve, përfshirë korrespondentët e Al Jazeera-s Anas al-Sharif dhe Mohammed Qreiqeh, të vrarë në një sulm ajror izraelit, gjatë ceremonisë mortore jashtë Spitalit al-Shifa në qytetin e Gazës, më 11 gusht 2025. [Jehad Alshrafi/AP]Palestinezë vrapojnë për t’u strehuar gjatë një sulmi ajror izraelit ndaj një ndërtese shumëkatëshe në qytetin e Gazës, më 5 shtator 2025. [Yousef Al Zanoun/AP]Palestinezë kalojnë mes rrënojave pas tërheqjes izraelite nga Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës, më 10 tetor 2025, ditën kur hyri në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit. [Ramadan Abed/Reuters]Punonjës shëndetësorë dhe civilë kryejnë një varrim masiv për palestinezët në një varrezë në Khan Younis, më 10 nëntor 2025. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, atë ditë u dorëzuan trupat e 15 të burgosurve palestinezë si pjesë e një shkëmbimi në kuadër të armëpushimit. [Bashar Taleb/AFP]Lamia Abdel Dayem, 30 vjeçe, inspekton tendën e saj të përmbytur në një kamp për palestinezët e zhvendosur, pas reshjeve të dendura të shiut në Deir el-Balah, në qendër të Rripit të Gazës, më 12 dhjetor 2025. [Abdel Kareem Hana/AP Photo]