Ndërkohë, në Karakas të Venezuelës, nё tё njёjtёn kohё qё zhvillohej gjyqi nё New York, ndaj Presidentit tё arrestuar Maduro, u mblodh Asambleja Kombёtare e Venezuelёs për të nisur sesionin e ri parlamentar, në një klimë tё dukshme tensioni dhe emocioni. Tё gjithё parlamentarёt venezuelas ishin nё bllok nё kundёrshtim me ngjarjen e jashtёzakonshme tё rrёmbimit tё presidentit Maduro.
Fjalimet me ton patriotik për mbrojtjen e figurës së Presidentit të rrëmbyer, karakterizuan folësit në këtë sesion. Nicolás Maduro, djali i Nicolas Maduro nga martesa e parë, mbajti një fjalë emocionuese në Parlamentin bolivarian, ku është dhe anëtar i Asamblesë së Përgjithshme të Parlamentit të Venezuelës. Ai e konsideroi të atin si një ‘të burgosur lufte’, dhe i bëri thirrje gjithë komunitetit ndërkombëtar që të shihnin se si po cenohej liria e gjithë humanizmit botëror. Ai propozoi një kryetar parlamenti dhe dy zëvendës për të drejtuar Asamblenë e Përgjithshme, ndërkohë që sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, Delcy Rodríguez, numri dy i qeverisë, pritet të betohet si presidente e përkohshme e vendit.

Gjyqi i Maduro-s në Nju Jork: fillimi i një procesi historik
Në New York, Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e tij Cilia Flores u paraqitën sot për herë të parë para një gjykate federale, duke shënuar fillimin formal të procesit penal ndaj tyre.
Maduro dhe e shoqja e tij, u dërguan me masa të rrepta sigurie para gjyqtarit Alvin Hellerstein, i cili i njoftoi akuzat për narkoterrorizëm, trafik droge, komplot për importimin e kokainës dhe posedim armësh, akuza që, sipas ligjeve amerikane, të dënojnë deri në burgim të përjetshëm. Maduro me veshje tipike të burgosuri, me kufje në vesh për përkthimin e akuzave, deklaroi se është i pafajshëm lidhur me çdo akuzë. Po kështu edhe bashkëshortja e tij. Seanca e sotme konsiderohet vetëm procedurale derisa gjykata të vendosë për mbajtjen e tyre në paraburgim dhe nisjen e gjyqit, një proces që mund të zgjasë deri në një vit ose më tepër.
OKB: SHBA mbron operacionin, aleatët e Maduro-s reagojnë
Kriza ka kaluar kufijtë e Venezuelës dhe është zhvendosur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku Shtetet e Bashkuara mbrojtën hapur operacionin ushtarak dhe të inteligjencës që çoi në kapjen e Maduro-s në Karakas.
Ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz, deklaroi se Maduro ishte i paditur nga një juri federale në Nju Jork dhe se “provat për krimet e tij do të paraqiten në gjykatë”. Ai e akuzoi presidentin venezuelian për manipulim zgjedhor dhe për lidhje me trafikantë të mëdhenj droge.
Në të njëjtën kohë, disa vende aleate të Karakas-it reaguan ashpër. Irani kërkoi lirimin e Maduro-s, duke e cilësuar arrestimin e tij si “akt të paligjshëm” dhe “rrëmbim të një presidenti në detyrë”. Po kështu edhe përfaqësuesi i Kinës dhe Federatës Ruse e konsideruan akt të papranueshëm rrëmbimin e Maduros nga shteti sovran i Venezuelës. Ndërkohë që diplomacia ndërkombëtare paralajmëroi për rrezikun e përshkallëzimit të krizës.






