Prej vitesh, rrjetet sociale kanë ushqyer spekulime se Kendall Jenner është pjesë e komunitetit LGBTQIA+. Tani, modelja e famshme ka vendosur të flasë hapur dhe t’i japë fund zërave që qarkullojnë prej kohësh.
Në podkastin “In Your Dreams” me Owen Thiele, Kendall u shpreh pa dorashka: “Një pjesë e internetit mendon se unë jam lesbike.”
Ajo konfirmoi se nuk është, por shtoi se nuk do ta kishte aspak problem të dilte hapur, nëse kjo do të ishte e vërteta.
“E kuptoj që ‘tё dalёsh hapur’ nuk është e lehtë për shumicën e njerëzve,” tha ajo. “Por duke njohur veten, mendoj se në këtë fazë të jetës sime do ta kisha bërë publike, nëse do të isha.”
Modelja 30-vjeçare theksoi se nuk ka asgjë kundër komunitetit LGBTQIA+ dhe se do ta pranonte plotësisht veten, nëse realiteti do të ishte i tillë.
Në fund, ajo e përmbylli qartë: “Që sot, nuk jam lesbike. Nuk mendoj se do të jem, por nuk i mbyll dyert ndaj eksperiencave të jetës.”
Kendall pranoi gjithashtu se mënyra si njerëzit flasin për këtë temë shpesh është e ashpër. Sipas saj, thashethemet kanë lindur sepse ajo është shumë private për jetën e saj sentimentale, ndryshe nga motrat e saj që shpesh i ekspozojnë lidhjet publikisht.
Ndër vite, Kendall është përfolur për marrëdhënie me disa emra të njohur, përfshirë Harry Styles, Nick Jonas, Devin Booker dhe Bad Bunny.
Një deklaratë e qartë, që synon të mbyllë njëherë e mirë një kapitull thashethemesh që e ka ndjekur për vite.
(Burimi: Page Six)





