• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Rubrika artistike

Kompozitori Osman Mula jep njё leksion demokracie: Fjalimi qё turpёron median “e lirё e tё pavarur”.

November 3, 2025
në Rubrika artistike
Kompozitori Osman Mula jep njё leksion demokracie: Fjalimi qё turpёron median “e lirё e tё pavarur”.
0
Shpërndarë
7
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Kompozitori Osman Mula, një artist i shquar e me karrierё tё gjatё në Radiotelevizionin Shqiptar, është bërë viral në rrjetet sociale për një fjalim “pa dorashka” që mbajti ditë më parë, në njё takim tё organizuar mes strukturave drejtuese të RTSH-së me Komisionin Parlamentar të Medias.

Regjisori i 20 Festivaleve të Këngës dhe i dhjetëra spektakleve që kanë lënë gjurmë në ekranin publik, ka folur aҫik pёr gjendjen e RTSH-sё e tё artit krijues nё pёrgjithёsi.

Kёtё “protestё” artistike ai e bёri nё prezencё tё brezave tё rinj e tё vjetёr tё gazetarisё, artit, krijimtarisë artistike, bashkё me ata tё politikёs.

Mё poshtё gjeni fjalimin e plotё tё Osman Mulёs:

Askujt nuk i dhemb më tepër se ne ish-punonjësve të Radio-Televizionit prej nga 45 vjetëve probleme i këtij institucioni, sa na dhemb ne. Sepse ne erdhëm fëmijë dhe dolëm pleq. Dhe në qoftë se nga njëherë, ju, ne specialistëve të televizionit na quani si në parti dhe na paska sjellë partia, hiqeni këtë koncept, t’ju vijë marre, t’ju vijë zor, sepse jam 20 vjet regjisor i koncerteve të Viti të Ri dhe 20 vjet festivaleve të këngës në Radio-Televizion. Janë pjesëmarrës gjithë këto shokët këtu, i dinë mirë boll, ja ku është udhëheqësi artistik Maestro Zhani Ciko. Mirëpo është, ne deshën politikën se kishte nevojë atdheu, kishte nevojë për demokraci ky vend, dhe në qoftë se ne si artistë, dhamë mendimin tonë, s’do të na quani ne si politikan, politikanë jenë ju.

Politikan është ai drejtori përgjithshëm që vjen nga kryetari i qeverisë.

Nga na erdhi ai Thoma Gëllçi, kryeredaktor i fundit i Zërit të Popullit, ai erdhi edhe e shkatërroi Radio-Televizionin Shqiptar, burrë nëne nuk ka që e kap në dorë. Si mundet drejtori i përgjithshëm vjen e të prishi, këshillat artistike, kolegjiumet, redaksitë, programacionin, kolegjiumin, që bëhet një herë në javë, këshillin artistik që duhet të marrë aprovimet, dhe ju dhanë 30 e sa punonjësve nga jashtë, ju dhanë të gjithë këto tenderat për me të bërë emisione. Dhe gjithë njerëzit brenda, vetëm ju bënte apelin në orën 8 e në orën 4. Pa punë të gjithë. Si mund të lësh institucionin kështu? Me dëshirën e një njeriu që e quajti veten pronar të Radio-Televizionit. Gabuan njerëzit. Se kujtuan se janë pronarë, jo! Kush do të duhet ta dijë që kur të vijë në Radio-Televizion është shërbëtor, unë kam qenë shërbëtor aty bashkë me Zhani Cikon. Ai i radios, unë i televizionit. Prandaj kanë dalë ato festivale që nuk harrohen kurrë. Dhe e kanë pasur skenën gati të gjithë për të dalë. Por, kemi thënë, ai bën, ky s’bën, ky s’bën. Sot të gjithë bëjnë.

Kjo nuk është e drejtë. Edhe shoqëria civile që thoni ju… Cila është shoqëria civile? Ju? Ju jeni shoqëri civile?!

Është shoqëria më e anatemuar në Shqipëri. Sorosjanë të thekur dhe keni marrë nga 20, 30 milionë në muaj paga. Ju, shoqëria civile asnjë gjë nuk keni bërë për këtë komb. Hapur! Prandaj edhe mos merrni fjalën kështu si… jemi ne të rinjtë. Çfarë të rinjtë jeni ju? Asnjë gjë s`jeni ju? Ju, jeni të gjithë stacione dhe gazetarë të lexuar! Në çdo emision ku dilni ju jeni televizion, jeni të lexuar! Dihet që kjo është me këtë, ky tjetri është me këtë! Ky stacion është me këtë, ky stacion është me këtë! Syri dihet se ku është! Pastaj merrini mbarë, me ABC, e me TOP, e me KLAN e me të gjithë mbarë. Kërkona nga ne që të jemi të pavarur, ju të pavarurit.

Na erdhi dhe nga Amerika, nuk të doli kurrë në konkurs, Thoma Gëllçi. Fituan të tjerë, dolën në konkurs u sillte me tjerët në Tiranë me valixhe, me një çantë dhe në fund me i thanë, hajde ti se ti do jesh. Erdhi dhe e shkatërroj, 17 stacioni televizive që s’i shef kurrkush, as ke reklamë, as ke audiencë. Pse kujto se nuk i dimë ne, kemi pritë sot për të ardhur këtu që të na i thoni ju? Pse nuk e dimë ne se Radio-Televizioni është në fund të kategorisë, madje po bie prej kategorie. Po forca është e jona që duam ta ndërtojmë edhe ta rregullojmë.

Me besimin e plotë, se një ish-punonjëse e Radio-Televizionit, sot ndër gazetaret më të mira në treg, së paku për problemet politike është Eni, që do ta ndihmoj me shumë zemër dhe i kemi të gjitha mendësitë për ta ngritur Radio-Televizionin, por do ta riorganizojmë. Tani si mund të jetë televizioni i pavarur kur koncertin e Vitit të Ri ty ta bën një stacion tjetër në televizion.

Festivalin e këngës në radio ty ta bën një stacion tjetër, të sjell autobusin, profilaksinë, sjell kameramanët. Sjell teknikën, të sjell regjisorin, të sjell skenaristin, të sjell skenaristin, ta zgjedh spikeren, ti i jep paret si Radio-Televizion. Edhe ai thotë Radio-Televizori Shqiptar paraqet festivalin e këngës. E ke e gabim. Nuk është festivali i Radio-Televizionit. Është festival, thuaje troç, është i Top Channel, ose është i Klanit. Dhe kalon Radio-Televizioni në shërbyes. Vjen regjisori dhe e thotë, na gjej ti, shefi i programacionit nja dy kameramanë se kam nevojë. Me këta lloj, shprehje, e na u mbush Radio-Televizionin me pesë drejtorë, me pesë stafe. Iku drejtori la stafin, iku tjetri la stafin, iku tjetri la stafin, dhe ikën të gjithë punonjësit e Radio-Televizionit dhe mbetën pesë stafe. Ne kemi ardhur tani që të organizojmë këta pesë stafe si të kapim punën në dorë kur asnjeri s’merr vesh. Se të vijë drejtori nga drejtor i qendrës mjekësore, drejtor Radio-Televizionit dhe të shkojë prapë atje, nuk ma merr mendja se është zgjidhje kjo. Kërkuake ti të jesh i lehtësuar, drejtori kur je i politizuar dhe bën rolin e bajraktarit. Pa merak jam unë tha 30 njerëz nga jashtë, beniaminët e qeverisë i dha projektet. Kush janë që dalin në emision në televizion në darkë, a i ke parë? Po kështu do ta bësh televizionin? S’bëhet televizioni kështu. Televizion bëhet kur të sjellësh njerëz esnafë, njerëz të veshur, me… me… të pastër dhe televizionit i bie një barrë e madhe për të korrigjuar këtë treg skandaloz që kanë bërë mediat nën drejtimin e asaj atje. Pse nuk i kontrollon mediat? Të hyjnë nëpër spektakle stacione private femrat dhe të dalin nga spektakli shtatzënë. Edhe merresh gjithë ditën, merresh edhe sheh në televizion si, kur, çfarë dhe duhet ta shohësh e ka vajzë apo djalë edhe duhet të vuajt unë në shtëpi, kur po lind si po lind dhe me kë po lind apo i ngjan këtij apo i ngjan atij. Këto janë budallëqe të tmerrshme dhe televizioni është prish prej tyre. Nuk jemi ne punonjësit e Radio-Televizionit që të kërkuam politikë, ishte politika që zbrazi oborrin e vet për t’i mbushur njerëzit në Radio-Televizion. Merrni shikoni njerëzit kush janë. Nipi këtij, vajza këtij, djali këtij, ky ka këtë, ky atë. Radiotelevizionit do profesionistë. Duhet t’i heqësh kapelën atij profesionistit e që e thotë dhe fjalën. Jemi mbledhur në kolegjium përpara drejtorisë edhe ia kemi thënë të gjitha çfarë kemi pasur. E di dhe profesor, drejtor Beci sa herë që na mblidhte e thoshim edhe ne mendimin tonë. Po nuk është bërë asnjë pa kolegjium. Tani s’ka kolegjium fare. Në e ndërtofshim me Eni Vasilin.

Çfarë sporti jep Radio-Televizioni Shqiptar? Kusht ta jep sportin? Ta paguan populli ty taksën, ta paguan populli taksën, dhe ti nuk transmeton një kokërr ndeshje. As U-17, as U-21 as U-19, as U-23, as Kampionat Evropian, as Kampionat Botëror. Si do ta bëj televizionin tjetri, kur të gjithë lokalet, njerëzit ulen dhe shohin sportin? Ti s’ke sport, po duke mos pas sport, ty të rrinë 7 gazetarë të Radio-Televizionit pa punë. Dhe ndenjur pa punë, të rrinë edhe ata të artit që mbulojnë sportin dhe televizionin pa punë. Pse? Mungojnë sport & show.

Kam bërë tre unë. Pse jepeshim Kampionati Evropian, Kampionati Botëror dhe mbushte studio me njerëz, me balerinë, me këngëtarë, me diplomatë, me të ftuar, me krejt, me analistë, ishte mbushur studioja, kishte lezet. Pastaj i manovron vetë, me shala, me topa, me këtej…, bën edhe divertimentin e më radhë. S’i bën dot, s’ke mundësi, edhe koncertin e Vitit të Ri ia ke dhënë stacionit tjetër. Po ti ia ke marrë mezet kryesore, gjellën kryesore të tavolinës, na e heq shtëpisë tonë dhe ke shkuar e ia ke çuar komshiut. Më ke dhënë mua një kaç bukë me pak djathë e më thua ha babë.  Çfarë të ha moj, ia ke çuar komshiut? Si qenka ky muhabet? Asnjë mundësi nuk kemi për të bërë sportin më. I kanë ble, i kanë shitë ata drejtorët që kanë qenë. Paskan qenë të nderuar ata, hiç të nderuar s’kanë qenë. E shkatërruar me gjithë këshillin artistik.

Edhe me ju, që nuk mbajtët asnjë lloj përgjegjësie. S’ju kemi parë ndonjëherë në ekran të dilni e të thoni kështu, kështu, kështu kështu…? A e dini që e drejta e autorit nuk paguhet në Shqipëri? Ju i monitoroni stacionet. Asnjë stacion nuk paguan, përveçse Radio-Televizioni Shqiptar. Dhe ne, ne marrim si krijues, 100 000 lekë në vit. Unë marrë për këngën time 100 000 lekë. Për ‘A do vish’, për ‘A e doni një dashurinë’, e për sa e sa të tjera se s’dua t’i përmend më, këngët që kam bërë.

100 000 lekë në vit. Kulmi! Më nisi një shok që një bangladeshas ishte duke kënduar këngën e telefonit me kitarë me një nga këta kitaristët tonë këtu. U çudita, e po ma këndonte dhe mirë, mirë mo’ ai po ma këndon po edhe ndonjë të drejtë autori a kam të drejtë të marr unë? Mirë që s’marim, mirë që punuam, pa na bëni dhe me gisht. Se ky, ky… Ç’a ky? I kemi ra Shqipërisë  kryq e tërthor, me dokumentare, me emisione, me reportazhe, me telereportazhe, me festivale fëmijësh, me festivale të rriturish, e …s’di çfarë të them, me dokumentare. Ne, jemi njerëz idealistë dhe njerëz që e duam institucionin. Prandaj e kemi marrë përsipër se kemi marrë përsipër me jua bërë qejfin ju. Kemi marrë përsipër për autoritetin e atij institucioni që e morën si një vajzë të bukur e çnderuan dhe e hodhën përpara Ambasadës Italiane dhe i vunë tek balli – Radio-Televizioni Shqiptar.

Nuk është ai. Dhe s’keni asnjë lloj merite ju. Nuk e keni ndërtuan ju as PD-ja as PS-ja Radio Televizionin. Ai është ndërtuar qysh në ’60. Është pronë e tjetërkujt, është mall i tjetërkujt, është i atyre pasionantëve, njerëzve që punuan. Ne që erdhëm aty, në një studio që ishte kafe dhe e ndërtuam televizionin dhe u bë ky sot. Ja ku e ke doktor Flamur Topin, 70 vjet në televizion, më i urti më i mirë. Ferdinand Samarxhiu, Zhani Ciko, Dhimitër Gjoka, spiker, traditë, karrierë, edhe i festivaleve edhe i lajmeve e me radhë. E çfarë njerëzish ka Radio-Televizioni? Ikën i larguan, i morën stacionet private për një 5-lekësh më tepër. Politika i futi duart në Radio-Televizion. Si njëra si tjetra, kush më pak e kush më shumë. Dikush diti dikush s’diti, por në qoftë se do Radio-Televizion, përveç informacionit, Radio-Televizioni ka edhe 100 mijë gjëra të tjera që duhet të realizojë. Ka sportin, ka artin, ka spektaklin, ka telefilmin, teledramën, telenovelën, filmin me puntata, që janë të gjitha prodhime që i kemi bërë ne. Ne kemi prodhuar 10 filma në vit në Radio-Televizioni bashkë me Kinostudion. Dhe kur kemi bërë festivalin bashkë, të përbashkët… Radiotelevizioni me… Kinostudion, shpeshherë kemi marrë çmim të parë edhe ne. Dhe ky ishte ‘Udha e shkronjave’ e regjisorit Vladimir Prifti e bërë në ‘76. Dhe kur vdiq doli nga një… nga këta pikat andej, nga cepi tek Medreseja, asnjë kurorë s’pati. Asnjë përshëndetje, regjisori i ‘Udhës së Shkronjave’ i filmit më të mirë shqiptar. A e kupton? Sepse iku dashuria, iku pasioni, iku respekti, iku konsiderata për njerëzit, erdhi thjesht xhepi, erdhi thjesht interesi, erdhi telefoni. S’bën, nuk bëhet televizion kështu. Televizioni është të të japësh dorën, dhe të thuash hajde vëlla të punojmë, ti do bësh këtë unë të bëj këtë, hajde ta korrigjojmë, hajde ta shohim, hajde hap monitorin kjo bën, kjo s’bën e me radhë e me radhë. Jo të diktuar. Ti thua ti për lajmet. Pse si sheh lajmet, 7 lajme dje që i dëgjova në makinë me një stacion privat, 7 ishin lajme që, flisnin për 7 ministrat sot të pushtetit. Po pse për ata kam nevojë unë çfarë me thonë ata? Po pse more radio është kabinet i Kryeministrit. Qoftë edhe i këtij tjetrit, qoftë edhe e atij tjetrit që do vijë, qoftë edhe atij tjetrit që ishte. Se nuk kemi bërë ndonjë pakt me ndonjë parti. Partitë kanë pasur nevojë për ne.

Drejtoreshë të kam dhënë besimin dhe të kam thënë me eksperiencën që kemi, ne do ta kapim së bashku Radio-Televizionin, do të japim të gjitha energjitë tona,  të mira në ndonjë rast ndoshta edhe do na falësh se mund të… nga pasioni edhe mund të nxitohemi edhe mund të ashtu, por së paku siç kam folur me drejtor Becin, me Rajmondin, me një nga sot regjisorët e karrierës, Budinën të filmit qëndrestar. Ne jemi shumë të gatshëm të të ndihmojmë maksimalisht dhe të gëzohemi kur ta shohim që Radio-Televizioni po ecën në krye të klasifikimit.

Faleminderit të gjithëve!

Video e plotё e fjalёs: https://www.facebook.com/watch/?v=25180972971509665

Postimi i mëparshëm

Tre ekonomistë marrin Nobelin për idenë që revolucionarizon zhvillimin: si inovacioni nxit rritjen dhe shkatërron të vjetrën

Postimi i rradhës

Microsoft i jep lamtumirën Windows 10-s: fundi zyrtar i mbështetjes, çfarë ndodh tani

Postimi i rradhës
Microsoft i jep lamtumirën Windows 10-s: fundi zyrtar i mbështetjes, çfarë ndodh tani

Microsoft i jep lamtumirën Windows 10-s: fundi zyrtar i mbështetjes, çfarë ndodh tani

  • Më të fundit
Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

January 8, 2026
Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

January 8, 2026

Postimet e fundit

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

January 8, 2026
Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

January 8, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.