• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Politikë

Kryeministri Rama “firmos” vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Podkast: Ministrin “Balluku” e largon vetëm “dorëheqja, Kryeministri, apo dënimi i formës së prerë”

November 30, 2025
në Politikë
Kryeministri Rama “firmos” vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Podkast: Ministrin “Balluku” e largon vetëm “dorëheqja, Kryeministri, apo dënimi i formës së prerë”
0
Shpërndarë
12
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama, në episodin e fundit të podkastit “Flasim”, i është rikthyer debatit të hapur publik pas vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga funksionet publike të Belinda Ballukut. Duke cituar Komisionin e Venecias dhe Gjykatën Europiane të Strasburgut, Rama deklaroi se gjykatat nuk kanë kompetencë të pezullojnë apo të shkarkojnë ministra, pasi kjo cenon parimin e ndarjes së pushteteve dhe autoritetin ekskluziv të Kryeministrit dhe Presidentit.

Në fjalën e tij, Kryeministri e quajti vendimin e GJKKO-së një “shpikje të padëgjuar” në standardet europiane dhe theksoi se, sipas tij, largimi i një ministri mund të ndodhë vetëm në tre forma: “me dorëheqje, me vendim të Kryeministrit ose me dënim të formës së prerë”. Rama tha se pret që Gjykata Kushtetuese të japë një vendim orientues që të mbyllë hapur këtë debat institucional.

Fjala e plotë e Ramës sot gjatё podkastit:

Një debat i hatashëm ka mbushur boshllëkun e klubeve mediatike e të pasqyrave sociale të javës, pasi një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë, kokë më kokë e pezulluan një anëtar të kabinetit qeveritar.

Unë nuk dua të hyj në asnjë debat për një absurditet kaq të rrezikshëm sa ky dhe pres me durim që Gjykata Kushtetuese t’i japë drejtim çështjes së kësaj rruge të pashkelur askund në Europë, po mesa jemi informuar deri tani, askund edhe në botë.

Por thashë të ndaj me ju sot se çfarë thonë Komisioni i Venecias dhe Gjykata Europiane e Strasburgut për këtë çështje.

Qëndrimi i Venecias është në fakt shumë i prerë. Gjykatat NUK duhet të pezullojnë anëtarë të qeverisë, sepse duke bërë këtë:

Së pari, cenojnë balancën e pushteteve.

Për sa kohë një ministër është figurë politike, pjesë e ekzekutivit, përgjegjës para Parlamentit dhe Kryeministrit, nëse gjykata e pezullon, ajo praktikisht: ndërhyn në punën e qeverisë, ndërron përbërjen e ekzekutivit,, merr kompetenca që i takojnë Kryeministrit dhe Presidentit.

Dhe kjo konsiderohet nga Venecia shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve.

Së dyti, duke e bërë këtë, gjykatat krijojnë mundësinë e instrumentalizimit të drejtësisë dhe Venecia paralajmëron shpesh kundër “judicial overreach”, ose shqip, shtrirjes së krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me politikën, sepse kjo për pasojë i hap rrugë: presioneve politike ndaj qeverisë; destabilizimit institucional; manipulimit të ekzekutivit përmes proceseve penale.

Së treti, ministrat kanë funksione politike, jo administrative, dhe Venecia e ka thënë shumë herë:

Masat e pezullimit vlejnë për nëpunësit, jo për anëtarët e qeverisë, sepse ministri nuk është “zyrtar administrativ”, por autoritet politik.

Së fundi, pezullimi gjyqësor i ministrit është de facto presion për shkarkimin e tij, duke qenë se kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet një individ, por paralizohet krejt vendimmarrja për një apo më shumë sektorë që ministri mund të mbulojë. Dhe kjo është këmbë e krye jokushtetuese.

Komisioni i Venecias e ka theksuar shprehimisht: “Një prej parimeve të demokracisë parlamentare është që qeveria mund të shkarkohet vetëm nga organet politike, jo nga organet gjyqësore.”

Po Gjykata Europiane e Strasburgut çfarë thotë për këtë çështje?

Kjo është interesante. Gjykata Europiane nuk është ndeshur kurrë me këtë absurd dhe prandaj nuk ka dhënë asnjëherë, asnjë vendim specifik ku të përmendet fjala “pezullim i ministrit nga gjykata”!

Pse? Sepse në asnjë shtet europian nuk ka ndodhur ndonjëherë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen bashkë, kokë më kokë në errësirë e të pezullojnë një ministër.

Pra, edhe njëherë, kjo që kanë bërë në Shqipëri një prokuror e një gjykatës, duke pezulluar një anëtar të kabinetit qeveritar, është një tentativë e padëgjuar, një eksperiment i paparë, një ide e pazhvilluar asnjëherë më parë dhe mesa duket, një rrugë e paimagjinuar askund tjetër se mund të shkelet nga gjyqësori, për të marrë kompetencat e Kryeministrit, të Presidentit e të Parlamentit bashkë.

Por ama ka disa parime shumë të qarta të Gjykatës Europiane që e ndalojnë parimësisht këtë aventurë antidemokratike:

Së pari, Strasburgu thotë se masat e sigurisë nuk mund të përdoren: për qëllime politike, jashtë proporcionalitetit, dhe për të ndikuar ekzekutivin.

Pezullimi i një ministri nga detyra është minimalisht joproporcional dhe ndikon drejtpërdrejt ekzekutivin.

Së dyti, për Strasburgun ministrat janë shprehje e vullnetit demokratik: qeveria buron nga shumica parlamentare dhe Strasburgu ka shkruar se: Çdo masë që ndërpret apo cënon funksionimin të institucioneve të zgjedhura duhet të justifikohet me standardin më të lartë demokratik.

Si përfundim, edhe sipas Venecias, edhe sipas Strasburgut:

Gjyqësori NUK duhet të pezullojë ministra.

Në standardet europiane—ku nuk besoj se ka mbetur ndonjë standard për ta shpikur Shqipëria—kjo është: joproporcionale në thelb, antidemokratike në frymë, antikushtetuese në përmbajtje, nënshtrim i ekzekutivit, kërcënim i paprekshmërisë së vullnetit demokratik, kundër ndarjes së pushteteve, kundër standardeve të Venecias, kundër jurisprudencës së Gjykatës Europiane të Strasburgut.

E pra, përfundimisht, pezullimi i një ministri është në vetvete absurd si koncept, sepse të pezullosh një ministër nuk do të thotë të pezullosh thjesht një individ -një funksionar publik të cilitdo nivel – por do të thotë të pezullosh një autoritet me fuqi ekskluzive vendimmarrëse në një a më shumë sektorë dhe kësisoj t’i pamundësosh ministrisë përkatëse të përfaqësohet në Këshillin e Ministrave e t’i propozojë qeverisë vendimet e përjavshme për ecurinë e sektorit. Kjo është një nonsens absolut.

Prandaj ministri ose rri në detyrë, ose largohet nga detyra: me dorëheqje, nga Kryeministri, apo in extremis me dënim të formës së prerë sipas ligjit. Tjetër nuk ka. Prokuroritë e Gjykatat nuk hyjnë fare në këtë mes dhe nuk e bëjnë kurrësesi këtë. Asnjëherë! Askund në Europë!

E nëse Shqipëria do të hynte në analet e historisë së drejtësisë europiane me një shpikje të tillë, kjo do të ishte, largqoftë, një shfaqje ulëritëse papjekurie demokratike dhe institucionale.

Uroj që Gjykata Kushtetuese t’ia kursejë këtë shfaqje Shqipërisë!

Postimi i mëparshëm

SHBA: Romanca virtuale në Facebook i merr kursimet e jetёs:  Historia e pabesueshme e Joe Novak me “bjonden elegante”

Postimi i rradhës

Atentat në Elbasan — policia në ndjekje të autorëve

Postimi i rradhës
Atentat në Elbasan — policia në ndjekje të autorëve

Atentat në Elbasan — policia në ndjekje të autorëve

  • Më të fundit
Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

January 8, 2026
Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

January 8, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.