• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Argëtim Modë

Kthehet nё modё stili aristokratik i shekullit XVI

November 26, 2025
në Modë
Kthehet nё modё stili aristokratik i shekullit XVI
0
Shpërndarë
20
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Tendenca më e re në modë nuk është aq e re sa duket. Mёngёt voluminoze, të fryra, të cilat janë bërë sërish hit në tapetin e kuq dhe në sfilatat e modës, dikur ishin simbol statusi dhe fuqie sociale. Në eventin Academy Museum Gala, aktorja Zoë Kravitz u shfaq me një fustan të Saint Laurent me mëngë të mëdha, duke rikthyer me forcë këtë trend historik. Edhe Julia Fox pak ditë më vonë veshi një siluetë dramatike të Marc Jacobs, duke treguar se kjo stilistikë është kthyer fuqishëm në estetikën moderne.

Por ky rikthim nuk është i rastësishëm. Shumë kohё përpara, mëngët e stёrmёdha ishin një shenjë e qartë pushteti në oborret aristokratike të Europës së shekullit XVI. Në periudhën Tudor dhe në familjen e fuqishme Medici, mëngët e fryra, të qepura veçmas dhe tepër të shtrenjta, tregonin pasuri, akses në rrobaqepësit më të mirë dhe sensin e “modës së lartë” të kohës. Sa më shumë material të përdorje, aq më shumë vlerë kishe.

“Ideja e stilit ishte të tregoje sa shumë material mund të përballoje,” shpjegon kuratori i artit Darnell-Jamal Lisby nga Cleveland Museum of Art. Ai analizon se si mëngët voluminoze përfaqësonin luks, identitet dhe fuqi — dhe sesi ato kanë mbijetuar për shekuj si simbol ndikimi.

Në shekujt që pasuan, mëngët gjigante u rikthyen vazhdimisht, duke lëvizur mes romantizmit dhe forcës. Në vitet 1830 dhe 1890, ato u mbushën me jastëkë të butë ose tela për të krijuar një formë “fanari”. Në vitet ’30 Elsa Schiaparelli i solli në fustanet e mbrëmjes, dhe në vitet ’80 ato u bënë ikonike në dasma dhe matura — shpesh të kombinuara me flokë të ekzagjeruar. Madje edhe Princesha Diana i veshi shpesh, duke krijuar momente ikonike të modës së kohës.

Sot, mëngët voluminoze i gjejmë në koleksionet moderne, nga Saint Laurent te Valentino, Chloé, Thom Browne dhe Louis Vuitton. Në martesat e fundit po rikthehen edhe mëngët e shkëputshme që japin një ndjesi romantike, por edhe të guximshme.

Historikisht, mëngët ishin një mënyrë e menjëhershme për të lexuar identitetin e dikujt: vendlindjen, statusin shoqëror, aleancat politike apo madje edhe karakterin personal. Artistët e Rilindjes i përjetësuan në portrete të famshme për shkak të simbolikës së tyre — një “gjuhë vizuale” e njohur në të gjithë Europën e kohës.

Ndërsa stili i fustaneve sot ndryshon vazhdimisht, mes një bote që kërkon të marrë hapësirë vizuale, duket se moda ka rikthyer edhe një herë mesazhin e dikurshëm: sa më të mëdha mëngët, aq më i dukshëm dhe i dëgjuar je.

Model fustani i vitit 1830
Portreti i vitit 1518 nga Rafael, i nënmbretëreshёs sё Napolit, me mëngë madhështore me kopsa
© Musée du Louvre.
Julia Fox me njё fustan Marc Jacobs
© Lia Toby/amfAR/Getty Images
Zoe Kravitz me një fustan të Saint Laurent, © Taylor Hill/FilmMagic/Getty Images

(Pёrshtatur nga CNN Style)

Postimi i mëparshëm

Si Inteligjenca Artificiale po na studion tё gjithёve 

Postimi i rradhës

Kosovë-Shqipëri, po e njëjta histori: pas shkarkimit, Kryeprokurori i Kosovës kërkon nga gjykata rikthimin në detyrë

  • Më të fundit
Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

January 7, 2026
Gjermania paralajmëron Rusinë: Nëse cenohet siguria e Kievit, do të reagojmë edhe ushtarakisht

Nga diplomacia te forca: Merz lë të hapur dërgimin e trupave gjermane në rajon

January 7, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.