Një mbrëmje spektakolare u zhvillua sot në Ligën e Kampionëve, me disa skuadra që dhuruan spektakël dhe gola. Bayern Munich, Liverpool dhe Chelsea ishin protagonistët kryesorë të raundit të tretë të fazës së grupeve, ndërsa dy ndeshje përfunduan pa gola.
Rezultatet:
Bayern – Club Brugge 3-0
Real – Juventus 1-0
Atalanta – Slavia Prague 0-0
Chelsea – Ajax 5-1
Eintracht Frankfurt – Liverpool 1-5
Monaco – Tottenham 0-0
Sporting CP – Marseille 2-1
Në “Allianz Arena”, Bayerni e zgjidhi gjithçka shumë shpejt ndaj Club Brugge, duke fituar me rezultatin e pastër 3-0. Shënuan: Lennart Karl, Harry Kane dhe Diaz.
Chelsea dominoi me gola dhe lojë ndaj Ajax-it në “Stamford Bridge”, me rezultatin e thellë 5-1, ndërsa Liverpool-i shkëlqeu në transfertë kundër Eintracht Frankfurt, ku fitoi me shifrat 1-5, falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme të repartit ofensiv.






