• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Lobimi si nevojё pёr alibinё e korrupsionit / Korridori qё u hap me ligjin e botuar sot nё Fletoren Zyrtare

16 Shkurt, 2026
në Aktualitet, Drejtësi-Ligj, Shqipëria
Lobimi si nevojё pёr alibinё e korrupsionit / Korridori qё u hap me ligjin e botuar sot nё Fletoren Zyrtare
19
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontrasT.al

Pak muaj më parë, kur projektligji “Për lobimin” ishte ende në fazë diskutimi, Këshilli i Europës njoftonte me krenari mbështetjen e tij për këtë nismë, duke e cilësuar si “një hap të rëndësishëm për transparencën, llogaridhënien dhe forcimin e besimit publik te institucionet”.

Sot, kjo nuk është më një ide në letër. Projektligji që u votua nga Kuvendi, dhe u shpall nga Presidenti, pasi mori emrin zyrtar “Ligji nr. 12/2026 “Për lobimin nё Republikёn e Shqipёrisё””, botohet në Fletoren Zyrtare me numër 37.

Së bashku me të, parashikohet edhe ngritja e një “Regjistri dixhital të lobimit”, pjesë e një projekti të bashkëfinancuar me Zvicrën — një instrument që, në teori, duhet të sjellë më shumë dritë mbi marrëdhëniet mes politikës dhe interesave private.

Shqipëria, që ende nuk ka një regjistër funksional për profesione të rregulluara si avokatët, veterinerët apo noterët, tashmë do të ketë një regjistër për ata që në praktikë shpesh janë quajtur “sekserë influence”: lobistët. Në Bashkimin Europian vetë rregullimi i kësaj fushe ka qenë i vështirë dhe i vonshëm — Parlamenti Europian prezantoi regjistrin e lobistëve vetëm në vitin 2011.

Megjithatë, Shqipëria, ende jashtë BE-së, ka vendosur të adoptojë standarde të ngjashme me ato të unionit. Lobimi është një prej tyre.

E dëshiruar për përafrimin me standardet perëndimore, qeveria shqiptare prodhon ligje moderne, ekspertët e huaj kontribuojnë në hartimin teknik të tyre, por pyetja thelbësore mbetet sot edhe më aktuale se dje: A është Shqipëria gati për këtë ligj? Jo në letër, por në praktikë — tani që ai po bëhet pjesë e rendit juridik të vendit.

Projektligji i dikurshëm tashmë është ligj i miratuar dhe prezantohet si mjet për të vënë rregull aty ku deri tani ka mbizotëruar informaliteti. Që në nenin 3, ai përcakton qartë se për kë zbatohet:

 “Ky ligj zbatohet për përfshirjen në veprimtari lobimi të:

a) anëtarëve të Kuvendit gjatë ushtrimit të veprimtarisë legjislative;

b) anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe funksionarëve politikë pranë tyre;

c) zyrtarëve të lartë dhe nëpunësve të organeve publike që ushtrojnë funksione vendimmarrëse;

ç) funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar në nivel vendor, si dhe punonjësve të njësive të vetëqeverisjes vendore që ushtrojnë funksione vendimmarrëse.”

Pra, ligji kap deputetët, ministrat, drejtuesit e administratës, bashkitë. Te gjithë ata që mund të ndikohen nga bizneset, oligarkët apo investitorët.

Problemi nuk qëndron se çfarë shkruhet në nen, por si do zbatohet nё realitet. Dihet qё, “deal”-et dhe kontaktet mes zyrtarëve tё shtetit tonё dhe interesave private tё biznesit, nuk kalojnё pёrmes email-it zyrtar, protokollit ose procesverbalit. Ato kalojnё nga kafenetë, drekat buzë detit, bisedave “mes miqsh”, telefonatave qё nuk gjurmohen, apo pёrmes porosive qё jepen nё forma tё “sigurta” komunikimi. Në këtë kulturë e realitet, ёshtё thuajse e pamundur tё mendosh se “tani do vendosim rregull, gjithçka do hyjë në Regjistrin e Lobimit”.

Edhe definicionet janë shumë të gjera. Ligji thotë se:

  • “Lobim” është ushtrimi ose përpjekja për të ushtruar ndikim në proceset e vendimmarrjes publike përmes çdo forme komunikimi, iniciative apo çdo aktiviteti tjetër të ndërmarrë me synimin për të ndikuar në hartimin, ndryshimin, zbatimin ose shfuqizimin e politikave, legjislacionit ose vendimeve administrative nga persona fizikë ose juridikë që përfaqësojnë interesa të caktuara.
  • “Lobist” është kushdo që kundrejt shpërblimit, apo në interes të vet, përpiqet të ndikojë ligje, politika apo vendime administrative, duke komunikuar me zyrtarët.
  • “Përfitues i lobimit” është çdo person fizik apo juridik, në emër të të cilit ushtrohet lobimi.

Në një vend me institucione të forta, këto janë përkufizime normale. Në Shqipëri, me kulturë klienteliste të vendimmarrjes, këto fjali hapin një shteg shumë të rrezikshëm: gjithçka që sot quhet “presion”, “ndikim i padrejtë”, “pazar”, nesër mund të rishkruhet si “lobim i regjistruar”.

Korrupsioni mund tё quhet lobim, ose vetё “lobimi” mund tё kёrkojё ta veshё me alibi korrupsionin.

Mjafton të kthehemi te disa raste që tashmë janë bërë publike. Biseda të dala nga dosjet hetimore, ku biznesmenë, ndërtues, “lobues” joformalë diskutojnë për leje ndërtimi, plane rregulluese, favore, emërime. Sot, këto trajtohen si fakte që çojnë nё hetime për korrupsion apo shpërdorim detyre. Me një ligj shqiptar për lobimin, shumë prej këtyre kontakteve do të mund të justifikohen: “po negocionim një kontratë lobimi”, “po përgatisnim dokumentet për regjistrim”, “nuk ёshtё korrupsion, sepse ishte pjesë e procesit të lobimit legjitim”.

Kjo bëhet edhe më dyshuese kur sheh nenin 13 tё ligjit “Për lobimin nё Republikёn e Shqipёrisё”. Kontrata e lobimit bёhet alibia perfekte po tё lexosh kёtё nen: Lobisti nuk mund të ushtrojë veprimtari pa kontratë me shkrim. Por ama kontrata mund të dorëzohet te Komisioneri brenda 30 ditëve nga data e lidhjes!

Gjetje praktike. Lobimi mund të ketë nisur, takimet mund të jenë bërë, mesazhet mund të jenë shkëmbyer, presioni “politik” mund të jetë ushtruar, dhe vetëm më pas, kur dikush e sheh të arsyeshme, zyrtarizohet edhe kontrata. Në një vend si Shqipёria, njё parashikim evaziv me afate “30-ditore” është ftesë e hapur për abuzim. Sot kontaktet e fshehta mund të përbëjnë provë për korrupsion. Nesër mund të paraqiten si alibi para SPAK, si “fazë paraprake e një marrëdhënieje lobimi në proces formalizimi”.

Imagjinohet një kompani ndërtimi që kërkon leje për një kullë të re në Tiranë. Sot, kur dëgjojmë për takime të mbyllura mes kryebashkiakut, drejtorëve të urbanistikës dhe biznesmenëve, mendja të shkon te korrupsioni, pazaret, favorizimet. Nesër, me ligjin “Për lobimin nё Republikёn e Shqipёrisё”, e njëjta kompani mund të ketë një lobist të regjistruar:

  • Lobisti nënshkruan kontratë me kompaninë.
  • Dorëzon kontratën te Komisioneri brenda 30 ditëve.
  • Takohet me kryetarin e bashkisë, drejtorët, këshilltarët.
  • Dërgon “opinione teknike” pse kulla është “zhvillim strategjik”.
  • Shfaqet edhe në dëgjesa publike, ku flet për “punësim” dhe “rigjallërim të zonës”.

Formalisht, ky është lobim i ligjshëm. Në thelb, është e njëjta histori e vjetër: një interes privat që kërkon maksimumin nga një vendim publik. Diskutimi nuk do të bёhet më nёse kishim tё bёnim me “korrupsion” apo thjesht “ndërhyrje”, por nёse jemi para rastit tё “lobimit me kontratë” apo “lobimit pa kontratë”.

Një terren i favorshëm për abuzim janë edhe ligjet e “qepura”. Deri tani, kur një ligj përputhet çuditshëm mirë me interesat e një oligarku apo një sektori shumë pranë tij, flitet për “ligj të porositur”. Nesër, e njëjta gjë mund të shitet ndryshe: si “kontribut i sektorit privat në hartimin e politikave”, “proces lobimi me përfshirje të biznesit”, “harmonizim i legjislacionit me nevojat e tregut”.

Një “lobist i regjistruar” mund të hartojë nenet, t’i dërgojë gati nё ministri, të organizojë tryeza të mbyllura me “aktorёt e interesuar”, e më pas të shfaqet në komisionet parlamentare si “ekspert i fushës”. Në teori, ky është lobim. Në praktikë, është po ajo gjë që Shqipëria ka njohur për shumё vite “demokraci”, si kapje të ligjvënies, tё vetё shtetit, nga interesat e ngushta private qё shumё shpesh, janё “kapur” tё lundrojnё kundёr interesit publik.

Kush ёshtё autoriteti qё do mbikёqyrё kёtё “qenie” tё re, qё do i pёrngjajё “Diellёs” por do ketё gjak dhe mish?

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ligjërisht, ky është institucion i pavarur. Në realitet, pavarёsisht emrit qё e drejton apo do e drejtojё nё tё ardhmen, historia ka treguar qё pavarёsia e tij “varet” nё litarin e qeverisё.

Kёtij institucioni do t`i kërkohet që të regjistrojë lobistët; tё kontrollojë kontratat; tё publikojë listat; tё mbikëqyrë ish-zyrtarët që nuk duhet të lobojnë për 2 apo pak mё shumё vite dhe, nё fund tё marrё masa “administrative”- t’i gjobisё “tё pabindurit”.

Në një vend ku, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk ruan dot “shapkat” e veta, është e vështirë të besosh se do të ketë fuqinë reale të kontrollojë marrëdhëniet më delikate mes politikës dhe biznesit.

A e ka sot Shqipëria kulturën, pjekurinë politike dhe forcën institucionale, për ta zbatuar këtë ligj, pa e kthyer “lobimin” në alibi tё korrupsionit?

Nëse përgjigjja do ishte “Jo, ende jo!”, atëherë nuk kemi të bëjmë me një instrument real kundër korrupsionit, por me një sofistikim me veshje ligjore tё tij. Njё rrezik të qartë, që korrupsioni, klientelizmi dhe kapja e shtetit të mos fshihen më nën tryezë, por të dalin mbi të, me kontratë, me NIPT, me logo, me “kostum dhe kollare” dhe tё veshur me termin modern: “lobim”.

Do jetё njё sfidё e re për prokurorinë, veҫanёrisht për SPAK, sepse qytetarët e zakonshёm nuk do dinё të dallojnë, ku mbaron “lobimi” i ligjshëm dhe ku fillon blerja e vendimmarrjeve kundёr interesit tё tyre. Sepse ky ligj rrezikon seriozisht të mos jetë mjet për transparencë, por hapi final pёr legalizimin e ndikimit të paligjshëm mbi vendimmarrjen publike.

Shqipëria, ndryshe nga BE dhe SHBA, ku lobimi është pjesë e një kulture të gjatë e tё sprovuar institucionale, ende nuk e ka luksin të bëjë eksperimente kaq të rrezikshme…tё regjistrojё “korrupsionin” me adresё dhe emёr, nё regjistёr.

© Ky është shkrim ekskluziv i kontrasT.al, i cili gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar burimin e tij.

Postimi i mëparshëm

Rubio në Budapest: “Suksesi juaj është suksesi ynë”, SHBA mbështet Orbanin para zgjedhjeve

  • Më të fundit
Lobimi si nevojё pёr alibinё e korrupsionit / Korridori qё u hap me ligjin e botuar sot nё Fletoren Zyrtare

Lobimi si nevojё pёr alibinё e korrupsionit / Korridori qё u hap me ligjin e botuar sot nё Fletoren Zyrtare

16 Shkurt, 2026
Rubio në Budapest: “Suksesi juaj është suksesi ynë”, SHBA mbështet Orbanin para zgjedhjeve

Rubio në Budapest: “Suksesi juaj është suksesi ynë”, SHBA mbështet Orbanin para zgjedhjeve

16 Shkurt, 2026
Portugalia që nuk e njihni: Guimarães, qyteti i gjelbër që pritet të pushtojë hartën e udhëtimeve në 2026

Portugalia që nuk e njihni: Guimarães, qyteti i gjelbër që pritet të pushtojë hartën e udhëtimeve në 2026

16 Shkurt, 2026
Privatizimi i heshtur i bregdetit shqiptar / Dhurata e radhёs pёr “investitorët strategjikë”

Privatizimi i heshtur i bregdetit shqiptar / Dhurata e radhёs pёr “investitorët strategjikë”

16 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Lobimi si nevojё pёr alibinё e korrupsionit / Korridori qё u hap me ligjin e botuar sot nё Fletoren Zyrtare

Lobimi si nevojё pёr alibinё e korrupsionit / Korridori qё u hap me ligjin e botuar sot nё Fletoren Zyrtare

16 Shkurt, 2026
Rubio në Budapest: “Suksesi juaj është suksesi ynë”, SHBA mbështet Orbanin para zgjedhjeve

Rubio në Budapest: “Suksesi juaj është suksesi ynë”, SHBA mbështet Orbanin para zgjedhjeve

16 Shkurt, 2026
Portugalia që nuk e njihni: Guimarães, qyteti i gjelbër që pritet të pushtojë hartën e udhëtimeve në 2026

Portugalia që nuk e njihni: Guimarães, qyteti i gjelbër që pritet të pushtojë hartën e udhëtimeve në 2026

16 Shkurt, 2026
Privatizimi i heshtur i bregdetit shqiptar / Dhurata e radhёs pёr “investitorët strategjikë”

Privatizimi i heshtur i bregdetit shqiptar / Dhurata e radhёs pёr “investitorët strategjikë”

16 Shkurt, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Lobimi si nevojё pёr alibinё e korrupsionit / Korridori qё u hap me ligjin e botuar sot nё Fletoren Zyrtare

Lobimi si nevojё pёr alibinё e korrupsionit / Korridori qё u hap me ligjin e botuar sot nё Fletoren Zyrtare

16 Shkurt, 2026
Rubio në Budapest: “Suksesi juaj është suksesi ynë”, SHBA mbështet Orbanin para zgjedhjeve

Rubio në Budapest: “Suksesi juaj është suksesi ynë”, SHBA mbështet Orbanin para zgjedhjeve

16 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.