Ish-kryeministri britanik David Cameron, i cili u diagnostikua në 2024 me kancer të prostatës, tani është shëruar pas ndërhyrjeve mjekësore.
Cameron e zbuloi këtë sëmundje “tronditëse” dhe e bëri të ditur për median, pasi mbaroi gjithë procesin rikuperues nëpërmjet një terapie “fokale”. Terapia konsistonte në përdorimin e gjilpërave që dërgojnë impulse elektrike për shkatërrimin e qelizave kancerogjene.
Cameron tregoi për median se sëmundjen e zbuloi pasi gruaja e tij Samantha e nxiti të bënte analiza në fillim të vitit 2024.
“Terapia që ndoqa ishte më pak invazive dhe e mundimshme sesa një prostatektomi ose radioterapi”, tha Lordi Cameron, pasi tregoi për “luftën” e tij kundër kancerit të prostatës, një sëmundje që merr jetën e 12.000 burrave çdo vit në Britaninë e Madhe.
(Burimi: The Sun)






