• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shkencë-Teknologji

Meta fiton betejën ligjore për Instagram dhe WhatsApp

19 Nëntor, 2025
në Shkencë-Teknologji
Meta fiton betejën ligjore për Instagram dhe WhatsApp
4
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Një vendim i rëndësishëm gjyqësor në Shtetet e Bashkuara i ka dhënë një fitore të madhe kompanisë Meta, pasi Gjykata Federale vendosi se blerjet e Instagram dhe WhatsApp nuk kanë shkelur ligjin amerikan të konkurrencës. Gjykatësi James E. Boasberg i Gjykatës së Qarkut në Distriktin e Kolumbisë deklaroi se Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) nuk arriti të provonte se Meta kishte krijuar një monopol përmes blerjes së dy aplikacioneve të njohura, duke rrëzuar pretendimin se kompania kishte ndjekur një strategji “bliji ose zhyti” për të shuar konkurrencën e re.

Vendimi vjen pas një procesi gjyqësor të gjatë, ku gjatë gjashtë javëve u dëgjuan 38 dëshmitarë, përfshirë vetë CEO-n e Metas, Mark Zuckerberg. FTC u përpoq të argumentonte se Meta kishte monopolizuar tregun e rrjeteve sociale personale, një segment ku sipas agjencisë konkurrenca kryesore ishte Snapchat, ndërsa platforma të tjera si YouTube dhe TikTok nuk duhet të llogariteshin si rivalë të drejtpërdrejtë. Por gjykatësi Boasberg theksoi në vendimin prej 89 faqesh se agjencia nuk arriti të paraqiste prova të mjaftueshme për të mbështetur këtë definicion të ngushtë të tregut, duke e cilësuar argumentin e FTC-sё të paplotë dhe të padestinuar të qëndrojë juridikisht.

Meta e përshëndeti vendimin, duke e quajtur një njohje të konkurrencës së ashpër me tё cilёn kompania përballet nga platformat e tjera, sidomos në fushën e videove të shkurtra ku TikTok dhe YouTube konsiderohen rivalët kryesorë. Nga ana tjetër, përfaqësues të FTC shprehën zhgënjim të thellë dhe kritikuan gjykatësin duke e akuzuar për paragjykim kundër padive të iniciuara gjatë administratës së Donald Trump.

Procesi konsiderohet një moment kyç për përpjekjet e qeverisë amerikane për të kufizuar pushtetin në rritje të kompanive teknologjike. Ndërsa në raste të tjera shteti ka pasur fitore, si në dy paditë kundër Google, apo çështjet në vazhdim ndaj Amazon dhe Apple, kjo humbje e FTC-sё nënvizon vështirësinë tё provuarit të pasojave të blerjeve të vjetra në një treg ku balanca e konkurrencës ndryshon vazhdimisht dhe ku fusha e inteligjencës artificiale po hap një epokë të re sfidash.

Vendimi i tanishëm i hap rrugën Metas të vazhdojë ambiciet e saj të zhvillimit, përfshirë investimet në teknologjitë e inteligjencës artificiale dhe zgjerimin e platformave të saj.

Ndërkohë, debati për kufijtë e pushtetit të gjigantëve teknologjikë mbetet i hapur dhe pritet të vazhdojë të dominojë axhendën juridike dhe politike të viteve të ardhshme.

(Burimi: The New York Times)

Postimi i mëparshëm

Çfarë është Poseidon, droni nënujor me energji bërthamore që Putini e quan “të pakrahasueshëm”

Postimi i rradhës

SHBA: Votohet për hapjen e të gjitha dosjeve të “Epstein”. A do dalin të gjithë pedofilët me pushtet në shesh?

  • Më të fundit
Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

25 Shkurt, 2026
SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

25 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.