• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Argëtim Kuriozitete

Misteri i pabesueshëm i Lina Medina: Vajza pesëvjeçare që u bë nëna më e re në botë

November 24, 2025
në Kuriozitete
Misteri i pabesueshëm i Lina Medina: Vajza pesëvjeçare që u bë nëna më e re në botë

Lina Medina (5 vjeҫ) dhe djali i saj Gerardo

0
Shpërndarë
8
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Historia e Lina Marcela Medina mbetet një nga rastet më të pashpjegueshme dhe enigmatike të dokumentuara ndonjëherë në historinë e mjekësisë dhe të njerëzimit. Edhe pas 86 vitesh, rasti i saj vazhdon të ngjallë kureshtje dhe tronditje në mbarë botën. Në vitin 1939, ndërsa Europa përgatitej për shkatërrimet e Luftës së Dytë Botërore, gazetat ndërkombëtare publikuan lajmin befasues për një vajzë pesëvjeçare nga Andet peruane që kishte sjellë në jetë një foshnjë, një fakt që atëherë dukej i pamundur.

Në fshatin e izoluar të Ticrapos, fqinjët filluan të dyshonin se Lina ishte një lloj “Virgjëreshe Mari”, duke besuar se mbante në bark “djalin e Zotit të Diellit”. Familja e saj, që jetonte në varfёri ekstreme, fillimisht iu drejtua shamanëve duke menduar se vajza, njё nga nёntё fёmijёt e tyre, po vuante nga një “demon i brendshëm”. Kur trajtimet lokale dështuan, babai i saj e çoi në spitalin e Pisco-s, ku mjekët dyshuan fillimisht për një tumor abdominal. Pak ditë më vonë, u vërtetua e pabesueshmja: Lina ishte shtatë muajshe shtatzënë.

Më 14 maj 1939, kur ishte vetëm 5 vjeç, 7 muaj dhe 21 ditëshe, Lina Medina lindi me prerje ҫezariane një djalë të shëndetshëm, që ju vendos emri Gerardo, me peshë 2.7 kilogramë. Djali u rrit duke besuar se Lina ishte motra e tij dhe vetëm në moshën dhjetë vjeç iu tregua e vërteta. Ekzaminimet mjekësore dokumentuan se Lina vuante nga njё sёmundje e jashtёzakonshme “puberteti i parakohshëm“, me zhvillim të plotë të organit riprodhues në moshë shumë të hershme, faktor që e bëri shtatzëninë e saj të mundur fizikisht.

Rasti “Medina”, rast unik nё botё ёshtё i konfirmuar nga mjekësia, si i mbështetur nga analiza klinike, rreze X, fotografi dhe verifikime të pavarura nga ekspertë ndërkombëtarë, përfshirë Kolegjin Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve. Edhe pse pёrgjatë viteve janё hedhur teori tё ndryshme konspirative dhe dyshime për mashtrim lidhur me kёtё ngjarje tё jashtёzakonshme, dokumentacioni i plotë mjekesor e ka përgënjeshtruar kategorikisht këtë dyshim.

Identiteti i babait të fëmijës nuk u zbulua kurrë. Policia hapi hetime për krim seksual, pasi dihej se Lina ishte viktimë e një abuzimi të rëndë, por megjithë nuk u gjet fajtori sepse provat munguan. Babai i vogёlushes Lina, u arrestua fillimisht si i dyshuar, por u lirua për mungesë provash. Dyshimet me pas u zhvendosën tek një xhaxha i saj, mё pas te një vëlla me probleme të shëndetit mendor, si edhe te një kopshtar që u zhduk në mënyrë të çuditshme pas zbulimit të shtatzënisë se Lina Medinёs. Disa raporte përmendin një festë lokale si momentin e mundshëm të krimit seksual. Çështja u mbyll pa përgjegjës dhe Lina nuk foli me kurrë për rrethanat se si kishte ndodhur akti.

Vëmendja globale për rastin çoi edhe në interes komercial. Një kompani amerikane për produkte bebesh nënshkroi një kontratë duke u zotuar të mbështeste Linën dhe Gerardon, por marrëveshja u anulua pasi shteti peruan ndërhyri për të parandaluar shfrytëzimin publik të vajzës. Ish-presidenti peruan Oscar Benavides publikisht premtoi një grant të përjetshëm pёr Linёn, por fondet nuk u akorduan asnjëherë. Përfundimisht, Lina Medina dhe djali i saj Gerardo, pas njё ndihme iu rikthyen jetës së varfër të fshatit, atje ku kishin lindur.

Vite më vonё, Lina u zhvendos në Lima, kryeqytetin e Perusё, ku punoi si sekretare në klinikën ku kishte lindur djalin e saj. Ajo u martua në vitin 1972, në moshën 38 vjeçare dhe lindi një djalë të dytë me bashkëshortin e saj. Lina Medina jetoi me familjen e saj për një kohë në Meksikë, por u kthye në Peru pas shembjes së shtëpisë, për shkak të zgjerimit të një autostrade. Vazhdoi jetën në një zonë të varfër të Limës të njohur si “Çikago i Vogël”, ku raportimet e fundit tregojnё se jetoi deri në fillim të viteve 2000.

Djali i saj i parë, Gerardo, vdiq në vitin 1979, në moshën 40 vjeçare, nga një sëmundje e palcës së kockave. Pak dihet për jetën e tij personale, pasi ai, ashtu si nëna e tij, qëndroi larg vëmendjes publike.

Lina Medina refuzoi gjithmonë intervistat dhe vëmendjen mediatike. Bashkëshorti i saj më vonë tha se ajo nuk i besonte premtimeve të autoriteteve dhe nuk dëshironte të rikthehej në vëmendje publike. “Ajo mendon se qeveritë nuk i përmbushin kurrë premtimet. Ndoshta edhe vёmendja do të ishte një tjetër premtim bosh,” tha ai.

Sot, nuk dihet me siguri nëse Lina Medina është ende gjallë. Nëse është, ajo duhet të jetё 92 vjeç. Historia e saj ka hyrё nё analet e historisё, njёkohёsisht si enigmë mjekësore dhe tragjedi njerëzore, një histori që bota vazhdon ta pyesë, por që vetë Lina ka zgjedhur ta lërë të patreguar.

Postimi i mëparshëm

Orban sfidon Brukselin: “Do të paguajmë 1 milion euro në ditë, por nuk pranojmë emigrantë të paligjshëm” 

Postimi i rradhës

‘Face-off’-i që tronditi botën e boksit: Jake Paul si “çilimi” pёrballё Anthony Joshua

Postimi i rradhës
‘Face-off’-i që tronditi botën e boksit: Jake Paul si “çilimi” pёrballё Anthony Joshua

‘Face-off’-i që tronditi botën e boksit: Jake Paul si “çilimi” pёrballё Anthony Joshua

  • Më të fundit
Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

January 8, 2026
Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

January 8, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.