• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Natë bombardimesh në Kiev, disa të plagosur. Von der Leyen dhe liderë evropianë telefonatë me Zelensky-n dhe Trump-in

December 27, 2025
në Aktualitet, Bota
Trump: “Jemi më afër se kurrë përfundimit të luftës në Ukrainë”
0
Shpërndarë
16
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Një natë e rëndë bombardimesh goditi Kievin, teksa disa shpërthime të fuqishme u dëgjuan në orët e para të mëngjesit dhe autoritetet ukrainase paralajmëruan për një sulm të gjerë raketor ndaj kryeqytetit dhe mbarë vendit.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi përmes Telegramit se forcat e mbrojtjes ajrore ishin në operacion dhe u bëri thirrje qytetarëve të qëndronin në strehimore. Forcat Ajrore Ukrainase shpallën gjithashtu alarm kombëtar, duke paralajmëruar për kërcënim raketor në të gjithë territorin e Ukrainës dhe për ngritjen në ajër të avionëve rusë MiG-31K.

Sipas raportimeve të mediave ukrainase dhe kanaleve të monitorimit, Rusia lëshoi raketa hipersonike Kinzhal, raketa balistike Iskander dhe raketa lundrimi Kalibr drejt Kievit dhe rajonit përreth. Shpërthime u dëgjuan në disa zona të kryeqytetit dhe në Oblastin e Kievit, ndërsa u raportuan edhe ndërprerje të energjisë elektrike në qytetin Brovary dhe zonat përreth, rreth 20 kilometra në verilindje të Kievit.

Administrata Ushtarake Rajonale e Kievit njoftoi se sulmet ruse goditën disa lagje, duke dëmtuar ndërtesa banimi, kantiere ndërtimi, biznese dhe objekte prodhimi. Në distriktin Vyshhorod u thyen dritaret e një kulle, në Boryspil u dëmtuan objekte industriale dhe dy automjete, ndërsa në Bucha shpërtheu një zjarr në një kantier ndërtimi. Në distriktin Obukhiv u dëmtuan ambientet e një kompanie komunale.

Autoritetet konfirmuan se disa persona u plagosën. Sipas Klitschkos, katër persona kërkuan ndihmë mjekësore pas sulmeve në Kiev; tre prej tyre u shtruan në spital, ndërsa një u trajtua në mënyrë ambulatore. Një tjetër person u plagos në rajonin Ivano-Frankivsk, teksa po drejtonte një kamion gjatë sulmit. Në lagjen Holosiivskyi u raportua zjarr në një pikë karburanti, ndërsa mbetje raketash ranë edhe në zonat Obolonskyi dhe Desnyanskyi.

“Vendi terrorist vazhdon të bëjë luftë kundër popullsisë civile. Armiku po sulmon qëllimisht infrastrukturën kritike dhe shtëpitë,” thuhet në deklaratën e Administratës Ushtarake Rajonale të Kievit. Autoritetet theksuan se alarmi ajror mbetet në fuqi dhe u bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në vende të sigurta.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, së bashku me disa udhëheqës evropianë, pritet të zhvillojnë një telefonatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin amerikan Donald Trump. Në fokus është situata e sigurisë, përshkallëzimi i sulmeve ruse dhe përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës, në një moment kur Ukraina u përball me një nga netët më të ashpra të bombardimeve në javët e fundit.

Trump shprehet optimist për zgjidhjen e konfliktit

Sipas mediave amerikane, presidenti Donald Trump ka shprehur optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje paqeje. Në një intervistë për New York Post, të cituar nga agjencia ruse Tass, Trump deklaroi se beson se ekziston një shans i mirë për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

“Kam zgjidhur tetë luftëra dhe kjo është më e vështira nga të gjitha. Por mendoj se mund ta bëjmë”, tha Trump. Ai shtoi se pret që takimi i tij i ardhshëm me Zelenskyn të shënojë një hap të rëndësishëm drejt një marrëveshjeje, duke theksuar se, sipas tij, si Kievi ashtu edhe Moska janë të interesuara për përfundimin e luftës, edhe pse shpesh mungon sinkronizimi i vullnetit politik mes palëve.

Moska: “Asnjëherë kaq afër marrëveshjes”

Nga ana ruse, zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov deklaroi se një zgjidhje për konfliktin është më afër se kurrë më parë, por kërkon një “shtytje përfundimtare”. Ai akuzoi Kievin dhe vendet evropiane se po përpiqen të minojnë procesin e marrëveshjes.

“Besoj se 25 dhjetori 2025 do të mbetet në kujtesë si një moment historik, dita kur iu afruam shumë një zgjidhjeje”, tha Ryabkov në një intervistë për kanalin televiziv Rossiya-1. Sipas tij, arritja e një marrëveshjeje do të varet nga vullneti politik i të gjitha palëve të përfshira.

Ndërsa diplomacia intensive vazhdon në disa fronte, telefonata e sotme mes udhëheqësve evropianë, Zelenskyt dhe Trump-it shihet si një përpjekje kyçe për të harmonizuar qëndrimet dhe për të testuar realisht gatishmërinë për një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës në Ukrainë.

(Burimi: ANSA)

Postimi i mëparshëm

Debat ndërkombëtar për gërmimet në Krime: Arkeologu rus përballë drejtësisë

Postimi i rradhës

Panik në një fabrikë në Japoni: Sulm me thikë dhe substancë kimike, 15 persona të plagosur

Postimi i rradhës
Panik në një fabrikë në Japoni: Sulm me thikë dhe substancë kimike, 15 persona të plagosur

Panik në një fabrikë në Japoni: Sulm me thikë dhe substancë kimike, 15 persona të plagosur

  • Më të fundit
Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

January 8, 2026
Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

January 8, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.