• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Rubrika artistike Portret

Ndahet nga jeta motra e Ana Frankut, dëshmitarja e pareshtur e Holokaustit

January 5, 2026
në Portret
Ndahet nga jeta motra e Ana Frankut, dëshmitarja e pareshtur e Holokaustit
0
Shpërndarë
17
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Eva Schloss, gjysmëmotra e Anne Frank dhe një nga zërat më të rëndësishëm të kujtesës së Holokaustit, ka ndërruar jetë në Londër në moshën 96-vjeçare. Familja e saj e konfirmoi lajmin, duke shprehur “trishtim të madh” për humbjen e një gruaje që e përshkroi si “të jashtëzakonshme, të mbijetuar të kampit nazist të vdekjes, edukatore të përkushtuar dhe të palodhur në punën për kujtesë, mirëkuptim dhe paqe”.

Homazhe erdhën edhe nga Mbreti Charles III dhe mbretëresha Camilla, mbështetëse e Fondacionit Anne Frank UK, të cilët deklaruan se ishin “thellësisht të trishtuar” nga ndarja e saj nga jeta. “Patëm privilegjin dhe krenarinë ta njihnim dhe e admironim thellësisht”, shkruan ata në rrjetet sociale. Mbreti Charles kishte kërcyer me Eva Schloss në një aktivitet përkujtimor në Londër në vitin 2022.

Eva Schloss ishte bashkëthemeluese e Fondacionit Anne Frank UK në vitin 1990, me misionin për të edukuar të rinjtë mbi Holokaustin dhe për të luftuar paragjykimet, antisemitizmin dhe urrejtjen. Për dekada me radhë, ajo udhëtoi dhe foli para brezave të rinj, duke ndarë përvojën e saj personale si një dëshmi e gjallë e një prej kapitujve më të errët të historisë njerëzore.

E lindur si Eva Geiringer në Austri në vitin 1929, ajo ishte ende adoleshente kur vendi i saj u pushtua nga nazistët. Familja e saj hebreje u detyrua të largohej fillimisht në Belgjikë dhe më pas në Amsterdam, ku u vendos përballë shtëpisë së familjes Frank. Eva dhe Anne ishin të së njëjtës moshë dhe shpesh luanin bashkë, pa e ditur se fati i tyre do të ndërpritej nga e njëjta tragjedi historike.

Nga viti 1942, të dyja familjet u detyruan të fshiheshin për t’i shpëtuar arrestimit. Dy vjet më vonë, familja Geiringer u tradhtua nga një simpatizant nazist. Eva, nëna e saj Elfriede, babai Erich dhe vëllai Heinz u arrestuan në ditëlindjen e saj të 15-të dhe u deportuan në kampin e shfarosjes Auschwitz në maj të vitit 1944.

Pas çlirimit në vitin 1945, Eva u zhvendos në Londër për të vazhduar studimet, ku njohu edhe bashkëshortin e saj të ardhshëm, Zvi Schloss. Ndërkohë, nëna e saj u kthye në Amsterdam dhe u martua me Otto Frank, babain e Anne Frankut, i vetmi anëtar i familjes Frank që mbijetoi nga kampet naziste.

Eva Schloss e shndërroi dhimbjen personale në një mision jetësor: të mos lejonte që kujtesa e Holokaustit të zbehej dhe që historia të përsëritej. Me ndarjen e saj nga jeta, bota humbet jo vetëm një dëshmitare, por një zë të qetë dhe të palëkundur të ndërgjegjes njerëzore.

(Burimi: ANSA)

Postimi i mëparshëm

Martirja mirditore Marie Tuci: I falem nderës Zotit që ditët e fundit po i kaloj e lirë

Postimi i rradhës

Një mbrëmje ku muzika bëhet udhëtim në peizazhet e kujtesës

Postimi i rradhës
Një mbrëmje ku muzika bëhet udhëtim në peizazhet e kujtesës

Një mbrëmje ku muzika bëhet udhëtim në peizazhet e kujtesës

  • Më të fundit
Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

January 7, 2026
Gjermania paralajmëron Rusinë: Nëse cenohet siguria e Kievit, do të reagojmë edhe ushtarakisht

Nga diplomacia te forca: Merz lë të hapur dërgimin e trupave gjermane në rajon

January 7, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.