Nga kontroversi Emerald Fennell i veprës Wuthering Heights tek filmi i shumëpritur epik grek i Christopher Nolan, ja titujt e filmave që rekomandojnë kritikët:
1. Wuthering Heights
Emerald Fennell sjell një adaptim të guximshëm dhe shumë të debatuar të romanit klasik të Emily Bronte, me një qasje të stilizuar, pasionante dhe provokuese ndaj historisë së Cathy dhe Heathcliff, që ka ndarë publikun që me shfaqjen e trailerit.
2. Practical Magic 2
Pas 28 vitesh, Sandra Bullock dhe Nicole Kidman rikthehen si motrat magjistare në vazhdimin e filmit kult Practical Magic, duke synuar të magjepsin një brez të ri shikuesish me romancë, humor dhe magji.
3. The Mandalorian and Grogu
Dy nga personazhet më të dashur të universit Star Wars, Din Djarin dhe Grogu, kalojnë nga seriali në ekranin e madh në një aventurë të re kinematografike të drejtuar nga Jon Favreau.
4. The Dog Stars
Ridley Scott rikthehet në fantastiko-shkencore me një histori post-apokaliptike për mbijetesën, miqësinë dhe shpresën, ku një pilot dhe qeni i tij përballen me një botë të shkatërruar nga pandemia.
5. The Bride
Maggie Gyllenhaal rishpik mitin e nuses së Frankenstein, duke i dhënë asaj zë, identitet dhe fuqi, në një histori të errët dashurie dhe rebelimi të vendosur në Çikagon e viteve 1930.
6. Digger
Tom Cruise surprizon me një rol ndryshe nga zakonisht, në një komedi të errët dhe ambicioze të drejtuar nga Alejandro G. Inarritu, që pritet të jetë një nga projektet më intriguese të vitit.
7. Toy Story 5
Woody dhe Buzz kthehen në një kapitull të ri të sagës së dashur të Pixar, këtë herë duke u përballur me botën moderne dhe teknologjinë që kërcënon t’i bëjë lodrat të ndihen të pavlera.
8. The Drama
Një romancë që shndërrohet në komedi të zezë, ku një sekret i errët del në pah pak para dasmës, duke çuar çiftin protagonist në situata absurde dhe të papritura.
9. Mother Mary
Anne Hathaway luan një yll muzike pop në një thriller muzikor të pazakontë, ku hakmarrja, moda dhe skena koncertesh përzihen në një histori të errët dhe stilistike.
10. The Social Reckoning
Një dramë e bazuar në ngjarje reale që ndjek skandalin e Facebook, duke treguar historinë e sinjalizueses që ekspozoi ndikimin negativ të rrjeteve sociale në shoqëri.
11. The Devil Wears Prada 2
Pas dy dekadash, Miranda Priestly rikthehet në botën e modës, ku rivalitetet, pushteti dhe ambicia përplasen sërish në një vazhdim shumë të pritur.
12. The Hunger Games: Sunrise on the Reaping
Një parathënie e re e sagës Hunger Games, që kthen shikuesit në fillimet e lojërave famëkeqe dhe në versionet e reja të personazheve ikonike.
13. Narnia: The Magician’s Nephew
Greta Gerwig sjell një parathënie të botës magjike të Narnisë, duke treguar origjinën e Shtrigës së Bardhë dhe fillimet e universit fantastik të CS Lewis.
14. Disclosure Day
Steven Spielberg vjen me një film misterioz që sillet rreth një zbulimi tronditës global, duke ringjallur temën e alienëve dhe frikën nga e panjohura.
15. The Odyssey
Christopher Nolan përshtat epikën e Homerit në një spektakël modern kinematografik, duke ndjekur udhëtimin e rrezikshëm të Odiseut drejt shtëpisë pas Luftës së Trojës.
16. Avengers: Doomsday
Marvel bashkon sërish superheronjtë më të mëdhenj në një përballje epike, ku rikthimet e papritura dhe një kërcënim i ri synojnë të ringjallin lavdinë e Avengers.
(Burimi: BBC)






