• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

Nga ish-prokuror i dështuar në avokat të pushtetit / Ulsi Manja dhe “leksionet” e sforcuara të drejtësisë për të mbrojtur Ballukun

9 Mars, 2026
në Drejtësi-Ligj, Politikë
Nga ish-prokuror i dështuar në avokat të pushtetit / Ulsi Manja dhe “leksionet” e sforcuara të drejtësisë për të mbrojtur Ballukun
19
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Ka diçka thellësisht ironike në mënyrën si Ulsi Manja doli sot për të shpjeguar pse Kuvendi nuk duhet t’i hapë rrugë kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Një ish-prokuror, që dikur i duhej të ishte në anën e hetimit dhe të provave, u shfaq sot në rolin e një avokati politik, duke lexuar një raport të gjatë për të shpjeguar pse prokuroria – sipas tij – nuk ka prova të mjaftueshme.

Manja prezantoi në grupin parlamentar të PS raportin e anëtarëve socialistë në Këshillin për Mandatet dhe Imunitetin, duke argumentuar se SPAK nuk ka provuar rrezikun e prishjes së provave apo të pengimit të drejtësisë nga deputetja Balluku.

“Nuk ka asnjë provë direkt apo indirekt ku deputetja Belinda Balluku të ketë përdorur ndikimin e saj për të prishur provat që ka në dispozicion organi i akuzës”, tha ai.

Argumenti kryesor i tij ishte se situata juridike ka ndryshuar sepse Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive dhe, për rrjedhojë, sipas tij, rreziku për ndërhyrje në hetim është hipotetik.

“Jemi para një realiteti të ri juridik dhe institucional. Deputetja Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive si pasojë e ndryshimeve në përbërjen e qeverisë”, deklaroi Manja.

SPAK nuk i kërkoi Kuvendit të gjykojë fajësinë e Ballukut. SPAK kërkoi autorizim për një masë sigurie, bazuar në hetimin dhe provat që ka në dosje. Dhe në një shtet normal të së drejtës, politika nuk hyn në garë me prokurorin për të bërë interpretimin e provave.

Megjithatë Manja bëri pikërisht këtë. Ai hyri në analizë juridike të thelluar për të shpjeguar pse arsyetimi i SPAK është – sipas tij – hipotetik.

Madje ai e çoi më tej këtë argument duke thënë se Kuvendi nuk mund të jetë një institucion formal që miraton automatikisht çdo kërkesë të prokurorisë.

“Nëse dhënia e këtij autorizimi do të ishte e detyrueshme sa herë kërkohet nga prokuroria, Kuvendi do të shndërrohej në një organ formal pa rol real balancues”, tha ai.

Nuk është detyra e një deputeti – aq më tepër një ish-prokurori – të analizojë provat e SPAK dhe të dalë publikisht në përfundimin se ato nuk mjaftojnë. Sepse kjo nuk është më një mbrojtje procedurale e imunitetit parlamentar. Kjo është një marrje në shqyrtim e dosjes së prokurorisë nga politika.

Manja gjithashtu u ankua edhe për mënyrën si çështja është diskutuar publikisht.

“Kjo çështje që në thelb duhej të mbetej vetëm një çështje e drejtësisë është shndërruar në një debat të mbingarkuar politikisht”, deklaroi ai.

Ironia është se pikërisht kjo ndërhyrje politike – me raporte, argumente dhe interpretime të tilla të sforcuara e të padëgjuara më parë të provave të SPAK – është ajo që e politizon edhe më shumë çështjen.

Në fund, ajo që mbeti nga gjithë kjo histori nuk ishte një debat juridik, por një demonstrim klasik i mënyrës se si funksionon politika kur përballet me drejtësinë.

Sot u pa qartë se sa lehtë mund të ndryshojnë argumentet kur interesat politike kërkojnë një gjë të tillë. E njëjta kërkesë e prokurorisë që në raste të tjera është konsideruar normale dhe e domosdoshme për hetimin, këtë herë u shpjegua me faqe të tëra arsyetimesh pse nuk duhet të ndodhë.

Sot pamë si u prodhua një tjetër version i realitetit: ajo që për drejtësinë është një kërkesë hetimore, për politikën u kthye në një problem procedural; ajo që në një rast shihet si domosdoshmëri për hetimin, në një rast tjetër shpallet e panevojshme.

Dhe kështu ndodh shpesh në politikë: ajo që dje ishte e bardhë bëhet e zezë, dhe ajo që dje ishte e zezë bëhet e bardhë, mjafton që interesat e momentit ta kërkojnë këtë.

Për fat të keq, sot nuk u pa një debat për drejtësinë.

U pa edhe një herë sa shpejt politika është në gjendje të ndryshojë ngjyrat e realitetit.

Postimi i mëparshëm

Irani sfidon hapur SHBA-nё dhe emëron Mojtaba Khamenein lider suprem

Postimi i rradhës

Rriten tensionet në rajon: NATO rrëzon një tjetër predhё që hyri në hapësirën ajrore të Turqisë / Ankaraja dërgon disa F-16 në Qipron turke

  • Më të fundit
“Mallkimi” i opozitës vazhdon: “Mirupafshim! Së shpejti në një betejë tjetër!”

“Mallkimi” i opozitës vazhdon: “Mirupafshim! Së shpejti në një betejë tjetër!”

23 Mars, 2026
Fjalimi historik / Bill Clinton i drejtohet popullit amerikan: ultimatumi 48-orёsh i Trump dhe tre skenarёt e tmerrshёm tё datёs 24 Mars

Fjalimi historik / Bill Clinton i drejtohet popullit amerikan: ultimatumi 48-orёsh i Trump dhe tre skenarёt e tmerrshёm tё datёs 24 Mars

22 Mars, 2026
Investimet si “vrimë në ujë” – Nuk kanë sjellë asete dhe rritje ekonomike

Investimet si “vrimë në ujë” – Nuk kanë sjellë asete dhe rritje ekonomike

22 Mars, 2026
As vdekja e kundërshtarit nuk e “ngop” Presidentin Donald Trump

As vdekja e kundërshtarit nuk e “ngop” Presidentin Donald Trump

22 Mars, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

“Mallkimi” i opozitës vazhdon: “Mirupafshim! Së shpejti në një betejë tjetër!”

“Mallkimi” i opozitës vazhdon: “Mirupafshim! Së shpejti në një betejë tjetër!”

23 Mars, 2026
Fjalimi historik / Bill Clinton i drejtohet popullit amerikan: ultimatumi 48-orёsh i Trump dhe tre skenarёt e tmerrshёm tё datёs 24 Mars

Fjalimi historik / Bill Clinton i drejtohet popullit amerikan: ultimatumi 48-orёsh i Trump dhe tre skenarёt e tmerrshёm tё datёs 24 Mars

22 Mars, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.