• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Argëtim Modë

Nga kantieret te parkingjet: pse moda po braktis luksin për karabinatё

1 Shkurt, 2026
në Modë
Nga kantieret te parkingjet: pse moda po braktis luksin për karabinatё
16
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Një trend i ri po fiton terren në botën e modës: sfilatat nuk zhvillohen më vetëm në hotele luksoze apo ambiente kulturore, por gjithnjë e më shpesh në ndërtesa zyrash të braktisura, kantiere ndërtimi apo parkingje bosh. Fenomeni u vu re sërish gjatë Paris Fashion Week, ku shumë stilistë zgjodhën hapësira minimaliste për të prezantuar koleksionet e tyre.

Përveç efektit vizual, arsyeja është edhe ekonomike. Qiratë në këto ambiente janë shumё herё më të ulëta në një kohë kur industria e modës po përballet me rënie të kërkesës. “Vitet e fundit ka pasur një prirje të qartë drejt përdorimit të hapësirave të papërpunuara, ku ka vetëm strukturat mbajtëse dhe asgjë tjetër,” shpjegoi për AFP Rod Reynolds, specialist i kërkimit të lokacioneve për Records Collection.

Që prej vitit 2017, Reynolds ka gjetur ambiente të pazakonta për shtëpi të mëdha mode si Chloé, Victoria Beckham dhe Stella McCartney, ndërsa një nga klientët më besnikë mbetet Dries Van Noten. Më 22 janar, marka belge prezantoi koleksionin në katin e parë të një ndërtese ende në ndërtim në jug të Parisit — një hapësirë prej 1,500 metrash katrorë me trarë betoni të ekspozuar, mure të dëmtuara dhe dysheme të çara. Edhe pas transformimit me perde të zeza, reflektorë dhe rreshta karrigesh, dyshemeja mbeti e pasistemuar, duke bërë që të ftuarat me taka të paralajmëroheshin: “Kini kujdes nga vrimat!”

Sipas ekspertëve, kërkesa për këto vende “ka shpërthyer” që nga pandemia. Edhe Benjamin Roussel, themelues i Subspaces, e konfirmon këtë prirje. Ai identifikoi një parking që priste rinovimin për një shfaqje të stilistit izraelit Hed Mayner, ndërsa stilisti belg Walter Van Beirendonck zgjodhi një ish-ndërtesë universitare në Paris për prezantimin e koleksionit të tij.

Suksesi i këtyre hapësirave lidhet me estetikën e tyre të veçantë. “Bukuria qëndron te kontrasti mes diçkaje shumë të pastër dhe një ambienti paksa të ashpër,” shpjegon Roussel. Përveç kësaj, mungesa e dekorit u jep stilistëve më shumë liri krijuese dhe më pak kufizime.

Avantazhi financiar është po aq i rëndësishëm: ambiente me kapacitet rreth 500–600 persona mund të kushtojnë deri në gjysmën e çmimit të një vendi prestigjioz si Palais Brongniart, ish-ndërtesa e bursës së Parisit e përdorur së fundmi nga Hermès.

Prej dy vitesh e gjysmë, kompania franceze e pasurive të paluajtshme Covivio po jep me qira ndërtesa bosh ose në rinovim, duke i kthyer në skena mode derisa të rizhvillohen. Një nga klientët e parë ishte pikërisht Dries Van Noten, i cili në prill 2023 u frymëzua nga ish-selia e grupit të telekomunikacionit Orange dhe krijoi një koleksion të bazuar në fasadën e saj.

Që atëherë, Covivio ka hapur edhe hapësira të tjera, përfshirë një ish-qendër magazinimi postare të ndërtuar në vitin 1900 në zemër të Parisit, ku janë zhvilluar 23 shfaqje mode brenda një viti e gjysmë. Marka franceze AMI organizoi aty një koncert për prezantimin e janarit 2025, ndërsa Lacoste e shndërroi ambientin në një fushë tenisi me rërë, rrjeta dhe ekrane gjigante gjatë javës së modës në tetor 2024.

Për sociologen franceze Emilie Coutant, kjo prirje është pjesë e një tradite të gjatë të industrisë. Sfilatat mbështeten te një “teatralitet themelor”, që i shtyn stilistët të rishpikin vazhdimisht veten duke kërkuar skena të reja.

Në një kohë kur moda kërkon mënyra të reja për të surprizuar publikun dhe për të ulur kostot, duket se karabinatё e papërfunduara po kthehen në pasarelat më të dëshiruara.

(Burimi: ANSA)

Postimi i mëparshëm

Starmer shton presionin ndaj Princit Andrew: “Duhet të dëshmojë për lidhjet me Epstein”

Postimi i rradhës

Horoskopi i muajit Shkurt

Postimi i rradhës
Horoskopi i muajit Tetor 2025

Horoskopi i muajit Shkurt

  • Më të fundit
Mbrojtja e Olimpit Politik me nenin 242 dhe “Ferma e Kafshёve”

Mbrojtja e Olimpit Politik me nenin 242 dhe “Ferma e Kafshёve”

15 Shkurt, 2026
“Mashtruesi” apo “Avokati i Popullit”? Një “Fake news” me tituj ndërkombëtarë

“Mashtruesi” apo “Avokati i Popullit”? Një “Fake news” me tituj ndërkombëtarë

15 Shkurt, 2026
“Navalny u vra me helm bretkose”, pesë vende evropiane akuzojnë Kremlinin

“Navalny u vra me helm bretkose”, pesë vende evropiane akuzojnë Kremlinin

15 Shkurt, 2026
Rubio: SHBA dhe Evropa “i përkasin njëra-tjetrës”, pavarësisht tensioneve

Rubio: SHBA dhe Evropa “i përkasin njëra-tjetrës”, pavarësisht tensioneve

15 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Mbrojtja e Olimpit Politik me nenin 242 dhe “Ferma e Kafshёve”

Mbrojtja e Olimpit Politik me nenin 242 dhe “Ferma e Kafshёve”

15 Shkurt, 2026
“Mashtruesi” apo “Avokati i Popullit”? Një “Fake news” me tituj ndërkombëtarë

“Mashtruesi” apo “Avokati i Popullit”? Një “Fake news” me tituj ndërkombëtarë

15 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.