Java që nisi pritet të sjellë mot të qëndrueshëm dhe tipik pranveror në pjesën më të madhe të territorit. Pas mëngjeseve të freskëta, dita do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta kalimtare, pa reshje të konsiderueshme në horizont.
Temperaturat minimale në orët e para të ditës do të luhaten rreth 5–8°C në zonat e ulëta dhe pak më të ulëta në zonat malore, ndërsa mesdita do të sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave, me vlera që pritet të arrijnë 16–20°C, sidomos në ultësirën perëndimore dhe zonat bregdetare.
Në fillim të javës moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me diell dominues dhe erë të lehtë. Nga mesi i javës mund të ketë shtim të vranësirave në disa zona, por pa prurje reshjesh të rëndësishme. Fundjava parashikohet edhe më e ngrohtë, me temperatura që afrohen me 20°C, duke krijuar ndjesi të qartë pranvere.
Në përgjithësi, vendi do të përjetojë një javë të qetë atmosferike, me kushte të favorshme për lëvizje dhe aktivitete në natyrë, pa luhatje ekstreme apo episode moti tё paqëndrueshёm.






