• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

Një lajm i mirë nga Fletorja Zyrtare: Rivlerësim i pronave – frymëmarrje ekonomike për shqiptarët

24 Shkurt, 2026
në Drejtësi-Ligj, Ekonomi-Biznes
Një lajm i mirë nga Fletorja Zyrtare: Rivlerësim i pronave – frymëmarrje ekonomike për shqiptarët
17
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme është tashmë zyrtarisht i zbatueshëm. Udhëzimi i përbashkët nr. 5, datë 19 shkurt 2026, i ministrit të Financave dhe drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, i botuar në Fletoren Zyrtare, përcakton procedurat konkrete për zbatimin e ligjit nr. 85/2025 për rivlerësimin e pronave. Me këtë akt nënligjor, procesi kalon nga letra në praktikë.

Në thelb, ligji u jep qytetarëve dhe bizneseve mundësinë që ta përditësojnë vlerën e pronës së tyre me çmimin real të tregut, duke paguar një tatim të reduktuar prej 5% mbi diferencën mes vlerës së re dhe asaj të regjistruar më parë. Afati për ta bërë këtë është deri më 31 dhjetor 2026.

Për qytetarët, kjo do të thotë një mundësi për të “pastruar” diferencën mes çmimit historik të pronës dhe vlerës aktuale. Shumë prona në Shqipëri rezultojnë të regjistruara me vlera simbolike ose shumë më të ulëta se tregu. Në momentin e shitjes, tatimi mbi fitimin llogaritet mbi diferencën mes çmimit të shitjes dhe vlerës së regjistruar. Me rivlerësimin, baza rritet sot me një kosto 5%, por në të ardhmen ul ndjeshëm barrën tatimore. Në praktikë, është një lloj “amnistie fiskale” e kontrolluar për pronat.

Procedura është e centralizuar dhe kryesisht online. Aplikimi bëhet përmes e-Albania, ndërsa ASHK llogarit tatimin dhe gjeneron faturën për pagesë. Pas shlyerjes së detyrimit dhe tarifës së shërbimit, rivlerësimi pasqyrohet në kartelën e pronës në regjistrat kadastralë. Data e pagesës konsiderohet edhe data e rivlerësimit, çka ka rëndësi për efektet fiskale në të ardhmen.

Ligji parashikon dy mënyra vlerësimi: sipas çmimeve minimale fiskale në fuqi, ose përmes një eksperti të licencuar. Megjithatë, edhe në rastin e ekspertit, vlera nuk mund të jetë më e ulët se çmimi minimal fiskal. Kjo synon të shmangë rivlerësimet artificiale.

Edhe bizneset përfitojnë nga kjo skemë. Personat juridikë mund të rivlerësojnë pasuritë e paluajtshme të regjistruara në bilanc me vlerë më të ulët se tregu, duke paguar 5% mbi diferencën mes vlerës së re dhe asaj kontabël. Kjo rrit vlerën e aktiveve në pasqyrat financiare, përmirëson raportet me bankat dhe krijon një bazë më realiste për operacione financiare apo shitje të ardhshme. Diferenca e rivlerësimit nuk amortizohet për qëllime tatimore, por në rast shitjeje, çmimi i blerjes konsiderohet vlera e re e rivlerësuar.

Nga ana e buxhetit të shtetit, skema funksionon si një injeksion i menjëhershëm të ardhurash. Tatimi 5% arkëtohet në një llogari të posaçme dhe transferohet në buxhet me kodet përkatëse të të ardhurave. Për shtetin, është një mënyrë për të mbledhur para sot, ndërsa për qytetarët dhe bizneset është një mundësi për të rregulluar marrëdhënien fiskale me pronën.

A ka hapësirë për abuzim? Teorikisht, rreziku qëndron te vlerësimet nga ekspertët privatë. Por kufiri minimal i çmimeve fiskale, detyrimi për dokumentacion të plotë dhe kontrolli nga ASHK e administrata tatimore vendosin një filtër qё do duhet të jetё i fortë.

Në një treg ku çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, kjo skemë shihet si një mekanizëm që jep frymëmarrje ekonomike. Qytetarët fitojnë siguri dhe fleksibilitet për transaksione të ardhshme, bizneset përmirësojnë bilancet, ndërsa shteti arkëton të ardhura të menjëhershme. Një masë fiskale që, të paktën në letër, krijon një ekuilibër mes interesit publik dhe atij privat.

Postimi i mëparshëm

Gjykata Kushtetuese “ngrin” komisionin e Xhafës për nismat qytetare, rrëzon zgjerimin e Kuvendit në 11 komisione

Postimi i rradhës

Franca i kufizon aksesin krushkut tё Trump

Postimi i rradhës
Franca i kufizon aksesin krushkut tё Trump

Franca i kufizon aksesin krushkut tё Trump

  • Më të fundit
Sikur Librazhdi të ishte në Itali dhe Pogradeci në Francë: Sfida gjeologjike përballë erozionit korruptiv

Sikur Librazhdi të ishte në Itali dhe Pogradeci në Francë: Sfida gjeologjike përballë erozionit korruptiv

25 Shkurt, 2026
Sanremo 2026/ Ermal Meta prek festivalin me ninullën për Gazën

Sanremo 2026/ Ermal Meta prek festivalin me ninullën për Gazën

25 Shkurt, 2026
Moment historik në Britani: Lind foshnja e parë nga mitër e transplantuar nga një donatore e ndjerë

Moment historik në Britani: Lind foshnja e parë nga mitër e transplantuar nga një donatore e ndjerë

25 Shkurt, 2026
Humbje e rëndë për Martin Short, ndërron jetë vajza e tij 42-vjeçare

Humbje e rëndë për Martin Short, ndërron jetë vajza e tij 42-vjeçare

25 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Sikur Librazhdi të ishte në Itali dhe Pogradeci në Francë: Sfida gjeologjike përballë erozionit korruptiv

Sikur Librazhdi të ishte në Itali dhe Pogradeci në Francë: Sfida gjeologjike përballë erozionit korruptiv

25 Shkurt, 2026
Sanremo 2026/ Ermal Meta prek festivalin me ninullën për Gazën

Sanremo 2026/ Ermal Meta prek festivalin me ninullën për Gazën

25 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.