• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Argëtim Stil jetese

Një shtëpi 50 mijë € dhe një jetë e re

January 11, 2026
në Stil jetese
Një shtëpi 50 mijë € dhe një jetë e re
0
Shpërndarë
18
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Kur Lynette Elser mbërriti për herë të parë në fshatin italian Latronico, në jug të Italisë, bashkë me djalin e saj 5-vjeçar Kenny, nuk kishte ndërmend të qëndronte përgjithmonë. Kishte blerë një shtëpi të vogël të lirë, thjesht për pushime. Por që në natën e parë ndodhi diçka që ajo nuk do ta harronte kurrë: për herë të parë në jetën e tij, djali i saj merrte frymë normalisht.

Kenny është nё spektrin autik, jo-verbal dhe vuan nga probleme të rënda respiratore. Në SHBA, Lynette kontrollonte çdo natë nivelin e oksigjenit në gjakun e tij me pajisje mjekësore, nga frika se ai mund të ndalonte së marrë frymë në gjumë. Por në Latronico, ai flinte i qetë. Oksigjeni në gjak qëndronte mbi 95%. Zemra rrihte normalisht. Nuk kishte më përpjekje të dhimbshme për të thithur ajrin.

“Mendova se pajisja ishte prishur,” tregon Lynette. “E ndërrrova me një tjetër. Rezultati ishte i njëjtë. Thjesht e shihja duke marrë frymë qetë dhe nuk mund ta besoja.”

Ajo e kuptoi menjëherë: ky vend nuk ishte më shtëpi pushimesh. Ishte shpresa e re e djalit të saj.

Latronico është një qytet i vogël kodrinor me rreth 4,500 banorë, në rajonin Basilicata. I rrethuar nga natyra, me ajër të pastër, pak makina dhe pa smog. Pikërisht këto kushte, sipas mjekëve lokalë, ndihmojnë shumë persona me sëmundje respiratore.

Lynette kishte zbuluar Latronicon rastësisht, pasi lexoi një artikull për programin e shtëpive të lira që shumë fshatra italianë ofrojnë për të luftuar shpopullimin. Në vitin 2024, ajo bleu online një shtëpi 100 m² për vetëm 50 mijë euro. Nuk e kishte parë asnjëherë nga afër.

Fillimisht mendoi ta përdorte për pushime. Por pas vizitës së parë dhe përmirësimit të menjëhershëm të Kennyt, ajo bleu edhe katet poshtë shtëpisë për ta zgjeruar banesën. Sot po përfundon rinovimet, duke e kthyer atë në një shtëpi të madhe familjare.

Në SHBA, Kenny ishte shtruar disa herë në spital për kriza frymëmarrjeje. Në Itali, këto episode pothuajse janë zhdukur. Lynette beson se ajri i pastër dhe qetësia e zonës janë “ilaçi” që djali i saj nuk e gjeti dot në Amerikë.

Ajo aplikoi për vizë rezidence dhe në verën e vitit 2025 u zhvendos përgjithmonë në Latronico me të birin. Së shpejti Kenny do të regjistrohet në shkollën lokale, ku ka më pak nxënës dhe më shumë vëmendje individuale sesa në SHBA.

Ndërkohë, banorët e fshatit i kanë pritur me zemër të hapur. Në dyqane e quajnë Kenny “bellissimo angelo” – “engjëlli më i bukur”. I japin çokollata, i flasin me buzëqeshje dhe përdorin telefonat për të përkthyer kur duhet.

“Ky vend ka më shumë njerëzi sesa kam parë prej vitesh,” thotë Lynette. “Njerëzit këtu duken të kënaqur me jetën. Nuk jetojnë në garë të vazhdueshme.”

Jeta e tyre sot është e thjeshtë: shëtitje në natyrë, terapi në shtëpi për Kennyn, pazare në dyqanet e vogla të fshatit dhe udhëtime javore në qytetin më të madh për nevoja të tjera. Nuk kanë as televizor. Nuk kanë stres. Vetëm rutinë të qetë.

“Gjithçka që na duhet është këtu,” thotë ajo. “Dhe mbi të gjitha, djali im merr frymë lirshëm.”

Një shtëpi e lirë në Itali ishte fillimisht një aventurë. Por për Lynette dhe Kenny, u kthye në një jetë të re.

Foto: Mariangela Tortorella

(Burimi: CNN)

Postimi i mëparshëm

Goditet rëndë “Gjumashi” i ILD: Qeveria i hedh një thes me para

Postimi i rradhës

Sekreti për tё rritur ndikimin nё shoqёri: mëso tё lexosh lidhjet mes njerёzve

Postimi i rradhës
Sekreti për tё rritur ndikimin nё shoqёri: mëso tё lexosh lidhjet mes njerёzve

Sekreti për tё rritur ndikimin nё shoqёri: mëso tё lexosh lidhjet mes njerёzve

  • Më të fundit
Angli / Rashë në dashuri me shefin – pas disa netëve të zjarrta ai s’më do më

Angli / Rashë në dashuri me shefin – pas disa netëve të zjarrta ai s’më do më

January 11, 2026
“Varrmihësi më i mirë i Britanisë”: Njeriu që e gjeti kuptimin e jetës mes varreve

“Varrmihësi më i mirë i Britanisë”: Njeriu që e gjeti kuptimin e jetës mes varreve

January 11, 2026
Sandokani i ardhshëm përballë stuhisë: Can Yaman del nga paraburgimi

Sandokani i ardhshëm përballë stuhisë: Can Yaman del nga paraburgimi

January 11, 2026
Spitalet iraniane në gjendje kolapsi: mjekët raportojnë fluks masiv të protestuesve të vrarë dhe të plagosur

Spitalet iraniane në gjendje kolapsi: mjekët raportojnë fluks masiv të protestuesve të vrarë dhe të plagosur

January 11, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Angli / Rashë në dashuri me shefin – pas disa netëve të zjarrta ai s’më do më

Angli / Rashë në dashuri me shefin – pas disa netëve të zjarrta ai s’më do më

January 11, 2026
“Varrmihësi më i mirë i Britanisë”: Njeriu që e gjeti kuptimin e jetës mes varreve

“Varrmihësi më i mirë i Britanisë”: Njeriu që e gjeti kuptimin e jetës mes varreve

January 11, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.